Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dobrin Panajotov për Orkestrën Popullore të Radios Kombëtare Bullgare – me dashuri, mirënjohje dhe admirim

БНР Новини
Foto: shumen.bg

Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare përsëri ka përgatitur një program interesant. Koncerti është më 23 nëntor nga ora 19.30 në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. I është kushtuar Dobrin Panajotovit – dirigjent i orkestrës më se dhjetë vjet që nga viti 1978 deri në 1986 dhe nga 1988 deri në 1990, kur ai u vendos në Gjermani. Rasti për këtë festë muzikore është përvjetori i tij i 70. Ish-dirigjenti i orkestrës do të dirigjojë bashkë me trashëgimtarin e tij Dimitër Hristov – udhëheqësi i përhershëm i orkestrës.

"Gëzohem shumë se kolegët e mi nga Radioja Kombëtare Bullgare nuk më kanë harruar – thotë zoti Panajotov. – Kemi shumë kujtime të përbashkëta, megjithëse kanë mbetur shumë pak muzikantë nga ajo kohë. Të gjithë janë muzikantë të shkëlqyeshëm. Desha të shpreh kënaqësinë time të madhe për punën me orkestrën gjatë përgatitjes së koncertit. Në program janë përfshirë vepra të kompozitorëve të shquar, të cilët unë i kam ekzekutuar si dirigjent. Sigurisht që po filloj me Kosta Kolevin, i cili për mendimin tim është një gjeni i vërtetë në lëmin e orkestrimeve dhe është një fizarmonicist i mrekullueshëm."




Në program janë përfshirë gjithashtu vepra të Dimitër Hristovit, Georgi Andreevit, si dhe të mjeshtërve më të vjetër – Dimitër Trifonov, i cili banon në SHBA dhe gjithashtu ka qenë dirigjent i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. 

"Do të ekzekutojmë gjithashtu Rëçenicën time të Rilindjes – vazhdon Dobri Panajotov. - Ajo është kompozuar posaçërisht për festat kushtuar përvjetorit të 1300 të krijimit të Bullgarisë. Atëherë – në vitin 1981, e themelova Ansamblin “Shumen”. Dihet se Shumen (qyteti im i lindjes) ka qenë qendër rilindëse, prandaj edhe vepra e ka këtë emër. Danisllav Kehajov do të interpretojë një këngë me orkestrim të Millço Vasilevit, kurse Janka Rupkina – vepra të orkestruara nga Kosta Kolevi. Kur isha në Bullgari Teodosij Spasov ishte në fillim të karrierës së vet, kurse tani është një yll i vërtetë. Gëzohem se ai do t’i vërë fund koncertit me “Rëçenik”, me orkestrim të Stefan Mutafçievit.




Ja më shumë hollësi për “periudhën bullgare” të Dobrin Panajotovit:

"Postin e dirigjentit e trashëgova nga Kosta Kolev, pasi fitova një konkurs tremujor. Ishim rreth dhjetë kandidatë. Bëmë disa incizime anonime, kurse kryetari i jurisë ishte dirigjenti i madh Vasill Stefanov. Orkestra më ndihmoi shumë, sepse e interpretonte muzikën me entuziazëm kur unë isha në pultin e dirigjenti. Si i fitova? Kisha vënë bast me Atanas Vëllçevin (interpretues i gëdullkës), atëherë ishte koncertmaestër, se do t’i bie violinës veprën e tij “Rëçenica e Kjusetndilit”. E mësova brenda tri ditëve dhe e fitova bastin. Pas kësaj rruga ime drejt muzikantëve ishte “mbuluar me trëndafila”. Orkestra më besoi. Nuk ishte lehtë, sepse ata ishin emra shumë të njohur – Atanas Vëllçev, Stojan Veliçkov, Nikolla Atanasov, Gospodin Stanev, Ivan Varimezov, instrumentistë të njohur me stil origjinal të interpretimit. Si kryedirigjent i Ansamblit të atëhershëm të Radios Kombëtare Bullgare punoja edhe me korin, i cili më vonë mori emrin “Misteri i Zërave Bullgarë”. Atëherë në formacion bënin pjesë këngëtaret e mëdha popullore Janka Rupkina, Kremena Stançeva, Kalinka Zgurova, Kalinka Vëllçeva etj."

Dobrin Panajotov ka mbaruar për dirigjim, kompozim, violinë dhe pedagogjikë në Lajpcig (atëherë në Republikën Demokratike të Gjermanisë). Dhjetë vjet ka qenë koncertmaestër dhe dirigjent në Teatrin e Lajpcigut. Pas kësaj ka punuar në Bullgari, kurse në vitin 1990 ka marrë vendimin të vendoset në Manhajm.

"Atje isha dirigjent i koreve me të cilat shpeshherë kam pasur shfaqje në Bullgari, Çeki, Hungari dhe në vende të tjera. Në periudhën 1990 - 2000 organizoja turne të Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare dhe të emrave të njohur të muzikës rok me programin “Roku takon klasiken”, program ky i cili pranohej shumë mirë. Aktualisht punoj me korin e komunës kishtare ortodokse bullgare “Shën Petka e Tërnovos” në Manhajm, ku jam dirigjent, nëndhjak dhe këngëtar. Peshkopi ynë Antonij do të jetë i pranishëm në koncert. Ai do të mbërrijë nga Gjermania posaçërisht për koncertin, ai e do shumë muzikën tonë popullore. Krijova disa shkolla muzikore, ku mësohen vegla të ndryshme muzikore, të gjitha stilet muzikore, teoria etj.




Dirigjenti thotë se kurrë nuk ka ndaliar të interesohet për punën e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare:

"Ky është një formacion me mundësi të jashtëzakonshme. Bën përshtypje se muzikantët ekzekutojnë vepra të kompozuara posaçërisht për ta. I ndjek koncertet e orkestrës dhe mund të them se në këtë drejtim ajo është shumë aktive. Programet janë interesante. Orkestra është e një niveli shumë të lartë, kurse Dimitër Hristov është një kompozitor dhe dirigjent, i respektuar shumë nga unë. Prandaj në fund të koncertit unë do t’ia dorëzojë në mënyrë simbolike shkopin tim të dirigjentit – si një gjest respektimi, admirimi dhe përkrahjeje." 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD