Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare përsëri ka përgatitur një program interesant. Koncerti është më 23 nëntor nga ora 19.30 në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. I është kushtuar Dobrin Panajotovit – dirigjent i orkestrës më se dhjetë vjet që nga viti 1978 deri në 1986 dhe nga 1988 deri në 1990, kur ai u vendos në Gjermani. Rasti për këtë festë muzikore është përvjetori i tij i 70. Ish-dirigjenti i orkestrës do të dirigjojë bashkë me trashëgimtarin e tij Dimitër Hristov – udhëheqësi i përhershëm i orkestrës.
"Gëzohem shumë se kolegët e mi nga Radioja Kombëtare Bullgare nuk më kanë harruar – thotë zoti Panajotov. – Kemi shumë kujtime të përbashkëta, megjithëse kanë mbetur shumë pak muzikantë nga ajo kohë. Të gjithë janë muzikantë të shkëlqyeshëm. Desha të shpreh kënaqësinë time të madhe për punën me orkestrën gjatë përgatitjes së koncertit. Në program janë përfshirë vepra të kompozitorëve të shquar, të cilët unë i kam ekzekutuar si dirigjent. Sigurisht që po filloj me Kosta Kolevin, i cili për mendimin tim është një gjeni i vërtetë në lëmin e orkestrimeve dhe është një fizarmonicist i mrekullueshëm."
Në program janë përfshirë gjithashtu vepra të Dimitër Hristovit, Georgi Andreevit, si dhe të mjeshtërve më të vjetër – Dimitër Trifonov, i cili banon në SHBA dhe gjithashtu ka qenë dirigjent i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.
"Do të ekzekutojmë gjithashtu Rëçenicën time të Rilindjes – vazhdon Dobri Panajotov. - Ajo është kompozuar posaçërisht për festat kushtuar përvjetorit të 1300 të krijimit të Bullgarisë. Atëherë – në vitin 1981, e themelova Ansamblin “Shumen”. Dihet se Shumen (qyteti im i lindjes) ka qenë qendër rilindëse, prandaj edhe vepra e ka këtë emër. Danisllav Kehajov do të interpretojë një këngë me orkestrim të Millço Vasilevit, kurse Janka Rupkina – vepra të orkestruara nga Kosta Kolevi. Kur isha në Bullgari Teodosij Spasov ishte në fillim të karrierës së vet, kurse tani është një yll i vërtetë. Gëzohem se ai do t’i vërë fund koncertit me “Rëçenik”, me orkestrim të Stefan Mutafçievit."
Ja më shumë hollësi për “periudhën bullgare” të Dobrin Panajotovit:
"Postin e dirigjentit e trashëgova nga Kosta Kolev, pasi fitova një konkurs tremujor. Ishim rreth dhjetë kandidatë. Bëmë disa incizime anonime, kurse kryetari i jurisë ishte dirigjenti i madh Vasill Stefanov. Orkestra më ndihmoi shumë, sepse e interpretonte muzikën me entuziazëm kur unë isha në pultin e dirigjenti. Si i fitova? Kisha vënë bast me Atanas Vëllçevin (interpretues i gëdullkës), atëherë ishte koncertmaestër, se do t’i bie violinës veprën e tij “Rëçenica e Kjusetndilit”. E mësova brenda tri ditëve dhe e fitova bastin. Pas kësaj rruga ime drejt muzikantëve ishte “mbuluar me trëndafila”. Orkestra më besoi. Nuk ishte lehtë, sepse ata ishin emra shumë të njohur – Atanas Vëllçev, Stojan Veliçkov, Nikolla Atanasov, Gospodin Stanev, Ivan Varimezov, instrumentistë të njohur me stil origjinal të interpretimit. Si kryedirigjent i Ansamblit të atëhershëm të Radios Kombëtare Bullgare punoja edhe me korin, i cili më vonë mori emrin “Misteri i Zërave Bullgarë”. Atëherë në formacion bënin pjesë këngëtaret e mëdha popullore Janka Rupkina, Kremena Stançeva, Kalinka Zgurova, Kalinka Vëllçeva etj."
Dobrin Panajotov ka mbaruar për dirigjim, kompozim, violinë dhe pedagogjikë në Lajpcig (atëherë në Republikën Demokratike të Gjermanisë). Dhjetë vjet ka qenë koncertmaestër dhe dirigjent në Teatrin e Lajpcigut. Pas kësaj ka punuar në Bullgari, kurse në vitin 1990 ka marrë vendimin të vendoset në Manhajm.
"Atje isha dirigjent i koreve me të cilat shpeshherë kam pasur shfaqje në Bullgari, Çeki, Hungari dhe në vende të tjera. Në periudhën 1990 - 2000 organizoja turne të Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare dhe të emrave të njohur të muzikës rok me programin “Roku takon klasiken”, program ky i cili pranohej shumë mirë. Aktualisht punoj me korin e komunës kishtare ortodokse bullgare “Shën Petka e Tërnovos” në Manhajm, ku jam dirigjent, nëndhjak dhe këngëtar. Peshkopi ynë Antonij do të jetë i pranishëm në koncert. Ai do të mbërrijë nga Gjermania posaçërisht për koncertin, ai e do shumë muzikën tonë popullore. Krijova disa shkolla muzikore, ku mësohen vegla të ndryshme muzikore, të gjitha stilet muzikore, teoria etj."
Dirigjenti thotë se kurrë nuk ka ndaliar të interesohet për punën e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare:
"Ky është një formacion me mundësi të jashtëzakonshme. Bën përshtypje se muzikantët ekzekutojnë vepra të kompozuara posaçërisht për ta. I ndjek koncertet e orkestrës dhe mund të them se në këtë drejtim ajo është shumë aktive. Programet janë interesante. Orkestra është e një niveli shumë të lartë, kurse Dimitër Hristov është një kompozitor dhe dirigjent, i respektuar shumë nga unë. Prandaj në fund të koncertit unë do t’ia dorëzojë në mënyrë simbolike shkopin tim të dirigjentit – si një gjest respektimi, admirimi dhe përkrahjeje."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..