Shumë janë shenjtorët e nderuar nga populli ynë si kurues të sëmundjeve të ndryshme. Ndër ta është edhe Shën Ekaterina e Madhe. Kisha Ortodokse Bullgare e shënon festën e saj më 24 nëntor. Sipas legjendës Ekaterina ishte bijë e perandorit të Aleksandrisë së Egjiptit gjatë udhëheqjes së perandorit Maksimian. Ekaterina ishte jo vetëm shumë e bukur, por edhe shumë e arsimuar. Nëna e saj ishte e krishterë e ethshme. Ajo e njohu Ekatrinën me një oshënar, i cili e ndihmoi vajzën në pranimin e fesë së krishterë. Në vitin 305 Ekaterina u dërgua në burg që në moshën 18 vjeçe për shkak të fesë së saj. Të gjithë që e vizituan në errësirë, që të grinden me të, jo vetëm se nuk arritën ta bindin ta ndryshojë fenë, por vetë ata u bënë të krishterë. Ekaterina ishte torturuar. Sipas legjendës, ajo ishte dënuar me vdekje. Ekaterina duhej të shqyhej midis katër rrotave, por kur ajo i preku rrotat ato shpërthyen në copa. Atëherë e prenë trupin e Ekaterinës me shpatë , kurse Engjëlli e çoi kufomën në malin Sinaj, ku më vonë u ndërtua një manastir.
Në kulturën tradicionale bullgare e quajnë shenjtoren Katerina. Festa popullore koincidon me datën e festës kishtare. Besohet se ajo i ruan fëmijët nga fruthi. Festa shënohet kryesisht në Bullgarinë Jugore. Etnografi i madh Dimitër Marinov e ka vëzhguar festën në disa vendbanime rreth Plovdivit dhe Rodopeve. Sipas fjalëve të tij zakoni është i përhapur ndër bullgarët muhamedanë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..