Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Besime dhe rituale kushtuar festës së Shën Ekaterinës

БНР Новини

Shumë janë shenjtorët e nderuar nga populli ynë si kurues të sëmundjeve të ndryshme. Ndër ta është edhe Shën Ekaterina e Madhe. Kisha Ortodokse Bullgare e shënon festën e saj më 24 nëntor. Sipas legjendës Ekaterina ishte bijë e perandorit të Aleksandrisë së Egjiptit gjatë udhëheqjes së perandorit Maksimian. Ekaterina ishte jo vetëm shumë e bukur, por edhe shumë e arsimuar. Nëna e saj ishte e krishterë e ethshme. Ajo e njohu Ekatrinën me një oshënar, i cili e ndihmoi vajzën në pranimin e fesë së krishterë. Në vitin 305 Ekaterina u dërgua në burg që në moshën 18 vjeçe për shkak të fesë së saj. Të gjithë që e vizituan në errësirë, që të grinden me të, jo vetëm se nuk arritën ta bindin ta ndryshojë fenë, por vetë ata u bënë të krishterë. Ekaterina ishte torturuar. Sipas legjendës, ajo ishte dënuar me vdekje. Ekaterina duhej të shqyhej midis katër rrotave, por kur ajo i preku rrotat ato shpërthyen në copa. Atëherë e prenë trupin e Ekaterinës me shpatë , kurse Engjëlli e çoi kufomën në malin Sinaj, ku më vonë u ndërtua një manastir.

Në kulturën tradicionale bullgare e quajnë shenjtoren Katerina. Festa popullore koincidon me datën e festës kishtare. Besohet se ajo i ruan fëmijët nga fruthi. Festa shënohet kryesisht në Bullgarinë Jugore. Etnografi i madh Dimitër Marinov e ka vëzhguar festën në disa vendbanime rreth Plovdivit dhe Rodopeve. Sipas fjalëve të tij zakoni është i përhapur ndër bullgarët muhamedanë.

Çfarë bëhet më 24 nëntor? Herët në mëngjes nënat, të cilat kanë fëmijë të vegjël, shkojnë për ujë, me të cilin e gatuajnë brumin. Gatuhet një çyrek prej brumit, i cili lyhet me mjaltë, ose reçel dhe vendoset lart në pragun e sipërm të derës, ose në çati. Ky çyrek është dhuratë për Gjyshen Fruthi, e cila i pëlqen shumë ëmbëlsirat. Në qoftë se nuk ka mjaltë buka lyhet me diçka tjetër të ëmbël. Nga brumi që mbetet gatuhet një pite, e cila gjithashtu lyhet me diçka të ëmbël. Pitja është akoma e nxehtë, kur çdo një prej anëtarëve të familjes e thyen me fjalët “Le të na ndihmojë Shën Katerina”. U japin pak bukë qenve, që të mos sëmuren nga tërbimi. Pas kësaj dalin në rrugë dhe u japin bukë kalimtarëve. Besohet se në shtëpinë ku është gatuar kjo pite, nuk do të hyjë Gjysha Fruthi. Le të rikujtojmë se më 9 mars, kur është festa popullore Mlladenci, gjithashtu gatuhet bukë e lyer me mjaltë. Ajo i jepet gjyshes së njëjtë mistike për shëndet.
Në rajonin e Stranxhës besohet se Shën Katerina na ruan nga minjtë. Gratë e lyejnë me baltë vatrën me sy të mbyllur – që t’i mbyllin simbolikisht sytë e minjve të dëmshëm. Përsëri me sy të mbyllur ato shpërndajnë misër, që t’i mbyllin atyre gojët. Këtë ditë nuk kryhet “punë grash”. Nuk prehet me gërshërë, nuk qepet dhe thuret me gjilpërë. Në krahinën e Rodopeve besohet se Shën Katerina na ruan nga ethet dhe temperatura e lartë. Edhe atje zonjat e shtëpisë nuk përdorin këtë ditë sende të mprehta, sepse plagat nuk do të përthahen. Këtë ditë festojnë të gjithë që e kanë emrin Ekaterina, ose janë me emra të ngjashëm. Festa është gjatë Kreshmëve të Krishtlindjeve. Kisha lejon këtë ditë përdorimin e verës dhe mirosjen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD