Më 25 nëntor shkolla më e vjetër e lartë në Bullgari – Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” shënon ditën e patronit dhe mbrojtësit të vet qiellor – Shën Klimenti i Ohrid. Në kishën e vogël “Shën Klimenti i Ohrid” të Fakultetit të Teologjisë do të kryhet një liturgji solemne festive, gjë pas së cilës do të zhvillohet një parakalim festiv deri te monumenti i Shenjtorit Klimenti i Ohrid, ku do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora. Në Aulën e Universitetit do të mbahet një kremtim akademik i kushtuar festës së patronit të Universitetit. Ky do të jetë edhe kulmi i programit të Ditëve kushtuara Shën Klimentit të Ohrid, që mbahen gjatë tërë muajit nëntor.
Shën Klimenti i Ohrid është nxënës dhe pasardhës i vëllezërve Kirill dhe Metodij – krijuesit e shkrimit sllav. Mbrojtës i parë i veprës iluministe të Klimentit u bë princi Boris I, i cili pagëzoi popullin bullgar në fenë e krishtere dhe pranoi dhe filloi përhapjen e shkrimit sllav në trojet bullgare. Ai i siguroi Klimentit strehim pas dështimit të misionit të tij në Moravinë e Madhe. Princi Boris i dhuroi atij prona dhe i siguroi kushte të mira për punë në kufijtë e Bullgarisë. Mirëpo, vepra iluministe dhe fetare e Shën Klimentit arriti apogjeun në kohën e mbretit Simeon të Madhërishmit, i cili sundonte Shtetin e Parë Bullgarë në periudhën e viteve 893 – 927. Pikërisht mbreti Simeon e shuguroi “peshkop të parë të gjuhës bullgare”. Në atë periudhë Klimenti ishte ekzark i Maqedonisë dhe i Krahinës së malit Rodopa të Bullgarisë Jugore.
Klimenti u nda nga jeta në vitin 916. Letrar dhe mësues, përhapës i shkrimit sllav në Mesjetë, Klimenti i Ohrid edhe më sot respektohet nga të gjithë bullgarët. Ai ndihmoi jo vetëm për afirmimin e shkrimit, për arsimimin e mijëra nxënësve dhe të krishterëve, por edhe për përhapjen dhe konsolidimin e fesë së krishtere në Bullgari, për afirmimin e bullgarëve si komb me shkrim dhe kulturë të vet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: bg.wikipedia.orgMë 20 prill, të gjithë të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Krishtit. Në sfondin e botës sonë të përçarë dhe të dhunshme, katolikët, së bashku me ortodoksët, armenët dhe protestantët, do të dërgojnë një mesazh shprese, duke ndarë gëzimin e përbashkët..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga varri i zbrazët dhe do të përpiqet, me të gjitha mundësitë e saj, të bashkëpërjetojë habinë e grave..
Sulmi në kishën katedrale "Sveta Nedelja" më 16 prill 1925 është akti më i përgjakshëm terrorist në historinë e Bullgarisë. Për nga brutaliteti dhe qëllimi i tij – në të Enjten e Madhe, nuk i afrohet asnjë akti tjetër. Gjatë Javës së Shenjtë,..
Më 20 prill, të gjithë të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Krishtit. Në sfondin e botës sonë të përçarë dhe të dhunshme, katolikët, së bashku me..