“Me një pulovër të kuq ai sikur e shponte dhe e ndante më dysh qytetin, duke tundur zemrën e tij. Xhazi qe stuhia e tij, sepse në mënyrën më të natyrshme shprehte shpirtin e tij të paqetë” – janë fjalët e Iglika Peevës, në librin “Petër Petrov-Parçeto – fluturimi i lirë i shpirtit”.
Ai ka arsim në fushën e muzikës klasike në Bullgari, ka specializuar jashtë shtetit dhe ka punuar si klarinetist në filarmoninë e qytetit Ruse që nga viti 1957 deri në pensionimin e vet. Gjatë vitit 1959 mblodhi orkestrën e tij të parë të muzikës xhaz, kurse më vonë themeloi dhe kuartetin e xhazit “Petrovi”. Në këtë formacion që të gjithë patën të njëjtat mbiemra – Petër Petrov/saksofon/, Petër Petrov Petuha/bori/, Zllatko Petrov/kontrabas/, Illko Petrov/ bateri/. Pas kësaj u bë udhëheqësi i orkestrës “Ruse”, e cila zhvilloi një veprimtari aktive të koncerteve. Petër Petrov ka marrë pjesë në forume prestigjioze në Meksikë, Rusi, Poloni, Hungari, Indi, Itali dhe në vende të tjera. Në qytetin e tij të lindjes ai në mënyrë të palodhshme ekzekutonte kudo – në programe arsimore, në shkolla, ndërmarrje.... Në to ai paraqitej si klarinetist, si saksofonist dhe si lektor. Muzikantët e nderonin atë për shkak të lidhjes së tij të fortë me skenën, entuziazmit të tij të një organizatori të shkëlqyer dhe për shkak të përkrahjes pothuajse fanatike, të cilën ai ua tregonte interpretuesve bullgar. E bënte atë me programet interesante si “Klubi i xhazit” i themeluar prej tij pranë “Klubit të veprimtarëve kulturor” në Ruse, si dhe me festivalin e përvitshëm të xhazit, të krijuar gjatë vitit 1977.
Thoshte se të paktën katër gjenerata djem dhe vajza kanë gjetur rrugën e vet, në sajë të këtyre forumeve. Me një krenari përmendte emrat e interpretuesve të njohur, të cilët publiku i qytetit Ruse i ka duartrokitur në fillim të karrierës së tyre – Jëlldëz Ibrahimova, Teodosij Spasov, Kamelia Todorova, Antoni Donçev, djali i tij Boris Petrov e të tjerë.
Edicioni i fundit i festivalit, të cilin ai e organizoi ishte ai i vitit 2012. Vdiq dy muaj më vonë – më 24 janar 2013. Ja dhe një pjesë nga intervista e dhënë për Radio Bullgarinë /incizim nga viti 2006/.
“Më e rëndësishmja për mua është veprimtaria e përhershme e koncerteve. Nga njëra anë kjo i mban muzikantët në një formë të mirë, kurse nga ana tjetër – provokon interesin e publikut. Ne e falënderojmë pa masë bashkinë e qytetit Ruse, e cila, pavarësisht nga vështirësitë e veta financiare na ndihmon të zhvillojmë një veprimtari të rregullt të koncerteve në Klub dhe të mund të organizojmë festivalin. “Klubi i xhazit” është krijuar përpara më shumë se 30 vjetëve. Ai është qendër, vatër e cila shpërndan dritë dhe frymë shpirtërore. Aty vijnë shkrimtarë, poetë, intelektualë. Vazhdimisht ftojmë interpretues të rinj bullgar - solistë nga orkestra “Big Band” i Radios Kombëtare Bullgare. Pjesëmarrësit e parë në afishen e Xhaz klubit dhe në festival janë tanimë pensionistë. Disa gjenerata gjetën rrugën e vet, gjetën gëzimin, kënaqësinë nga muzika. Por krahas skenës, shumë i rëndësishëm është dhe arsimi. Këtë gjithmonë ia kam thënë dhe djalit tim Boris, dhe të gjithë interpretuesve të rinj-arti fillon aty, ku përfundon përvetësimi perfekt i dijeve. Shkollë muzikore për fëmijët, qendër muzikore, akademi muzikore – kjo është rruga... Kurse pas kësaj, në qoftë se të ka puthur Zoti, do të kesh fatin të bësh diçka. Pavarësisht se në muzikë prej kohe çdo gjë tanimë është thënë.”
Sot klubi po e vazhdon veprimtarinë e vet, festivali-po kështu. Djali i tij Boris Petrov-Parçeto është drejtor artistik i forumit. Ai dhe akoma disa veprimtarë të tjerë në fushën e kulturës në qytetin Ruse krijuan një fondacion, i cili mban emrin e Petër Petrovit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..