Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Adagiato” – festivali, i cili prezanton vetëm muzikë dhome

БНР Новини

Agitato është një term muzikor, i cili do të thotë “me emocion” dhe përcakton gjendjen shpirtërore, me të cilën duhet të ekzekutohet një vepër apo një frazë. Kështu quhet një nga forumet më të reja bullgare – Festivali i Sofjes për muzikë dhome Agitato (Agitato - Sofia Chamber Music Festival). Më 17 tetor filloi edicioni i tij i tretë, kurse më 29 nëntor ai do të mbyllet me koncertin e fundit të programit. Siç ishte vitin e kaluar, edhe sivjet skena e tij është ajo e Studios së Parë të Radios Kombëtare Bullgare.

Agitato” është vetëm për muzikë dhome – tregoi Nona Krëstnikova, organizatorja kryesore e ngjarjes. Bashkë me Marija Ruseva bëmë një festival me qëllim që ta “gjallërojmë” skenën muzikore bullgare. Kemi folur me shumë njerëz dhe mbizotëron mendimi se në afishet e kryeqytetit emrat e muzikantëve përsëriten shpesh. Po, ata janë të mirë dhe e vlerësojmë talentin e tyre, por kemi nevojë për një valë të re dhe të freskët të artistëve të rinj. Qëllimi ynë është që të ftojmë ansamble, të cilat ekzekutojnë stile të ndryshme dhe i kombinojnë timbret më mënyrë të larmishme. Preferojmë të përfshijmë në program muzikantë bullgarë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit dhe kanë dëshirë të takohen me publikun bullgar.”

Nona Krëstnikova është këngëtare operistike, pjesë e trupës së Teatrit operistik të qytetit Burgas. Në repertorin e saj ka më se dhjetë role kryesore në veprat e Mocartit, Verdit, Puçinit etj. Është profesoreshë në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”, tashmë gjashtë vjet me radhë merr pjesë në duon “Kolazh” (Duo Collage), bashkë me pianisten Marija Ruseva. Sipas Nonës edicioni i tretë i  festivalit është më i madh dhe programi është më i pasur për shkak të përkrahjes nga ana e Bashkisë së Kryeqytetit. Dhe përveç kësaj kalon me sukses të madh, sepse marrin pjesë shumë prej yjeve e artit të dhomës.

Festivali u hap nga muzikantët e ansamblit “Siluetat”, të cilët gjithashtu ndodhen në ekipin organizativ. Koncerti i dytë ishte i ansamblit për muzikë të re “Crush” që tërhoqi një publikë të gjerë. Muzikantët prezantuan tri premiera botërore të veprave të Florian Hartlijb (Hartlieb) nga Gjermania, dhe të bullgarëve Bozhidar Spasov (Bojidar Spasov)  dhe Petër Kerkellov (Peter Kerkelov). Atmosfera ishte e pabesueshme dhe koncerti i tyre kaloi me sukses të madh. Prej kohe patëm një ide – të formojmë disa duo të këngëtarëve dhe pianistëve të rinj, të cilët dëshirojnë të merren me muzikë dhome. E realizuam atë në projektin “Agitato Youth”. Pjesëmarrësit janë nga Akademia muzikore në Sofje dhe nga ajo në Plovdiv, ftuam bile nxënës. Për një kohë relativisht të shkurtër ata përgatitën koncertet e tyre me muzikën e Mendelsonit, Bramsit, Shubert, Shuman. Projekti po vazhdon, e udhëheqim me Marija Ruseva. Më vonë do të zgjedhim muzikantët dhe këngëtarët më të mirë dhe do të organizojmë  për ta klasa mjeshtërore. Jam e lumtur sepse rreth nesh u mblodhën shumë pianistë të rinj, të cilët kanë dëshirë të punojnë në fushën e muzikës vokale. Ndër koncertet “bullgare” dua ta përmend atë të kuintetit “Solid Brass”. Muzikantët e tij prezantuan vepra klasike, kishte dhe improvizime të muzikës xhaz. Shumë emocionues ishte gjithashtu takimi me kuartetin harkor “Metis” (String Quartet Metis), të cilët janë mysafirët tanë nga Lituania. Këta katër djem, përveç se punojnë në teatrin operistik të Vilnusit, udhëtojnë në tërë botën dhe japin koncerte me programe të ndryshme, duke fituar zemrat e gjithnjë e më shumë adhuruesve. Organizuam koncertin me titull “Silueta e një dashurie” të trios ACordBass. Georgi Vasilev (kitarë), Irina-Kalina Gudeva (kontrabas) dhe Stefan Shapjui (Stephan Shapui - bandoneon) prezantuan një program, dramaturgjia e të cilit ishte ndërtuar në bazë të vjershave të poetëve bullgarë Bllaga Dimitrova, Valeri Petrov, Bogomill Gudev. Muzika është në kufirin mes klasiklës, xhazit dhe modernitetit.





Mbyllja e festivalit “Adagiato” është më 29 nëntor me koncertin e trios “Atanasov”. Ekzekutuesit vijnë nga Franca dhe kanë zgjedhur për prezantimin e tyre disa vepra të hershme të Bramsit dhe Shubertit. Bullgari i vetëm i trios  - pianisti Pier-Kallojan Atanasov është muzikant, i cili i bie violinës që prej moshës 3-vjeçare. Në Konservatorin e Parisit studion paralelisht piano dhe violinë dhe më vonë është përqendruar mbi pianon. Karriera e tij në fushën e muzikës së dhomës fillon kur ai ka qenë 16-vjeçar, bashkë me muzikantin e violinistin e shquar bullgar Svetlin Rusev. Trioja, me të cilën ai do të prezantohet në koncertin e fundit të festivalit, është themeluar në vitin 2007 dhe është një nga formacionet më të njohura të muzikës së dhomës në Evropë. Përpikëri, delikatesë dhe thellësi – janë fjalët, me të cilat mund të cilësohen ekzekutimet e trios “Atanasov”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD