Agitato është një term muzikor, i cili do të thotë “me emocion” dhe përcakton gjendjen shpirtërore, me të cilën duhet të ekzekutohet një vepër apo një frazë. Kështu quhet një nga forumet më të reja bullgare – Festivali i Sofjes për muzikë dhome Agitato (Agitato - Sofia Chamber Music Festival). Më 17 tetor filloi edicioni i tij i tretë, kurse më 29 nëntor ai do të mbyllet me koncertin e fundit të programit. Siç ishte vitin e kaluar, edhe sivjet skena e tij është ajo e Studios së Parë të Radios Kombëtare Bullgare.
„Agitato” është vetëm për muzikë dhome – tregoi Nona Krëstnikova, organizatorja kryesore e ngjarjes. Bashkë me Marija Ruseva bëmë një festival me qëllim që ta “gjallërojmë” skenën muzikore bullgare. Kemi folur me shumë njerëz dhe mbizotëron mendimi se në afishet e kryeqytetit emrat e muzikantëve përsëriten shpesh. Po, ata janë të mirë dhe e vlerësojmë talentin e tyre, por kemi nevojë për një valë të re dhe të freskët të artistëve të rinj. Qëllimi ynë është që të ftojmë ansamble, të cilat ekzekutojnë stile të ndryshme dhe i kombinojnë timbret më mënyrë të larmishme. Preferojmë të përfshijmë në program muzikantë bullgarë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit dhe kanë dëshirë të takohen me publikun bullgar.”
Nona Krëstnikova është këngëtare operistike, pjesë e trupës së Teatrit operistik të qytetit Burgas. Në repertorin e saj ka më se dhjetë role kryesore në veprat e Mocartit, Verdit, Puçinit etj. Është profesoreshë në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”, tashmë gjashtë vjet me radhë merr pjesë në duon “Kolazh” (Duo Collage), bashkë me pianisten Marija Ruseva. Sipas Nonës edicioni i tretë i festivalit është më i madh dhe programi është më i pasur për shkak të përkrahjes nga ana e Bashkisë së Kryeqytetit. Dhe përveç kësaj kalon me sukses të madh, sepse marrin pjesë shumë prej yjeve e artit të dhomës.
„Festivali u hap nga muzikantët e ansamblit “Siluetat”, të cilët gjithashtu ndodhen në ekipin organizativ. Koncerti i dytë ishte i ansamblit për muzikë të re “Crush” që tërhoqi një publikë të gjerë. Muzikantët prezantuan tri premiera botërore të veprave të Florian Hartlijb (Hartlieb) nga Gjermania, dhe të bullgarëve Bozhidar Spasov (Bojidar Spasov) dhe Petër Kerkellov (Peter Kerkelov). Atmosfera ishte e pabesueshme dhe koncerti i tyre kaloi me sukses të madh. Prej kohe patëm një ide – të formojmë disa duo të këngëtarëve dhe pianistëve të rinj, të cilët dëshirojnë të merren me muzikë dhome. E realizuam atë në projektin “Agitato Youth”. Pjesëmarrësit janë nga Akademia muzikore në Sofje dhe nga ajo në Plovdiv, ftuam bile nxënës. Për një kohë relativisht të shkurtër ata përgatitën koncertet e tyre me muzikën e Mendelsonit, Bramsit, Shubert, Shuman. Projekti po vazhdon, e udhëheqim me Marija Ruseva. Më vonë do të zgjedhim muzikantët dhe këngëtarët më të mirë dhe do të organizojmë për ta klasa mjeshtërore. Jam e lumtur sepse rreth nesh u mblodhën shumë pianistë të rinj, të cilët kanë dëshirë të punojnë në fushën e muzikës vokale. Ndër koncertet “bullgare” dua ta përmend atë të kuintetit “Solid Brass”. Muzikantët e tij prezantuan vepra klasike, kishte dhe improvizime të muzikës xhaz. Shumë emocionues ishte gjithashtu takimi me kuartetin harkor “Metis” (String Quartet Metis), të cilët janë mysafirët tanë nga Lituania. Këta katër djem, përveç se punojnë në teatrin operistik të Vilnusit, udhëtojnë në tërë botën dhe japin koncerte me programe të ndryshme, duke fituar zemrat e gjithnjë e më shumë adhuruesve. Organizuam koncertin me titull “Silueta e një dashurie” të trios ACordBass. Georgi Vasilev (kitarë), Irina-Kalina Gudeva (kontrabas) dhe Stefan Shapjui (Stephan Shapui - bandoneon) prezantuan një program, dramaturgjia e të cilit ishte ndërtuar në bazë të vjershave të poetëve bullgarë Bllaga Dimitrova, Valeri Petrov, Bogomill Gudev. Muzika është në kufirin mes klasiklës, xhazit dhe modernitetit.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..