“Shumë njerëz ishim – shumë! Fshati ishte një mrekulli përrallore! Çdo festë e Zotit mblidheshim. Çdo kremte ishte e paharrueshme – valle, këngë, britma!” – këtë e tregon para mikrofonit të gazetarit Rumen Stoiçkov gjyshja 90 vjeçare Elena Stojkova nga fshati kufitar Cërvarica. “Tërë natën qëndroj dhe mendoj – çfarë ishte, dhe çfarë u bë” – vazhdon tregimin e vet gjyshja dhe shton se që kurse ka lindur gjithnjë ka punuar.
Shumë mendime të tilla të përngjashme të njerëzve nga fshatrat pothuajse boshe prezanton në librin e ri gazetari i Radios Kombëtare Bullgare Rumen Stoiçkov. Ai rrethoi qindra fshatra bullgare me automobilin personal i prirë nga kureshtja dhe dëshira për të mësuar më shumë për njerëzit, për të kaluarën e viseve, ku ata banojnë. Është i mendimit, se gazetaria u ka borxh këtyre njerëzve, të cilët janë në pritje që ndonjëri të shikojë dhe të dëgjojë problemet e tyre. Pasura e tyre më e madhe është urtësia e grumbulluar gjatë viteve. Mendimet e këtyre njerëzve autori i prezanton fjalë për fjalë në librin e tij. Me titullin “Zemër në pëllëmbë” Rumen Stoiçkovi dëshiron t’u falënderojë atyre për bisedat zemërhapura dhe të sinqerta. Në prezantimin e librit poeti dhe gazetar Rumen Leonidov e caktoi si “një fotografi e guximshme dhe e saktë e Bullgarisë së sotme” dhe shtoi:
“Nuk do të them se ky është një libër për politikanë. Sepse për fat të keq ata nuk do ta lexojnë. Ai është një galeri e pamjeve të njerëzve, bashkëkohës dhe bashkatdhetarë tanë nga breza të ndryshme. Vet fakti, se një gazetar bisedon me ta për ta përbën një fije shprese. Libri i Rumen Stoiçkovit është një kujtesë për pasardhësit tanë.”
Të gjitha fshatrat e frekuentuara nga gazetari shtrihen në kënde piktoreske. Me një saktësi precize janë të përshkruara veçoritë e tyre. Vet Stoiçkovi rrëfen, se për të një interes përbën fshatrat që ndodhen të fshehur thellë në gjinjtë malore, sepse aty jeta është më e vështirë, rrugët janë pothuajse të pakalueshme, por njerëzit janë më të urtë dhe sikur janë më afër te Zoti, por më larg nga shteti. "Shumë njerëz nuk mund t’i përfytyrojnë vetes se si jetojnë ata bashkatdhetarë tanë në ato rajone" – thekson Rumen Stoiçkovi dhe vazhdon:
“Në valët e radios unë prezantoj problemet, por në libër e vura theksin mbi traditat dhe zakonet vendore, mbi marrëdhëniet midis njerëzve. Ka njerëz të urtë, të cilët më kanë frymëzuar dhe për të cilët tregoj në libër. Një përshtypje të fortë më bëri një rit në fshatin Gostilica nja 20 kilometra larg qytetit Gabrovo. Ai quhet “çmenduria e shterp”. Më 15 shkurt mblidhen të gjitha gratë në një shtëpi. Pas kësaj ato rrethojnë tërë fshatin shtëpi më shtëpi dhe në se në rrugë do të takojnë ndonjë burrë përpiqen të kapin dhe të ngrijnë në duart. Burrat mund të çlirohen në se do të japin para. Disa arrijnë të ikin nga gratë, por ata që kapen paguajnë. Kjo është vetëm një pjesë nga gëzimi i përgjithshëm dhe një mundësi që njerëzit të takohen për të festuar. Mbrëmjen të gjithë mblidhen për të ndezur një zjarr. Të rinj dhe të moshuar e kapërcejnë zjarrin për shëndet. Kështu që libri përmban zakone të lashta popullore, jo aq të njohura."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..