Ministria e Turizmit u siguroi turistëve një mundësi të re të zbulojnë Bullgarinë. Shërbimi i parë bullgar në kërkuesin Viber u bë i mundshëm në sajë të bashkëpunimit të ministrisë me portalin internet IloveBulgaria.
Një nga qëllimet e projektit Viber chat extension sipas ministres së turizmit Nikolina Angellkova është popullarizimi i destinacioneve turistike, edhe për bullgarët. Secili, që shfrytëzon programin për bisedime dhe njoftime falas Viber mund të zbulojë aplikacionin “Unë e dua Bullgarinë” dhe të mësojë diçka të re për vendin. Aktualisht IloveBulgaria përfshin më se 5 000 fenomene turistike, edhe 100 Objektet Turistike Kombëtare. Ka edhe një kod QR, i cili me skanim me celular, siguron informacion të hollësishëm për monumentin e kërkuar. Me çdo skanim përdoruesi grumbullon pika për çmim. Aktualisht po punohet edhe mbi video të 100 Objekteve Turistike Kombëtare dhe mbi përkthimin e informacionit në 12 gjuhë. Pritet, që kjo të bëhet fakt verën e ardhshme.
Sipas të dhënave të fundit përdoruesit e Viber-it tejkalojnë 900 milion veta. Vetëm në vendin tonë ata janë mbi 3.5 milion. Statistika tregon, se pjesa dërmuese e turistëve planifikojnë pushimet e tyre mbi bazë të rekomandimeve të lexuara online, ndërsa 8 nga 10 udhëtues preferojnë që vet të mendojnë itinerarin e tyre. IloveBulgaria ka më se 40 mijë lexues në rrjetet sociale, ndërsa akseset janë më se 2 milion. Kështu që aplikacioni është një mundësi për popullarizimin e Bullgarisë nëpërmjet marketingut digjital, nga i cili vendi do të përfitojë gjithnjë e më shumë. Lidhur me këtë ministrja Angellkova shpjegon:
“Vitet e fundit shfrytëzimi i internetit për turizëm u rrit me afro 10 për qind. Më se 37 për qind prej përdoruesve të shërbimeve mobile bëjnë rezervacionet e tyre për pushim nëpërmjet tyre. Kjo vjen të sugjerojë me sa rëndësi është interneti dhe shërbimet mobile.”
Menaxheri i përgjithshëm i Viber-it për Evropën Qendrore dhe Lindore Atanas Rajkov shpjegoi pse është me aq rëndësi që vendi të reklamohet në hapësirën digjitale:
“Me më shumë rëndësi është, se vëmendja e konsumatorëve të shërbimeve mobile gjithnjë e më shumë riorientohet nga rrjetet sociale te aplikacionet për komunikim si Viber. Kjo për arsye se në këtë mënyrë sigurohet mundësi që njerëzit të diskutojnë planet e tyre në grupe. Më se 90 për qind prej konsumatorëve shfrytëzojnë aplikacionin për njoftime të shkruara. Njerëzit planifikojnë paraprakisht se ku të shkojnë dhe çfarë vende të frekuentojnë. Dhe kjo realizohet më shpesh në hapësirën digjitale.”
IloveBulgaria është sajti i parë bullgar, i cili ka partneritet me kompaninë, ndërsa logoja e tij është krahas atij të Youtube-s dhe platformës botërore për rezervacione të hoteleve Booking.com. Kështu Bullgaria u bë shteti i pare në botë me aplikacion special, i cili prezanton shërbimet e saj turistike në Viber.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..
Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë,..
Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun..