Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për bashkatdhetarët tanë në qytetin spanjoll Alikante Shkolla Bullgare aty është një copëz nga Atdheu

БНР Новини
Ljubov Ilieva

Fëmijët me padurim presin festat e Krishtlindjeve për të zhytur në magjinë e tyre. Në çdo shkollë bullgare punohen zbukurime për festat, mësohen këngë, sqarohet simbolika e riteve bullgare kushtuar Natës së Buzmit dhe Krishtlindjeve. Shkollat bullgare të së dielës që janë përtej kufijve të atdheut janë ato të cilët e ndezin zjarrin atdhedashës te fëmijët e bashkatdhetarëve tanë kudo në botë. Kremtimet e organizuara nga shkollat me rastin e Krishtlindjes kthehen në një festë të vërtetë për bashkësitë bullgare përtej kufijve. Kjo është një mënyrë që bashkatdhetarët të ruajnë për të ardhmen ritet dhe zakonet e lashta. “Fëmijët presin me padurim Krishtlindjet” rrëfeu para Radio Bullgarinë Ljubov Ilieva, drejtoreshë e Shkollës së të dielës “Vasill Levski” në qytetin spanjoll Alikante. Dhe megjithëqë disa prej bashkatdhetarëve kthehen në Bullgari për të festuar me të afërmit, ata që mbeten përgatitin një festë të vërtetë. Sivjet vendosëm që theksi të vihet mbi Natën e Buzmit, tregon zonja Ilieva dhe vazhdon:

СнимкаTë veshur me petka popullore fëmijët do të rikrijojnë ritet e Natës së Buzmit në një shtëpi të vjetër me kërcu karakteristike të kësaj nate, të cilin burri më i moshuar e zgjedh. Nëpërmjet një shfaqjeje fëmijët do të prezantojnë të gjitha ritet e së kaluarës. Përpiqemi që traditat bullgare të jenë për ta përrallore dhe magjike, kështu që ata të ruajnë lidhjen me Bullgarinë. Do të rikrijojmë të gjitha veprimtaritë karakteristike për çdo anëtar të familjes në përgatitjen e festës. Do të ketë djem të Krishtlindjes të cilët do të këndojnë kolendra, do të brumosim kulaçe dhe do të zbukurojmë thupra thane. Kemi klasa edhe në qytetet Torevieha dhe Elçe, ku fëmijët janë më të vogël. Prandaj ata do të prezantojnë përrallën popullore bullgare “Gjyshi shkul rrepën”.

Në qytetin Alikante fëmijët bullgarë filluan të mësojnë gjuhën amtare në vitin shkollor 2009/2010. Në vitin 2012 shkolla u përfshi në listën e Ministrisë së Arsimit si shkollë zyrtare të së dielës dhe ministria financon 100 për qind prej punës së saj, pra gjithçka nga e cila ka nevojë procesi mësimor. 70 fëmijë e frekuentojnë orët mësimore ditës së shtune. Ata mësojnë gjuhën dhe letërsinë bullgare, historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë në përputhje me programet shtetërore për shkollat bullgare jashtë shtetit. Kjo është shkolla e parë në qytetin Alikante dhe në një largësi nga 70 kilometra nuk ka ndonjë shkollë tjetër.

Është e vështirë të thuhet se sa janë bullgarët në qytet, mirëpo, të gjithë e dinë se ku është shkolla bullgare dhe për festat si Krishtlindjet, Festa Kombëtare e Bullgarisë – 3 marsi dhe 24 maji – Dita e Shkrimit Sllav dhe Arsimit dhe Kulturës Bullgare, të gjithë vijnë. Ato janë festat më të shënuara për ne – bullgarët jashtë shtetit.

Miq nga Bullgaria do të vijnë për Krishtlindjet e tanishme, shpjegon Ljubov Ilieva dhe vazhdon:

Për Ditën e Iluministëve Popullorë – 1 nëntorin ftuam një mësuese të historisë, e cila mbeti të mahnitur se si e shënuam këtë ditë. Ajo shfaqi interes se si e arrijmë këtë. I thash, se për ne kjo është një copë prej tokës amtare, se kjo është Bullgaria jonë dhe të gjithë përpiqemi të ruajmë. Prandaj i shënojmë festat e rëndësishme për kulturën bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD