Bullgarët, të cilët kanë kontribuuar për zhvillimin e vendit tonë, që nga Çlirimi deri më sot, nuk janë një ose dy, por që të bëhen emrat dhe veprat e tyre të njohur në shoqëri sikurse nuk bëhen përpjekje të mjaftueshme. Disa prej tyre janë të njohur vetëm si emra të rrugëve, ose të stacioneve.
Sa prej nesh kanë dëgjuar për Asen Jordanovin? Në vitin 1921, kur ishte në moshën 25 vjeç, ai u nis për në SHBA, pasi mori ftesë për të marrë pjesë në xhiron e tokës me aeroplan. Udhëtimi nuk u realizua për shkak të refuzimit të disa vendeve për të marrë pjesë. Megjithatë Asen Jordanov mbeti në SHBA, ku shumë shpejt e mësoi gjuhën, i mbaroi studimet për avio-inxhinier, kimi dhe fizikë. Është autor i shumë librave, kushtuar aviacionit. Gjatë viteve 50 ai u përfshi në ekipin që krijoi jastëkun ajror. Kjo histori është pjesë e librit “Bullgarët: Arritjet e harruara”. Autorët Deljan Momçillov. Sten Damjanov dhe Nikollaj Mançev rrëfejnë 50 fate të personaliteteve të njohura nga e kaluara jonë. Çfarë i provokon për ta botuar, na tregoi Deljan:
“Ne nuk jemi historianë dhe madje nuk u përngjajmë atyre. Edhe të tre jemi në moshën nën 30 vjeç. Unë dhe Niki punojmë më tepër në sferën e reklamës dhe të marketingut digjital, kurse Sten merret me ilustrime. Ideja lindi para më shumë se 2 vitesh e gjysmë. Unë që si fëmijë kam interes për historinë botërore dhe atë bullgare, më tepër për shkencën, artin dhe zhvillimin e tyre gjatë viteve. Erdhi momenti , kur i bëra pyetje vetes ku janë studiuesit, udhëtarët dhe shkencëtarët bullgarë, pse atyre nuk u kushtohet vëmendje e mjaftueshme as në shkollë, as në universitet? Para se t’i seleksionojmë historitë, ne krijuam disa degë – shkenca, arti, kultura, sipërmarrja, shoqëria dhe udhëtimet dhe ekspeditat. Pas kësaj i seleksionuam personalitetet në fjalë.”
Një prej protagonisteve më të dashura të autorëve është bullgarja e parë që ka arritur të udhëtojë rreth botës dy herë. Emri i saj është Anka Llambreva – infermiere, shkrimtare dhe aventuriere. Udhëtimi i parë i bashkatdhetares sonë ka qenë deri në Stamboll. Atje ajo u njoh me një anglez të pasur, i cili banonte në Zelandën e Re. Infermierja arriti ta mjekojë dhe si shenjë mirënjohjeje ai e ftoi për ta vizituar, duke i dërguar një biletë për anije. Kështu ajo u largua nga qyteti i lindjes Karllovo, filloi punë në skajin tjetër të botës dhe bashkë me mikpritësin e tij realizuan udhëtime në shtete të ndryshme.
Një prej bullgarëve të harruar, për të cilin tregohet në librin “Bullgarët: Arritjet e harruara” është njeriu, i cili ka ndihmuar për përfundimin e ndërtimit të monumentit në majën Shipka. Penjo Atanasov është trashëgimtar i një fisi prej muratorësh dhe që si fëmijë e ka ndihmuar babanë e vet në punët ndërtimore. U bë i njohur për talentin e vet dhe së shpejti u ftua për të ndihmuar në ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare në Sofje. Në moshën 26 vjeç ai mori ftesë për ta mbaruar ndërtimin e Monumentit të Lirisë. E ndihmuan mjeshtër nga mbarë vendi dhe pas gjashtë vitesh të punës së madhe monumenti ishte i gatshëm dhe u inaugurua zyrtarisht më 26 gusht 1934.
Historitë janë paraqitur në një gjuhë të kuptueshme. Kjo e dallon librin nga shumë vepra të tjera akademike, të cilat me stilin e tyre pretencioz e neveritin lexuesin. Fakti se është shkruar në një mënyrë më tërheqëse nuk e bën librin më pak të besueshëm. Të gjitha faktet në libër janë kontrolluar dhe ripohuar nga historiani prof. Pllamen Pavllov.
Një libër i tillë do të ishte dhuratë e shkëlqyeshme me rastin e festave të fundvitit. Pa dyshim çdonjëri mund të mësojë diçka, si dhe të gjejë shumë shkaqe, të cilat do ta bëjnë për t’u ndier krenar për sukseset e stërgjyshërve të tij.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..