Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur e pranojmë Birin e Zotit në zemrat tona, atëherë jeta jonë mund të ndryshohet në të mirën

БНР Новини

Në natën e qetë dhe të shenjtë të Buzmit, kur i ndezim dritat e Pemës së Krishtlindjeve, sikur nuk vëmë re gëzimin me të cilin janë plotë zemrat tona, sikur harrojmë që ky mjedis i këndshëm përreth nesh i detyrohet Lindjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Megjithëqë çdo vit ai na sjell dhuratat e paçmueshme – dashuri të përjetshme, mëshirë, mirësi dhe dhembshuri, dashuri ndaj të afërmve.

Vallë, a nuk jemi të prirë që me angazhimin të blejmë dhuratën më të mirë për njerëzit e dashur dhe të shtrojmë për ta trapezën më të shijshme, të neglizhojmë thelbin shpirtëror të festës, e cila na mbledh Natën e Buzmit?

Костадин НушевNë kulturën e sotme, e cila është më laike dhe qëndron larg rrënjëve fetare Krishtlindjet lidhen kryesisht me dhuratat dhe pazarin për Vitin e Ri – shpjegon teologu Kostadin Nushev. – Në se nuk njohim rrënjët tona shpirtërore të lidhura me fenë, në se nuk dimë, se prapa figurës së Plakut të Krishtlindjeve qëndron personaliteti i Shën Nikollaj Mirlikijski, për shkak të mirësisë dhe të kujdesit ndaj fëmijëve dhe të varfërve; në se nuk e kemi të qartë domethënien e thellë shpirtërore të shfaqim mëshirë dhe bujari ndaj të varfërve, të vetmuarve dhe të moshuarve, ashtu siç na mëson kisha, atëherë tërë atmosfera e festës mund të kufizohet me konsumimin dhe kështu të ndërrohet përmbajtja e saj e thellë shpirtërore.

Kremtimi i Krishtlindjeve e ka fillin me pranimin e fesë së krishtere në Perandorinë Romake si fe zyrtare. Kur kultura e lashtë pagane, e cila këtë ditë respektonte solsticin dimëror, i lëri vend fesë së re, u bë një rimendim i traditave të vjetra. Kështu festa u kthye në një kohë të shenjtë, kur njerëzit zbulonin thelbin shpirtëror të jetës.

Para Lindjes së Birit të Zotit bota ishte më çnjerëzore, më e vrazhdët dhe më e egër – rrëfen teologu. – Kjo ka të bëjë me historinë e Perandorisë Romake, e cila me forcë të rreptë dhe me akte të pamëshirshme bashkoi botën e Mesdheut. Edhe vet Jezu Krishti u dënua nga romakët për t’u kryqëzuar. Prandaj ardhja e Shpëtimtarit në kohën e perandorit Oktavian Avgust ndihmoi shpirtërimin dhe pasurimin e kulturës njerëzore. Feja e krishtere i solli njerëzimit një moral më të lartë i cili iu bazohet dashurisë, humanizmit, mirësisë dhe mëshirës.

Për të krishterët Lindja e Krishtit është një festë kushtuar fillimit të ri. Mirëpo, ne mund t’i afrohemi Zotit, vetëm në se me besim dhe pastërti pranojmë fjalët e Jezu Krishtit si Bir i Zotit, për moral të përsosur, për dhembshuri njerëzore, për dashuri ndaj Zotit. Kështu mendon Kostadin Nushevi dhe vazhdon:

Në se e pranojmë në zemrat tona Birin e Zotit, atëherë jeta jonë personale, familjare dhe shoqërore mund të ndryshohet për të mirën. Vetëm atëherë ne të gjithë si një shoqëri do të arrijmë të afrojmë sistemin universal të vlerave të krishtere, i cili do të na ndihmojë të çlirohemi nga kriza morale, apatia, varfëria shpirtërore. Atëherë mund të shpresojmë se do të arrijmë të përballojmë agresionin, alienimin, mungesën e humanizmit, krizën e tërësishme shpirtërore të botës së sotme."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimtirova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD