Në natën e qetë dhe të shenjtë të Buzmit, kur i ndezim dritat e Pemës së Krishtlindjeve, sikur nuk vëmë re gëzimin me të cilin janë plotë zemrat tona, sikur harrojmë që ky mjedis i këndshëm përreth nesh i detyrohet Lindjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Megjithëqë çdo vit ai na sjell dhuratat e paçmueshme – dashuri të përjetshme, mëshirë, mirësi dhe dhembshuri, dashuri ndaj të afërmve.
Vallë, a nuk jemi të prirë që me angazhimin të blejmë dhuratën më të mirë për njerëzit e dashur dhe të shtrojmë për ta trapezën më të shijshme, të neglizhojmë thelbin shpirtëror të festës, e cila na mbledh Natën e Buzmit?
“Në kulturën e sotme, e cila është më laike dhe qëndron larg rrënjëve fetare Krishtlindjet lidhen kryesisht me dhuratat dhe pazarin për Vitin e Ri – shpjegon teologu Kostadin Nushev. – Në se nuk njohim rrënjët tona shpirtërore të lidhura me fenë, në se nuk dimë, se prapa figurës së Plakut të Krishtlindjeve qëndron personaliteti i Shën Nikollaj Mirlikijski, për shkak të mirësisë dhe të kujdesit ndaj fëmijëve dhe të varfërve; në se nuk e kemi të qartë domethënien e thellë shpirtërore të shfaqim mëshirë dhe bujari ndaj të varfërve, të vetmuarve dhe të moshuarve, ashtu siç na mëson kisha, atëherë tërë atmosfera e festës mund të kufizohet me konsumimin dhe kështu të ndërrohet përmbajtja e saj e thellë shpirtërore.”
Kremtimi i Krishtlindjeve e ka fillin me pranimin e fesë së krishtere në Perandorinë Romake si fe zyrtare. Kur kultura e lashtë pagane, e cila këtë ditë respektonte solsticin dimëror, i lëri vend fesë së re, u bë një rimendim i traditave të vjetra. Kështu festa u kthye në një kohë të shenjtë, kur njerëzit zbulonin thelbin shpirtëror të jetës.
“Para Lindjes së Birit të Zotit bota ishte më çnjerëzore, më e vrazhdët dhe më e egër – rrëfen teologu. – Kjo ka të bëjë me historinë e Perandorisë Romake, e cila me forcë të rreptë dhe me akte të pamëshirshme bashkoi botën e Mesdheut. Edhe vet Jezu Krishti u dënua nga romakët për t’u kryqëzuar. Prandaj ardhja e Shpëtimtarit në kohën e perandorit Oktavian Avgust ndihmoi shpirtërimin dhe pasurimin e kulturës njerëzore. Feja e krishtere i solli njerëzimit një moral më të lartë i cili iu bazohet dashurisë, humanizmit, mirësisë dhe mëshirës.”
Për të krishterët Lindja e Krishtit është një festë kushtuar fillimit të ri. Mirëpo, ne mund t’i afrohemi Zotit, vetëm në se me besim dhe pastërti pranojmë fjalët e Jezu Krishtit si Bir i Zotit, për moral të përsosur, për dhembshuri njerëzore, për dashuri ndaj Zotit. Kështu mendon Kostadin Nushevi dhe vazhdon:
“Në se e pranojmë në zemrat tona Birin e Zotit, atëherë jeta jonë personale, familjare dhe shoqërore mund të ndryshohet për të mirën. Vetëm atëherë ne të gjithë si një shoqëri do të arrijmë të afrojmë sistemin universal të vlerave të krishtere, i cili do të na ndihmojë të çlirohemi nga kriza morale, apatia, varfëria shpirtërore. Atëherë mund të shpresojmë se do të arrijmë të përballojmë agresionin, alienimin, mungesën e humanizmit, krizën e tërësishme shpirtërore të botës së sotme."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimtirova
Fotografi: arkiv
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..