Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët bullgarë kanë më shumë kariese sesa kanë moshatarët e tyre në botë

БНР Новини
Foto: bglekari.bg

Buzëqeshja jonë na ndihmon të komunikojmë me njerëzit rreth nesh – kështu transmetojmë energjinë tonë pozitive. Prandaj është me rëndësi të kujdesemi mirë për dhëmbët tonë që në moshën e hershme të fëmijërisë. Fëmijët pesëvjeçarë tek ne kanë mesatarisht 4-5 kariese, ata në moshën 12-13-vjeçare kanë 3-4 dhëmbë të përhershëm prishur. Çdo një i katërt në moshën tetëmbëdhjetë-vjeçare ka të paktën një dhëmb të nxjerrë. Kjo statistikë e Bashkimit të Dentistëve Bullgarë tregon se higjiena orale tek vogëlushët nuk është në nivelin e duhur. Kariesi ndër fëmijët bullgarë është më i përhapur sesa janë qëllimet e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Д-р Николай ДановNë vend të parë kjo është për shkak të ndërgjegjësimit të ulët të prindërve, të cilët nuk dinë se kur të fillojnë me zakonet e higjienës – pastrimi duhet filluar me shfaqjen e dhëmbit të parë dhe akoma më herët – komenton dentisti Nikollaj Danov. Përveç kësaj ushqimi i fëmijëve gjithashtu nuk është i mirë – ata hanë shumë ushqime të ëmbla dhe brumëra dhe kjo e keqëson akoma më shumë situatën. Shkaku tjetër është frika nga mjekimi stomatologjik, që është shumë e përhapur ndër fëmijët dhe ndër të rriturit. Ajo është e paarsyetuar, sepse sot mjekimi mund të bëhet pa dhembje dhe fëmijët më të vegjël vetëm duhet të frekuentojnë dentistin.“

Dy janë problemet kryesore tek fëmijët – kariesi dhe sëmundjet e mukozës së gojës, mirëpo ato mund të parandalohen lehtë me higjienë të mirë orale dhe të përgjithshme, mendon stomatologu. Ai i këshillon prindërit që shpesh t’i shpien fëmijët në vizita profilaktike. Për fat të keq në shumicën e rasteve fëmijë ulen në karrigen e dentistit atëherë, kur problemi tashmë është serioz.

Akoma ka prindër, që mendojnë se dhëmbët e qumështit nuk mund të shërohen, mirëpo kjo nuk është kështu – shtoi doktori Danov. Është me rëndësi që fëmija të fillojë të vizitojë dentistin që në moshën një vit e gjysmë – dy. Atje ai do të njihet me atmosferën dhe po të shfaqet ndonjë problem, ai do të diagnostikohet në një fazë të hershme apo bile mund të zgjidhet.

Me rëndësi është që fëmijët të vizitojnë klinikën stomatologjike pa frikë.

Kjo varet nga mënyra, në të cilën prindërit e prezantojnë situatën para fëmijës – shpjegon doktori Nikollaj Danov. Shpesh të rriturit shpjegojnë se “nuk do të jetë e frikshme” dhe se “nuk do të dhembë. Mirëpo këtu fëmijët dëgjojnë vetëm fjalët “frikë” dhe “dhembje” – sepse kur nuk është e frikshme dhe kur nuk dhemb, nuk flasim për frikë apo dhembje. Fëmijët kanë një intuitë të zhvilluar dhe në se drejtoheni tek ta me fjalët. “Po shkojmë tek dentisti e pastaj në një ëmbëltore”, atëherë ata do ta pranojnë ngjarjen në mënyrë pozitive. Pastaj në klinikë gjithçka ndodhet në një ambient miqësor, duke luajtur. Dentistët përdorin praktika të ndryshme psikologjike, në varësi nga mosha. D.m.th. prindërit vetëm duhet të kenë një qëndrim pozitiv.

Fëmijët vetë duhet t’i lajnë dhëmbët që në moshën tri-vjeçare. Kuptohet se atëherë ata nuk e kanë shkathëtin e nevojshme. Prandaj është mirë që në mëngjes ata t’i lajnë vetë dhëmbët, kurse në mbrëmje larja duhet të bëhet me ndihmën e prindit. Në fakt larja në mbrëmje është ajo më e rëndësishme.

Gjithçka duhet të jetë në formën e lojës dhe zbavitjes – shpjegon doktori. Ka këngë dhe video spote, të cilat tregojnë mënyrë e drejtë të larjes. Natyrisht fëmijët përsëritin sjelljen e prindërve, kështu që me rëndësi më të madhe është shembulli i prindit. Prandaj të rriturit duhet të jenë mjaft të informuar dhe të veprojnë në mënyrën e drejtë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët maqedonas janë të ngopur me zgjedhjet e shpeshta

Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..

botuar më 24-06-09 7.27.MD

A do të mbizotërojë vota e protestës është pyetja e madhe në këto zgjedhje

“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..

botuar më 24-06-09 10.15.PD

Bullgaria voton për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian

Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..

botuar më 24-06-09 7.15.PD