Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Sofja si fragmente“ – fotopiktura me kauzë

БНР Новини
Vencisllav Petrov (në mikrofon) dhe ambasadori Stavros Avgustidis hapin ekspozitën

Ambasada e Qipros në Sofje organizoi në ndërtesën e vet një ekspozitë interesante me fotopiktura. Fotografi Vencisllav Petrov dhe Ambasadori i Qipros Stavros Avgustidis – në rolin e piktorit, u takuan para 3 vjetësh. Që atëherë kërkojnë “fabula” interesante nëpër kryeqytetin bullgar dhe krijojnë tablo të përbashkëta, të cilat e pasqyrojnë qytetin kështu, siç njerëzit në rrugë rrallë e perceptojnë.

Qëllimi ynë është të tregojmë aspekte të panjohura dhe interesante kulturore të kryeqytetit, tregoi Vencisllav Petrov. Kjo nuk është vetëm një ekspozitë. Po fillojmë një iniciativë, e cila do të zhvillohet në të ardhmen, shpresoj në përmasa të mëdha. Nisma “Sofja në fragmente” (Sofia in fragments) ka dy qëllime: në vend të parë është eksporti i kulturës nga Bullgaria – mund të shikoni sa ambasadorë ka këtu, dhe në vend të dytë është aspekti bamirës – dëshirojmë t’i ndihmojmë fëmijët në nevojë.”

Të ardhurat nga shitja e fotopikturave do të ndihmojnë veprimtarinë e fondacionit “Për fëmijët tanë” në përkrahje të fëmijëve me zhvillim të vonuar. Ideja për këtë nismë është e zotit Avgustidis dhe bashkëpunimi është i suksesshëm, sepse dy artistët kanë gjetur harmoni mes formës dhe ngjyrës. Fotografi Vencisllav Petrov i pëlqen ngjyrat, mirëpo në këtë rast përgjigjet vetëm për bazën e tablove – këto janë fotografitë bardhë e zi, mbi të cilat Avgustidis pikturon dhe kështu i kthen në vepra të vërteta të artit.

Снимка

Ambasadori i Republikës së Qipros tek ne ka studiuar në universitet politologji dhe ekonomi, mirëpo gjithmonë e ka pëlqyer arkitekturën. Në fund të fundit e zgjedh jo diplomacinë kulturore, por diplomacinë për kulturë dhe bën shumë për popullarizimin e artit. Në Bullgari ai nuk ndihet si një i huaj, mirëpo fakti se nuk është njeri vendas, e ndihmon të vërejë gjëra, që vendasit nuk i shikojnë, sepse janë mësuar me to. Tregon se frymëzohet më shumë kur luan me fëmijët e tij. Nga ana e tij Vencisllav Petrov është një fëmijë i rritur dhe i pëlqen avionët.

Pasi e kanë shikuar dokumentarin për Maria Zëbovën, e njohur si “Maria e kambanave”, fotografi dhe piktori shumë herë i ngjitën 220 shkallët deri në çatinë e kishës më të madhe në Sofje “Shën Aleksandër Nevski”. Atje ata bëhen dëshmitarë të dashurisë dhe pasionit, me të cilat gruaja 89-vjeçare i rreh kambanat në mëngjes dhe në mbrëmje.

Para pak kohe vizitova kishën “Shën Aleksandër Nevski” me disa kolegë ambasadorë. Aje ata u takuan me Marien dhe atyre menjëherë u bëri përshtypje fortësia e shpirtit, besimi dhe durimi i saj. Mendoj se këto tipare janë karakteristike për bullgarët në përgjithësi – tha ambasadori i Qipros. Ajo i rreh kambanat pavarësisht nga moti – në ditë me diell, me shi, me borë, apo me stuhi. Atëherë më erdhi në mend të organizojmë një fushatë për restaurimin e pikturave murale të kishës.

A njihen mjaft mirë me njëri-tjetrin bullgarët dhe qipriotët? Zoti Avgustidis thotë se e ndien dashurinë tonë:

Në Qipro jetojnë 40 mijë bullgarë, të cilët kanë shkolla të veta dhe jeta e tyre është organizuar mirë – tregon ai. Isha bashkë me Presidentin Rumen Radev në Qipro gjatë vizitës së tij atje në nëntorin e vitit 2017. Atëherë inauguruam një rrugë me emrin e heroit bullgar Vasill Levski. Atje e ndjeva mirë lidhjen mes dy popujve. Bullgarët dhe qipriotët na pritën të veshur në kostume popullore, vallëzuan së bashku. Ishte një moment shumë emocionues! Ne i kemi të njëjtat vlera, e ndiejmë botën në mënyrë të ngjashme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë u siguruan nga Ambasada e Republikës së Qipros në Bullgari



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD