Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëzuar Vitin e Ri 2018 dhe për shumë vjet

БНР Новини

Festat janë koha për urime, dhurata dhe muzikë të bukur. Me rastin e Vitit të Ri 2018 me urime për një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe plotë suksese të shumta për ju Radio Bullgaria zgjodhi muzikë të bukur në interpretim dhe ekzekutim të muzikantëve bullgarë, që banojnë jashtë shtetit, por mbajnë lidhjet me mëmëdheun dhe kulturën bullgar.

СнимкаPadyshim ndër ta janë violinisti Vesko Eshkenati – koncert mjeshtër i Orkestrës Mbretërore Koncertgebau dhe pianisti Ljudmill Agnellov – themelues dhe drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar Muzikor në Toledo dhe i Festivalit Ndërkombëtar Muzikor “Piano Ekstravaganca” në Sofje.

“Por una cabeza” është një pjesë nga albumi i tyre i përbashkët “Tango”, i cili doli në tregun muzikor në vitin 2016.







СнимкаNë fund të vitit 2017 në skenën e Operës së Sofjes, këngëtarja Aleksandrina Pendaçanska për herë të parë rikrijoi rolin e Toskës nga opera me të njëjtin emër të kompozitorit Puçini. Kështu sopranoja me famë botërore bullgare pasuroi repertorin nga afro 70 role edhe me një personazh tjetër të paharrueshëm.

Debutimi i kësaj këngëtareje të njohur bullgare në skenë ishte para pothuajse 30 vjet, kur ishte mezi 17 vjeçare me interpretim të Aries së Violetës nga akti i parë i Operës “Traviata” nga Xhuzepe Verdi.




СнимкаGjatë vitit 2017 Pllamena Mangova krahas koncerteve në skenat botërore dha dhe një koncert në sallën e kryeqytetit “Bëllgarija” bashkë me Filarmoninë e Sofjes nën drejtimin e Gillbërt Vargasit nga Britania e Madhe. Para një dekade pianistja fitoi vendin e dytë në Konkursin prestigjioz “Mbretëresha Elizabeth” në Belgjik. Që atëherë e deri më sot ajo u bë mbajtëse e një sërë çmimesh ndërkombëtare. Krahas kësaj realizoi dhe shumë projekte të suksesshme.

Ndër incizimet e saj zgjodhëm Koncert për Piano dhe Orkestër N 9 nga Mozarti.





СнимкаPetër Dallçevi është violinisti i vetëm bullgar, i cili dy herë u radhit ndër laureatët e Konkursit Ndërkombëtar “Paganini” në Genua – në moshën 17 dhe 18-vjeçare. Megjithëqë nuk është i njohur për publikun e gjerë, që atëherë kritikët e krahasuan me violinistë të tillë të mëdhenj si Paganini  dhe Hajfic. Për fat të keq prej kohe për arsye shëndetësore nuk i bie violinës. Mirëpo, incizimet e realizuara prej tij janë një dëshmi të padiskutueshme për dhuntinë e tij të pabesueshme.

Rini, estetikë, profesionalizëm ruhen në “Intrudukcion dhe rondo kapriçiozo” nga Sens-Sans. Incizimi është nga një koncert në sallën e muzikës së dhomës “Sllavejkov” në Sofje, e cila tashmë nuk ekziston. Data ishte 26 dhjetor i vitit 1969. Shoqëron në piano Zllatka Arnaudova.






Koncertet tradicionale të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare në fund të çdo viti janë një mozaik laraman të kryeveprave botërore të ekzekutuara me emocion dhe profesionalizëm. Incizimet që mund të zgjidhni janë nga 1 janari i vitit 2013, kur dirigjent i orkestrës ishte Emill Tabakov. Në programin e koncertit në fjalë u ekzekutuan më se 20 kryevepra nga epoka të ndryshme

Снимка










Mezi ka ndonjë bullgar, i cili të mendojë se ndonjë festë kombëtare do të përfundojë pa himnin ortodoks “Për shumë vjet” nga Dmitrij Bortnjanski në interpretim të basit bullgar me famë botërore Boris Hristov. Kjo është një lutje për prosperitetin dhe mirëqenien e popullit ortodoks bullgare për të mbijetuar për shumë vjet.




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD