Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Let’s Adopt! Bulgaria: Zoopolicia e reklamuar gjerësisht nuk ekziston

БНР Новини

Gjithnjë e më lehtë urrejmë, e godasim njëri tjetrin me fjalë dhe e kalojmë kufirin fizik të lirisë së pacenueshme. Jo vetëm drejt njerëzve, por dhe ndaj kafshëve. Si individë të ngurtësuar–me një shkelm në mes të gjoksit të ndonjë qeni të rrugës shuajmë agresionin, komplekset dhe pakënaqësinë. Si institucione të pashpirt – dehemi nga fati të mund të disponojmë  pushtet, duke vrarë dy luan të vegjël, të shpëtuar dhe të rritur me dashuri, në rrugën drejt mjedisit të tyre të natyrshëm dhe jetës së lirë.

Por, ka dhe njerëz të cilët shpëtojnë. Të tillë janë vullnetarët të Let’s Adopt! Bulgaria të cilët janë ngarkuar me misionin tu ndihmojnë kafshëve të cilët janë pa strehë dhe në telashe. Të gjuajtura, të rrahura, të shtypura nga makinat - në qoftë se në fatkeqësinë e vet nxjerrin të paktën pak fat, ato strehohen në klinikën qendrore veterinare dhe pas shërimit dhe rimëkëmbjes së vet shkojnë në një shtëpi pranimi me shpresën të mund të gjejnë prind adoptues. Një prej tyre është macja shumë ledhatuese Gallka, e cila akoma po kërkon njeriun e vet dhe një shtëpi me një divan të butë. Pasi kaloi përmes operacioneve të shumta dhe pavarësisht se pothuajse nuk shikon, kafsha nuk e ka fare të vështirë të futet në ndonjë prehër të ngrohtë, vë në dukje organizata.

Totka Nikollova"Kafshët po kështu kanë ndjenja – thotë Totka Nikollova, një nga vullnetaret e Let’s Adopt! Bulgaria. Ato gëzojnë dhe vuajnë njësoj si ne, përveç kësaj ato janë dhe shokët tanë. U bën nder që të gjithë njerëzve, të cilët kanë në shtëpitë e tyre kafshë dhe i rrisin me përgjegjësi si një pjesë nga familja."

Mjerisht, krahas dashurisë dhe kujdesit për kafshën shtëpiake qëndron dhe mizoria në rritje dhe agresioni me paramendim ndaj kafshëve të rrezikuara në rrugë.

"Njerëzit janë shumë të dekurajuar dhe midis tyre vihet re një ligësi e rëndë – e çfarë të themi për qëndrimin e njeriut ndaj kafshës – pohon Totka Nikollova. Por ama kafsha është e pambrojtur dhe shumë lehtë mund të plagoset duke nxjerr mbi të ndonjë nga komplekset e veta. Të shumta janë rastet me dhunë të cilët ne i shikojmë përditë. Për shembull, kohët e fundit doli një video me një vajzë nga qyteti Kiten, e cila keqtrajtonte në një mënyrë të neveritshme dhe jonjerëzore një mace të vogël rreth 2 muajsh."

Përpara 2 vjetëve, Ministria e Punëve të Brendshme e ktheu synimin e vet të krijojë një zoopolici në një aksion reklamues, por dhe sot e kësaj dite nuk ka se kush të dërgojë në burg këta vrasës. Pavarësisht se dihet se në 70% nga rastet e një dhune në familje, viktima e parë bëhet kafsha e dashur e shtëpisë, kurse krimi i parë i vrasësve zakonisht është dhuna mbi kafshët, përpara se ti venë dorë njeriut, siç rikujtoi Javor Geçev nga fondacioni “Katër putra”.

"Nuk ka zoopolici – është kategorike Totka Nikollova. Ministri i punëve të brendshme nuk e përkrah idenë për një zoopolici dhe nuk mendon se, është e domosdoshme të ndahet një resurs i tillë. Por shpresojmë shumë, që ai ti ndryshojë pikëpamjet e veta dhe të pranojë për kauzë të vet aplikimin e saj si një hap drejt rregullimit të qëndrimit ndaj kafshëve. Kur filloi të flitet për zoopolici, kjo qe nën presionin e gazetarëve, pasi u treguan raste të shumta të një mizorie dhe brutaliteti jo vetëm drejt qenve dhe maceve, por dhe ndaj kuajve – të keqtrajtuar dhe të rrahur. Por, në fund të fundit çdo gjë mbeti në sferën e urimeve."

Dhe ashtu si për shumë gjëra të tjera tek ne, jeta dhe shëndeti i kafshëve i janë besuar ndërgjegjes dhe ndjeshmërisë qytetare. Që nga viti 2009 e këtej përmes Let’s Adopt! Bulgaria kanë kaluar kafshë të shumta me fate të rënda dhe çdo një ka lënë mbresë në zemrat e vullnetarëve. Por ata nuk mund të bëjnë sikur edhe një hap pa sakrificat vullnetare të njerëzve.

"Na ndihmojnë, pavarësisht se nuk janë shumë njerëzit, të cilët kanë mundësi për këtë – thotë Totka Nikollova. Nganjëherë marrim dhurime prej 3 levave dhe është shumë bukur të dish se ndonjë ka ndarë nga buka e vet e gojës, dhe jo nga bollëku i vet që të mund të shpëtojë një jetë të huaj. Shpresoj të ketë më shumë njerëz, të cilët të kthehen drejt këtij lloji të ndihmës – dhe për njerëz dhe për kafshë, me qenë se të dyja nuk duhet të kundërvihen. Bile vërejtjet e mia tregojnë se, këta të cilët u ndihmojnë kafshëve, detyrimisht u ndihmojnë dhe njerëzve."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: letsadopt.net



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD