Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Germanov – një jetë plot me muzikë

Foto: arkiv personal

Për këngëtarin e shquar nga krahina Stranxha Georgi Germanov viti 2017 ishte special – atëherë ai mbushi 75 vjeç. Kjo është arsyeja për takimin tonë të radhës me të – të përmendim kontributin e tij të stërmadh në fushën e folklorit të këndimit dhe të dëgjojmë përsëri zërin e tij prej kadifeje.

Duke menduar për vitet e kaluara Georgi Germanov tregoi kujtime interesante nga fëmijëria dhe nga takimet e tij me publikun:

Dua ta falënderoj Zotin për dhuratën e madhe – mundësinë të këndoj. U rrita në një familje të muzikantëve, gjithçka e kam mësuar nga prindërit e mi dhe nga bashkëfshatarët – Obzor atëherë ishte një fshat (tani është qytet) pranë Detit të Zi. Njerëzit vunë re dhuntinë time dhe më jepnin shumë kënga. Disa prej tyre i këndoj deri më sot. Deri në vitin 1964 isha diletant. Vazhdova të punoj në mënyrë profesionale pasi më ftuan të marr pjesë në një grup për koncerte. Punonin pranë kompanisë “Balkantourist” (organizata e atëhershme shtetërore për turizëm). Detyra jonë ishte të presim delegacionet të huaja shtetërore bashkë me këngëtarë të tjerë të njohur si motrat Kushlevi, Georgi Çilingirov. Sonja Kënçeva, Dobra Savova etj. Isha pjesë e orkestrës rituale të qytetit Varna si fizarmonicist, tamburist dhe solist. Kam shumë kujtime. Njerëzit, të cilët pëlqejnë repertorin tim, dinë se unë këndoj jo vetëm këngë nga rajoni i malit Stranxha, por edhe ashtuquajturat “këngë të panaireve”, të cilat tregojnë histori të vërteta dhe janë shumë prekëse.Para 25 vjetësh ishim për një turne në Belgjikë dhe Holandë me këngëtaren Janka Rupkina. Sallat ishin plot, i përfundonim koncertet me disa përsëritje. Në një qytezë belgjiane  pas programit të parashikuar këndonim shumë dhe pastaj u drejtuam tek dhomat e veshjes dhe ndërruam kostumet me rrobat tona. Mirëpo organizatorët erdhën dhe në thanë se njerëzit nuk ikin nga salla. Përsëri dolëm në skenë dhe kështu, pa kostumet kënduam akoma gjysmë orë. Kishte shumë bullgarë atje.

Këngëtari i shquar na tregoi edhe për familjen e tij prej muzikantëve, të cilët gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe në jetën e tij.

Bashkëshortja ime Maria ka lindur në qytet, mirëpo duke qenë pranë meje filloi ta dshurojë këngën popullore. Fëmijët e mi gjithashtu janë muzikantë. Fëmijëria e tyre kaloi në shkolla të ndryshme të muzikës – djali është violinist, vajza trashëgoi krejtësisht dashurinë time ndaj këngës popullore. Kështu është edhe me nipërit. Tek ne flitet vetëm për muzikë, mysafirët tanë gjithashtu janë muzikantë apo njerëz, të lidhur me muzikën. Erdhi koha kur të rinjtë nuk kanë se ku të marrin këngë popullore. Unë kam mbledhur aq shumë në jetën time. Me përkrahjen e familjes sime bëra 5-6 përmbledhje këngësh me nota. Më vonë krijova dhe këngë të mia.Dëshiroj t’u uroj njerëzve në vend të parë shëndet, lumturi dhe mirësi. Të tregojnë ndaj njëri-tjetrit simpati dhe të kujdesen për të afërmit. Dhe të gjitha të mirat!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD