Duke menduar për vitet e kaluara Georgi Germanov tregoi kujtime interesante nga fëmijëria dhe nga takimet e tij me publikun:
“Dua ta falënderoj Zotin për dhuratën e madhe – mundësinë të këndoj. U rrita në një familje të muzikantëve, gjithçka e kam mësuar nga prindërit e mi dhe nga bashkëfshatarët – Obzor atëherë ishte një fshat (tani është qytet) pranë Detit të Zi. Njerëzit vunë re dhuntinë time dhe më jepnin shumë kënga. Disa prej tyre i këndoj deri më sot. Deri në vitin 1964 isha diletant. Vazhdova të punoj në mënyrë profesionale pasi më ftuan të marr pjesë në një grup për koncerte. Punonin pranë kompanisë “Balkantourist” (organizata e atëhershme shtetërore për turizëm). Detyra jonë ishte të presim delegacionet të huaja shtetërore bashkë me këngëtarë të tjerë të njohur si motrat Kushlevi, Georgi Çilingirov. Sonja Kënçeva, Dobra Savova etj. Isha pjesë e orkestrës rituale të qytetit Varna si fizarmonicist, tamburist dhe solist. Kam shumë kujtime. Njerëzit, të cilët pëlqejnë repertorin tim, dinë se unë këndoj jo vetëm këngë nga rajoni i malit Stranxha, por edhe ashtuquajturat “këngë të panaireve”, të cilat tregojnë histori të vërteta dhe janë shumë prekëse.Para 25 vjetësh ishim për një turne në Belgjikë dhe Holandë me këngëtaren Janka Rupkina. Sallat ishin plot, i përfundonim koncertet me disa përsëritje. Në një qytezë belgjiane pas programit të parashikuar këndonim shumë dhe pastaj u drejtuam tek dhomat e veshjes dhe ndërruam kostumet me rrobat tona. Mirëpo organizatorët erdhën dhe në thanë se njerëzit nuk ikin nga salla. Përsëri dolëm në skenë dhe kështu, pa kostumet kënduam akoma gjysmë orë. Kishte shumë bullgarë atje.”
Këngëtari i shquar na tregoi edhe për familjen e tij prej muzikantëve, të cilët gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe në jetën e tij.
“Bashkëshortja ime Maria ka lindur në qytet, mirëpo duke qenë pranë meje filloi ta dshurojë këngën popullore. Fëmijët e mi gjithashtu janë muzikantë. Fëmijëria e tyre kaloi në shkolla të ndryshme të muzikës – djali është violinist, vajza trashëgoi krejtësisht dashurinë time ndaj këngës popullore. Kështu është edhe me nipërit. Tek ne flitet vetëm për muzikë, mysafirët tanë gjithashtu janë muzikantë apo njerëz, të lidhur me muzikën. Erdhi koha kur të rinjtë nuk kanë se ku të marrin këngë popullore. Unë kam mbledhur aq shumë në jetën time. Me përkrahjen e familjes sime bëra 5-6 përmbledhje këngësh me nota. Më vonë krijova dhe këngë të mia.Dëshiroj t’u uroj njerëzve në vend të parë shëndet, lumturi dhe mirësi. Të tregojnë ndaj njëri-tjetrit simpati dhe të kujdesen për të afërmit. Dhe të gjitha të mirat!”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..