Shpella e parë mitër në Bullgari u zbulua nga speleologu Minço Gumarov në vitin 2001. Arkeologu profesor Nikollaj Ovçarov e datoi te shekujt XI – X para erës sonë, pra koha e trakëve. Forma e këtyre shpellave provokon interesin e ekspertëve dhe admiruesve të shenjtëroreve të lashta. Doli se në territorin e Bullgarisë shpella të ngjashme ka në 25 rajone. Kostadin Dimovi, që nga viti 2008 rrethon shpella të tilla, bashkë me një admirues tjetër të mistereve shkëmbore – Srebrin Srebrev.
“Shpella më e thellë e këtij lloji është në Tangardëk Kaja pranë fshatit Nenkovo, afër qytetit Kërxhali. Shpella më e lartë është në Harman Kaja. Ato shpella natyrore quhen mitra, për shkak të formës dhe hasen kudo në botë, ku ka katër stina – shpjegon Kostadin Dimovi. – Formohen si rezultat i shkrirje së dëborës kur lagështira depërton në vrimat. Uji plasarit të çarat dhe i jep ato formën e pikëzës. Krijimet që formohen i ngjanin organit seksual të femrave. Njerëzit e moçëm i shfrytëzuan ato shpella si faltore.”
Shpellat më të lashta me formën e mitrës në botë janë në rajonin e qytetit Nica të Francës, ku janë të zbuluara figura dhuratë për Hyjninë Nënë që datojnë para afro 25 mijë vitesh. Kostadin Dimovi vazhdon:
“Fillimisht për arsye të formës, ato shpella shfrytëzoheshin për kultin ndaj Hyjnisë Nënë. Mirëpo, në një moment në trojet bullgare aktual u bë kulti i seksit të mashkullit, lidhur me respektin ndaj Diellit. Kjo për arsye, se ai ishte në gjendje të depërtonte në thelbin femëror. Në atë periudhë shpellat mitra filluan të shfrytëzohen për kultin ndaj Diellit. Ato formoheshin nga njerëzit, kështu që në një moment t’i sigurohej Diellit një depërtim më të mirë në brendësinë e shpellës. Për shpellat që ndodhen në rajonet jugore, ato ditë përputhen me festat e Krishtlindjeve, kur Dielli është më ulët dhe depërton më thellë.”
Më i dukshëm është skalitja suplementare e shpellës mitër Tangardëk Kaja gërryer nga mjeshtërit e lashtë disa metra në brendësi. Për shpellën me tre hyrje pranë fshatit Tatull, Kostadin Dimovi shpjegon, se aty u skalitën tri rrugë optike, të cilat janë:
“Tri momente të ndryshme, kur Dielli depërton në thellësinë e shpellës. Krahas kësaj kjo shpellë është një impiant shumë i ndërlikuar astronomik. Është e dukshme se u shfrytëzua si një kalendar, i cili u tregonte njerëzve çfarë punime bujqësore të bëjnë në stinët e veçanta.”
Mirëpo, pse aq pak dihet për ato shpella, bashkëbiseduesi tregon:
“Kjo mund të shpjegohet me fshehtësinë e tyre. Mbi muret e tyre nuk ka as vizatime, as reliefë. Ato janë objekte të lashta – tabu për njerëzit. Në to kryheshin rite në të cilët asistuan pak njerëz që kryheshin kultet fetare. Kështu që ato shpella akoma mbajnë sekretet e tyre. Ndoshta kanë edhe ndonjë rol tjetër i pazbuluar deri tashti. Krahas kësaj duhet të dimë, se në ato shpella mitra vetëm në vazhdim të pesë ditëve të Krishtlindjeve Dielli depërtonte për nja 10 – 15 minuta. Kështu që ishte e domosdoshme një mjeshtëri të madhe, që njeriu i cili gdhinte shpellën t’i përfytyronte vetës se ku do të kalojnë rrezet e Diellit. Dhe kjo në qoftë se nuk kishte re dhe mjegull. Kështu që nuk ka qenë e mundshme që çdo vit të kontrollohej cili është drejtimi më i saktë. Duke shtuar edhe veglat primitive dhe gurët e forta e këtyre shpellave, mund të konkludohet, se kjo ishte një punë e vështirë, një punë që kërkonte precizitet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal i Kostadin Dimovit
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..