Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinat – prapë në rendin e ditës

БНР Новини
1
Foto: arkiv

Me ardhjen e sezonit të gripit vaksinat prapë dalin në rendin e ditës. Bilanci është 150 mijë bullgarë të imunizuar kundër kësaj sëmundjeje. Doli, që mezi 3 – 4 për qind prej njerëzve tek ne preferuan këtë metodë preventive. Megjithëqë shifra duket e vogël, mund të themi se në krahasim me vitin e kaluar numri i njerëzve të vaksinuar u rrit. Këtë e tregon doktori Angell Kunçev inspektor i përgjithshëm shtetëror shëndetësor. Shkaku i supozuar për kujdesin, me të cilin njerëzit sillen ndaj imunizimit iu detyrohet informacioneve të shpeshta për rreziqet, të cilët i fshehin vaksinat polivalente. Një popullaritet gjithnjë në rritje fiton i ashtuquajtura lëvizje kundër vaksinimit. Në të hyjnë prindër të cilët refuzojnë të vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit të afirmuar kombëtar të imunizimeve me argumentin, se vaksinat mund të provokojnë sëmundje të ndryshme si autismi, çrregullime të sistemit imunologjik ose steriliteti. Për këtë arsye para kohe mjekë dhe specialistë u përfshin në fushatën “Haptazi për vaksinat”. Kështu ata deshën, që me fakte shkencore të heqin shqetësimet për dëmet prej tyre. Lidhur me këtë docenti Ljuboir Kirov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve shpjegon:

Vetëm përfytyroni, se te ju janë të drejtuara shigjeta dhe megjithëqë dispononi një mburojë nuk e përdorni. Në vend të kësaj kini shpresë, se nuk do të plagoseni rëndë dhe do të mbeteni gjallë. Për këtë bëhet fjalë. E drejta e prindërve të vendosin në vend të fëmijëve nuk do të thotë, se ata mund t’i privojnë nga shëndeti. Duhet të ketë sanksione të rrepta, të cilat të aplikohen. Tani gjithashtu ka sanksione, por ato nuk aplikohen.”

Në shekullin XXI fëmijë vazhdojnë të vdesin nga meningjiti, poliomieliti, fruthi, tetanusi. Vetëm para një shekulli Bullgaria u bë shteti i parë në Evropë, i cili çrrënjosi fruthin në sajë të një dekreti, konform të cilit vaksinimi u bë i detyrueshëm. Drejt kësaj praktike sot kthehen shumë shtete, ndër të cilat edhe Franca, e cila që nga fillimi i këtij viti i detyron prindërit të imunizojnë fëmijët. Në Evropë vaksinat janë të detyrueshme edhe në Çeki, Hungari, Poloni, Itali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Maltë dhe Belgjikë. Në të njëjtën kohë Ministria Bullgare e Shëndetësisë u bëri apel prindërve të imunizojnë fëmijët kundër fruthit, për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve në Ballkan. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare doktori Kunçev tha, se ndiqet me vëmendje situata në vendet fqinje, sepse në Rumani ka afro 6 mijë të sëmurë dhe dhjetëra raste të vdekjes. Në Serbi dhe Maqedoni gjithashtu ka raste të regjistruara të kësaj sëmundjeje. Të prekura janë edhe Italia, Gjermania dhe Greqia. Aktualisht në territorin e Bullgarisë nuk ka të sëmurë nga fruthi. Rasti i fundit u regjistrua në gusht të vitit të kaluar. Sipas doktorit Kunçev imunizimi i fëmijëve në rajonet e ndryshme të vendit ndihmoi të mos ketë epidemia e fruthit në Bullgari.

Dëshiroj të këshilloj të gjithë të mendojnë, se një sërë sëmundjesh si poliomieliti, për shembull, pothuajse nuk diagnostikohen në sajë të vaksinave – thekson kampionia olimpike Tereza Marinova, e cila u bë ambasadore e Fushatës “Haptazi për vaksinat”. – Në internet ka shumë informacion dhe një pjesë prej tij do të jetë i saktë. Por ka informacione të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin. Prandaj duhet t’u besojmë burimeve shpresëdhënëse, fakteve të vërtetuara shkencore dhe kur kemi pyetje, të kërkojmë përgjigjen kompetente.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD