Monedha e re përkujtimore e lëshuar nga Banka Popullore Bullgare me rastin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së shkaktoi një interes të madh ndër koleksionistët dhe numizmatikët. Monedha është me vlerë nominale prej 10 levash. Ajo është bërë prej argjendi dhe është mbuluar pjesërisht me ar. Tirazhi i saj është i kufizuar – vetëm 3000, 1000 prej të cilave do të blihen nga shteti, që t’i përdorë si dhurata për mysafirët zyrtarë. Para arkave të Bankës Popullore Bullgare në Sofje, Burgas, Varna, Pleven dhe Plovdiv u grumbulluan shumë njerëz, të cilët shumë shpejtë i blenë monedhat për 66 leva – çmimi i caktuar nga banka. Njëkohësisht me monedhën e argjendtë përkujtimore me logon e Presidencës së parë Bullgare të Këshillit të BE-së Trezori Qendror lëshoi gjithashtu një monedhë këmbimi me nominal prej 2 levash, e cila është me logon e njëjtë. Tirazhi i saj është 500 000, kurse numizmatikët presin që ajo të hyjë në qarkullim pas rreth një viti e gjysmë.
“Unë mendoj se shitja e monedhës së argjendtë përkujtimore i detyrohet reklamës së madhe që para se të lëshohet. Është i rëndësishëm gjithashtu edhe shkasi i hyrjes së saj në qarkullim” – shënon Petër Nedelev, kryetar i shoqatës numizmatike “Filipopoli” në qytetin Plovdiv. “Në plan ndërkombëtar monedhat bullgare nuk përbëjnë objekt të rëndësishëm koleksionimi. Kjo monedhë i është drejtuar tregut bullgar, prandaj tirazhi 3 – 5 mijë është optimal për Bullgarinë. Ky lloj monedhash nuk duhet të kenë defekte. Prerja e tyre është në kushte të posaçme dhe të një kontrolli shumë të rreptë të cilësisë. Në numizmatikë defektet konsiderohen si kuriozitete. Zakonisht në monedhat në masë – prej 1 dhe 2 levash ka gabime të tilla.”
Aktualisht nga shitja e monedhave fiton vetëm shteti. Ai e shet nominalin prej 10 levash me çmimin prej 66 levash, kurse ai, i cili e blen monedhën, nuk fiton – thotë gjithashtu Petër Nedelev. Sipas fjalëve të tij problemi i madh në numizmatikën bullgare është Ligji për trashëgiminë kulturore, ku para 20 vitesh janë shënuar tekste shumë të rrepta, të cilat nuk u lejojmë shtetasve bullgarë për të bërë tregti dhe madje të kenë monedha që para vitit 1800. Kështu, praktikisht koleksionistët mund të fitojnë vetëm nga numizmatika moderne, por kjo periudhë nuk është shumë interesante për ta.
“Madje paratë që nuk përdoren që prej 30 vitesh kanë vlerë numizmatike. Këto para nuk janë humbur, metali i tyre gjithashtu ka vlerë – na shpjegon Petër Nedelev. Paratë që nga viti 1962 përdoreshin deri në vitin 1992. Monedhat e tanishme i përdorim që prej 18 vitesh. Monedhat me nominal 100, ose 10 mijë leva, që prej viti 2000, janë para nga periudha e inflacionit. Ne, koleksionistët bëjmë shaka se me disa monedha të tilla do të bëhesh milioner. Tematika e tyre e pasqyron atmosferën e kohës. Inflacioni ishte në kulmin e vet dhe përkatësisht paratë i ndjekin proceset historike në shtet “ – tha në përfundim Petër Nedelev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..
Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..
Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në..