Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pylli i lashtë i bullgarëve është në rrezik – është mesazhi i ekspozitës në Muzeun Kombëtar të Shkencave Natyrore

БНР Новини

Një ekspozitë – tregim për pyjet shekullore bullgare dhe kafshët banuese të tyre, tregon pasurinë natyrore nëpër tokat tona, gjë e cila mund të kthehet në një botë e cila është në zhdukje. Në kohën e protestave ekologjike  kundra vendimit të qeverisë për ndryshim në planin Kombëtar për  lehtësimin e ndërtimit në 48% nga territori i malit Pirin zoologë, kopshtarë dhe ilustrues shkencor ngrenë në një kauzë shoqërore përmes artit shpëtimin e kafshëve të egër dhe vendbanimet e tyre dhe kthimin e tyre në një vlerë për ne të gjithë.

Снимка

Pylli i Lashtë është i drejtuar përpara sprovës, interesa ekonomike drejtohen përpara ruajtjes së natyrës dhe unë jam i çuditur se, gjatë shekullit të 21 kthehemi drejt epokës neandertal, kur është menduar se epoka është e krijuar, që të mund të na shërbejë.” Me këto fjalë profesori Nikollaj Spasov, drejtor i Muzeut Kombëtar i Shkencave Natyrore, inauguroi ekspozitën në sallat e muzeut, duke shtuar se, bashkë me bukurinë në to qarkullon dhe shqetësimi. Por mesazhi është i qartë – pylli i egër duhet të shpëtojë, tha akoma ai.

Снимка

Afishe të mëdhenj me pemë të prera i presin vizituesit e ekspozitës, kurse ndjenja për një apokalipsi shkrihet në ngrohtësinë, e cila derdhet nga pamjet e kafshëve dhe bimëve, shpendëve dhe insekteve – lloje të njohura, por dhe qenie të fshehta nga bota e pyllit.

Снимка

17 autorë, të bashkuar në Shoqërinë e mbrojtësve të kafshëve, kopshtarëve dhe ilustrues shkencor /DAFNI/ prezantojnë në akuarele, grafika, piktura me bojëra vaji ndjenjën e vet për natyrën e gjallë.

Снимка

СнимкаVendosëm, se mund të krijojmë një shoqëri të vogël, e cila ti kushtojë vëmendje këtij lloj arti, si dhe të problemeve të dhimbshme nga mbrojtja e natyrës – tregon piktorja Denica Peneva. Puna tonë  është e lidhur me natyrën e egër dhe fare e natyrshme është që të dëshirojmë ta shpëtojmë. Kuptohet, në fillim qemë të tërhequr nga bukuria e saj e pamposhtur, por si rrjedhojë problemet e mbrojtësit të natyrës u bënë dhe kauzat tona, me qenë se gjërat janë të lidhura. Kauza tonë e fundit është Pirin – ne nuk jemi kundra zhvillimit të turizmit, por kjo në të cilën është kthyer qyteti Bansko, nuk na pëlqen dhe nuk duam një të ardhme të ngjashme për ski sportin tek ne dhe për vendbanime kaq të rëndësishme si parku kombëtar.

СнимкаSipas zoologut Asen Ignatov, një nga qëllimet e ekspozitës është të arsimojë njerëzit për ndjeshmërinë e pyjeve shekullore ndaj çdo një lloj veprimtarie njerëzore. Në qoftë se zhduket edhe vetëm një nga llojet në të, shkelet bilanci dhe mund të zhduket i gjithë pylli, sqaron ai. Tek ne ka shumë pak pyje të vjetra-në malet Rilla, Pirin, në Rodopet Perëndimore, në Ballkanin Qendror dhe Stranxha, por në to nuk ka kontroll dhe njerëzit hyjnë me makina dhe ATV, i presin pemët, gjuajnë pa leje dhe këpusin lulet e mbrojtura. Kurse tani nga të gjitha duket se do të vihet dorë dhe mbi pemët shekullore në malin Pirin, thotë akoma Asen Ignatov.

Në malin Pirin akoma përpara viteve nuk duhej të kishte një prerje dhe teleferikë. Me teleferikun e parë qenë të shtypura ligjet, kurse tani bile duan të shtojnë madhësinë e tij ose të ndërtojnë të dytë. Por e dimë se çfarë do të rastis, kur pavarësisht nga ndalesat qenë prerë shumë pemë të vjetra – pranverën e ardhshme natyra ju hakmarrë qytetit Bansko me shkatërrime të shumta dhe përmbytje”, rikujton zoologu.

Presioni kundra organizatave mbrojtëse të natyrës dhe shoqërisë civile po ashpërsohet, thotë në radhë të vet Gjeorgji Pçellarov, kryetar i Shoqërisë së mbrojtësve të kafshëve, kopshtarëve dhe ilustruesve shkencor /DAFNI/.

Në mënyrë të pacipë dhe pa dallim nën thënieve të trilluara të mira dhe fisnike në pamje të parë shkelen ligjet – shton ai. Zgjatet dorë dhe mbi parqet natyrore, duar lakmitar zgjaten drejt pyjeve shekullore. Mbeturinat e fundit nga Magna Silva Bulgarorum-pylli i madhërishëm i bullgarëve , janë në rrezik dhe ekspozita tonë është një provë të tregojmë se çfarë do të humbasim, në qoftë se kjo marrëzi do të zgjasë. Sepse pas prerëseve motorike dhe gjigantët e shkatërruar të pylli, vijnë përmbytjet,rrëshqitjet e dheut me baltë, betoni, vjen errësira.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD