“Grupi i Konushenos” ka një histori 55 vjeçare. Themelues i grupit dhe lider është klarinetisti Nikolla Iliev nga fshati Konush, rrethi i qytetit Plovdiv. Grupin e vet të njohur ai e pagëzon me emrin e fshatit të vet të lindjes. Ai ka marrë një arsim akademik por vendos që ti përkushtohet folklorit. Ai është nxënës i klarinetistit të njohur botërisht – profesor Petko Radev, i njohur me kontributin e vet të madh në muzikën tonë popullore instrumentale. Stili i tij i interpretimit në gjini është drejtues në krijimtarinë e Nikolla Ilievit. Mezi 19 vjeç /gjatë vitit 1963/ ai tërheq instrumentistët më të mirë nga rajoni dhe themelon grupin e tij të parë. Të panumërta janë dasmat, tubimet dhe festivalet në të cilat kanë ekzekutuar.
“Me fizarmonicistin tonë Bllagoj Mançev jemi bashkë më shumë se 40 vjet – tregon Nikolla. Në orkestër është dhe Kostadin Nençev – një nga saksofonistët më të mirë në Traki. Dragomir Velev është me gëdullkë, trashëgimtar i Janko Petrovit të njohur, kurse në sintetizues është Svilen Ivanov, baterist është Angjell Zheljazkov. Tanja Doseva është solistja tonë më shumë se 25 vjet, këngëtarja tjetër është Elena Çausheva. Midis nesh ekziston një respekt dhe kolegjialitet dhe kjo gjithashtu përcakton sukseset tona. Përpara se të regjistroheshin këngët e reja, në mendjen time ishin grumbulluar shumë mendime muzikore, të cilat “më ndiqnin” vazhdimisht. Fillova ti regjistroj dhe ndava më të mirën . Një djalë nga fshati im, i cili na sponsorizon, e pëlqeu projektin dhe filluam një punë aktive. Incizimet i bëmë në një studio në qytetin Plovdiv. Më e rëndësishmja është që të mund të mbetet diçka pas nesh, që muzikantët e rinj të kenë se ku të mbështeten dhe të mund të zhvillojnë muzikën popullore. Ashtu siç profesori Petko Radev na tregojë si duhet të ekzekutohet. Shumë nga kolegët, të cilët nuk i dinë notat muzikore, mësoheshin prej tij dhe e ndiqnin këtë stil të pazëvendësueshëm, të cilin ai e kishte trashëguar nga muzikantët e vjetër. Pas kësaj dhe unë e bëra të njëjtën gjë. Shpresoj që ky stil të vazhdojë. Kjo është muzika e vërtetë bullgare. Kam pasur rast gjatë kohës së një dasme të luaj 12 orë, pa e nxjerrë pipëzën nga goja. Derdhen valle të mëdha të cilat nuk kanë së pushuari. Në një dasmë të madhe në fshatin Manole bashkë me Ivo Papazovin u munduam të numërojmë makinat, me të cilat kishin ardhur njerëzit nga krahinat e ndryshme, që të mund të na dëgjojnë. Qenë më shumë se 180. Qe fenomenale, nuk kam për ta harruar kurrë. Në qoftë se isha piktor do të kisha pikturuar pamje dhe piktura të shkëlqyera nga ajo që kam përjetuar.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..