Historia dhe kultura e bullgarëve të Banatit të Rumanisë, Serbisë dhe Bullgarisë dhe identiteti i tyre janë në qendrën e vëmendjes së Konferencës “Bullgarët e Banatit – përpara dhe tani”. Organizator i veprimtarisë janë Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhе Shoqata e Bullgarëve të Banatit. Njëra prej pjesëmarrësve të forumit është Mirella-Antonella Petresku nga Federata e Bashkësisë Bullgare në Rumani. Ajo është gazetare në Radion Shoqërore Rumune. Ajo sjell hollësi për të kaluarën dhe për të tanishmen e bullgarëve etnikë në fshatin rumun Vinga.
“Vinga është vendbanimi i dytë në Banat për nga numri i popullsisë bullgare dhe për nga rendi i popullimit. Kjo u bë në vitin 1741, kur bullgarët etnikë morën fshatin si dhuratë nga perandori Karll VI. Në vitin 1744 perandoresha Marija Terezija i dha atyre privilegji të caktuara. Në atë kohë fshati e mori statusin e qytetit me emrin Tereziopolis. Deri në Luftën e Parë Botërore Vinga ishte një qendër e rëndësishme kulturore të bullgarëve të Banatit. Në mesin e shekullit XIX aty botoheshin libra dhe gazeta të bullgarëve të Banatit dhe u krijua një Shoqatë Arsimore Bullgare.”
Edhe më sot bashkësia bullgare në fshatin Vinga, e cila numëron përafërsisht 300-350 veta, është e bashkuar rreth kulturës origjinale materiale dhe shpirtërore, zhvillon një veprimtari aktive kulturore dhe synon të ruajë zakonet e veta. Ata njerëz e shënojnë festat e Krishtlindjeve, ashtu siç e bëjmë ne në Bullgari, respektojnë ritet bullgare të dasmës. Kur ditët festive frekuentojnë kishën bullgarët vendor vishen me petka popullore. Edhe më sot me njeri tjetrin e flasin gjuhën bullgare.
“Bullgarët në Vinga e ruajnë të folurin specifik të bullgarëve të Banatit në vazhdim të 300 viteve. Kjo është një gjuhë dialekte arkaike bullgare, e cila studiohet nga gjuhëtarët bullgarë. Ndër ta është edhe studiuesi i njohur Stojko Stojkov, i cili i kushtoi një libër të tërë të të folurit të bullgarëve të Banatit. Fjalori themelor dhe gramatika e të folurit të bullgarëve të Banatit iu bazohen gjuhës bullgare, por patjetër janë të ndikuara nga mjedisi gjuhësor – nga rumanishtja, serbishtja dhe gjuhë të tjera” – tregon gazetarja rumune dhe saktëson:
“Fshati shtrihet midis dy qyteteve të mëdha – Arad dhe Timishoara. Kjo shtrirje padyshim ushtron ndikimin e vet mbi popullsinë e fshatit Vinga, ndryshe nga një fshat tjetër të bullgarëve të Banatit – Star Bishnov. Ky vendbanim është pak i izoluar dhe prandaj gjatë viteve arriti të ruajë më mirë si identiteti, ashtu edhe gjuha.”
Ndër faktorët, të cilët gjatë viteve e mbajnë të gjallë frymën bullgare në fshatin Vinga është feja, e cila nuk është ortodokse:
“Bullgarët në Vingta janë katolikë. Me mjete të tyre në fshat u ndërtua një kishë të madhe – tregon Mirella-Antonella Petresku. – Kjo është një nga kishat më të bukura katolike në Banat, e cila tërheq shumë besimtarë dhe turistë. U ndërtua në vitin 1891, ndërsa vitin tjetër u bekua, gjatë vitit 1992 u shpall Monument Kombëtar Kulturor të Rumanisë. Që prej dy vitesh në kishë organizohen koncerte në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Organit në Timishoara.”
Një krenari i fshatit në të kaluarën ishte fabrika për prodhimin e çokolatave, e cila gjatë gjysmës së parë të shekullit XX i furnizonte ëmbëlsira familjes mbretërore rumune, tregon Mirella Petresku:
“Gjatë shekullit XIX Vinga ishte e njohur si në vend, ashtu edhe jashtë shtetit në sajë të fabrikës së famshme të bonboneve prej çokolate të cilat mbanin emrin e fshatit. Në vitin 1885 në Vinga hapi dyert një repart për ëmbëlsira, të cilin para Luftës së Parë Botërore e bleu serbi Drashkoviç. Ai arriti ta kthejë në një nga ndërmarrjet më të njohura në Evropë, prodhimi i së cilës realizohej me sukses jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe përtej Oqeanit dhe në Azinë e largët. Në vitin 1948 fabrika u nacionalizua dhe gradualisht pushoi së ekzistuari.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..