Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e Banatit – e kaluara dhe e tanishmja

БНР Новини

Historia dhe kultura e bullgarëve të Banatit të Rumanisë, Serbisë dhe Bullgarisë dhe identiteti i tyre janë në qendrën e vëmendjes së Konferencës “Bullgarët e Banatit – përpara dhe tani”. Organizator i veprimtarisë janë Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhе Shoqata e Bullgarëve të Banatit. Njëra prej pjesëmarrësve të forumit është Mirella-Antonella Petresku nga Federata e Bashkësisë Bullgare në Rumani. Ajo është gazetare në Radion Shoqërore Rumune. Ajo sjell hollësi për të kaluarën dhe për të tanishmen e bullgarëve etnikë në fshatin rumun Vinga.

Vinga është vendbanimi i dytë në Banat për nga numri i popullsisë bullgare dhe për nga rendi i popullimit. Kjo u bë në vitin 1741, kur bullgarët etnikë morën fshatin si dhuratë nga perandori Karll VI. Në vitin 1744 perandoresha Marija Terezija i dha atyre privilegji të caktuara. Në atë kohë fshati e mori statusin e qytetit me emrin Tereziopolis. Deri në Luftën e Parë Botërore Vinga ishte një qendër e rëndësishme kulturore të bullgarëve të Banatit. Në mesin e shekullit XIX aty botoheshin libra dhe gazeta të bullgarëve të Banatit dhe u krijua një Shoqatë Arsimore Bullgare.

СнимкаEdhe më sot bashkësia bullgare në fshatin Vinga, e cila numëron përafërsisht 300-350 veta, është e bashkuar rreth kulturës origjinale materiale dhe shpirtërore, zhvillon një veprimtari aktive kulturore dhe synon të ruajë zakonet e veta. Ata njerëz e shënojnë festat e Krishtlindjeve, ashtu siç e bëjmë ne në Bullgari, respektojnë ritet bullgare të dasmës. Kur ditët festive frekuentojnë kishën bullgarët vendor vishen me petka popullore. Edhe më sot me njeri tjetrin e flasin gjuhën bullgare.

Bullgarët në Vinga e ruajnë të folurin specifik të bullgarëve të Banatit në vazhdim të 300 viteve. Kjo është një gjuhë dialekte arkaike bullgare, e cila studiohet nga gjuhëtarët bullgarë. Ndër ta është edhe studiuesi i njohur Stojko Stojkov, i cili i kushtoi një libër të tërë të të folurit të bullgarëve të Banatit.  Fjalori themelor dhe gramatika e të folurit të bullgarëve të Banatit iu bazohen gjuhës bullgare, por patjetër janë të ndikuara nga mjedisi gjuhësor – nga rumanishtja, serbishtja dhe gjuhë të tjera” – tregon gazetarja rumune dhe saktëson:

Fshati shtrihet midis dy qyteteve të mëdha – Arad dhe Timishoara. Kjo shtrirje padyshim ushtron ndikimin e vet mbi popullsinë e fshatit Vinga, ndryshe nga një fshat tjetër të bullgarëve të Banatit – Star Bishnov. Ky vendbanim është pak i izoluar dhe prandaj gjatë viteve arriti të ruajë më mirë si identiteti, ashtu edhe gjuha.”

СнимкаNdër faktorët, të cilët gjatë viteve e mbajnë të gjallë frymën bullgare në fshatin Vinga është feja, e cila nuk është ortodokse:

Bullgarët në Vingta janë katolikë. Me mjete të tyre në fshat u ndërtua një kishë të madhe – tregon Mirella-Antonella Petresku. – Kjo është një nga kishat më të bukura katolike në Banat, e cila tërheq shumë besimtarë dhe turistë. U ndërtua në vitin 1891, ndërsa vitin tjetër u bekua, gjatë vitit 1992 u shpall Monument Kombëtar Kulturor të Rumanisë. Që prej dy vitesh në kishë organizohen koncerte në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Organit në Timishoara.

СнимкаNjë krenari i fshatit në të kaluarën ishte fabrika për prodhimin e çokolatave, e cila gjatë gjysmës së parë të shekullit XX i furnizonte ëmbëlsira familjes mbretërore rumune, tregon Mirella Petresku:

Gjatë shekullit XIX Vinga ishte e njohur si në vend, ashtu edhe jashtë shtetit në sajë të fabrikës së famshme të bonboneve prej çokolate të cilat mbanin emrin e fshatit. Në vitin 1885 në Vinga hapi dyert një repart për ëmbëlsira, të cilin para Luftës së Parë Botërore e bleu serbi Drashkoviç. Ai arriti ta kthejë në një nga ndërmarrjet më të njohura në Evropë, prodhimi i së cilës realizohej me sukses jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe përtej Oqeanit dhe në Azinë e largët. Në vitin 1948 fabrika u nacionalizua dhe gradualisht pushoi së ekzistuari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 4000 studentë nga e gjithë bota duan një stazh në institutin INSAIT në Sofje

Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..

botuar më 25-03-06 2.12.MD

Rrethi i Jetës: Si Rodopet Lindore u bënë një model për një ekosistem të rimëkëmbur

Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..

botuar më 25-03-05 7.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë

Në Festën Kombëtare, trengjyrëshi bullgar ndriçoi ndërtesat në Tiranë

Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..

botuar më 25-03-04 9.31.PD