Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje për herë të parë u prezantua korniza e re ligjore e BE-së për mbrojtjen e të dhënave elektronike

БНР Новини
Foto: eu2018bg.bg

Ekonomia digjitale, zhvillimi i tregut të vetëm digjital dhe zhvillimi i “aftësive të së ardhmes” janë një nga 4 sferat me prioritet për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Shpesh themi se në Evropë s’ka shumë kompani inovative “start-up”, të cilat zhvillohen dhe punojnë. Është fakt se në momentin, në të cilin bëhem të mëdha, ato dalin nga BE-ja – më shpesh vendosen në SHBA – i tillë është rasti me Skype. Arsyeja, për të cilën nuk mund t’i mbajmë këtu, është mungesa e një kornize të vetme, e cila do t’u lejojë të zhvillohen lirisht. – shpjegoi Ministrja për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian Liljana Pavllova. Ajo e hapi konferencën „GDPR Sofia“.

Tema kryesore e forumit ishte hyrja në fuqi e Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale /General Data Protection Regulation (GDPR)/, që është reforma më e madhe në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale prej 20 vjetëve e këtej. Organizatori kryesor ishte Koalicioni Digjital Kombëtar në partneritet me Agjencinë shtetërore për qeverisje elektronike dhe shumë institucione shtetërore dhe vendase.

Mbrojtja e të dhënave është lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me një nga pakot legjislative, që janë më të vështira për hartim – kjo është Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave elektronike, shpjegoi Ministrja Liljana Pavllova. Shpresoj se të gjitha përpjekjet do të na ndihmojnë ta arrijmë qëllimin – gjatë vitit 2018 ta përfundojmë kornizën ligjore, e cila do të bëjë kështu që biznesi të punojë më qetë dhe më mirë në Evropë dhe tregu i vetëm elektronik të fillojë të funksionojë. Një studim sociologjik tregon se 80% prej konsumatorëve evropianë nuk janë të sigurt në se të dhënat e tyre janë ruajtur mirë. Prandaj me anë të këtij legjislacioni duhet t’u ofrojmë siguri konsumatorëve dhe nga ana tjetër të t’i ofrojmë siguri dhe qetësi biznesit. Krijimi i besimit është në duart e njerëzve, të cilët po e përgatisin këtë legjislacion.

Sipas Komisioneres evropiane, e cila përgjigjet për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, Maria Gabriel më e rëndësishmja është besimi tek mjedisi digjital në përgjithësi. Sipas fjalëve të saj akoma më 25 maj sivjet të gjitha legjislacionet kombëtare në 28 shtetet-anëtare të BE-së do të zëvendësohen nga një kornizë e përbashkët. "Roli ynë është t’i inkurajojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe firmat e tjera të përgatiten për këtë ndryshim – Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave do të hyjë në fuqi pas më pak se 4 muajsh", tha në fjalinë e saj të treguar me anë të një video përpara pjesëmarrësve të konferencës në Sofje Komisionerja Maria Gabriel dhe vazhdoi:

Me rregulloren e përgjithshme ndryshohen dhe aktualizohen rregullat për mbrojtjen e të dhënave në BE – diçka, me të cilën Evropa përgatitet për erën digjitale. Bëhet fjalë për një instrument kyç për krijimin e ambientit të besimit, kështu që të sigurohen kushte të barabarta për të gjitha shoqëritë në tregun e BE-së. Të rritet besimi i konsumatorëve – kjo do të thotë të krijojmë mundësi të reja për biznes dhe inovacione. Ndërmarrjet do të kenë akses më të lehtë në tregun e tërë bashkimit, sepse legjislacionet kombëtare, të cilat tani janë në fuqi do të zëvendësohen nga vetëm një kornizë legjislative. Rregullorja e përgjithshme do të sjellë një ndryshim revolucionar. Me të do të përparojmë në fushën e mbrojtjes së të dhënave – diçka, për të cilën punojmë tashmë 20 vjet me radhë. Njëkohësisht siguria juridike bëhet më e thjesht dhe përmirësohet. Ne në Komisionin Evropian bashkëpunojmë në mënyrë të ngushtë me shtetet-anëtare për të ndihmuar procesin e adaptimit të ose ndryshimit të ligjeve të tyre. Grupi i punës, i cili i bashkon të gjitha organet kombëtare për mbrojtjen e të dhënave në nivelin e BE-së, tashmë ka përpunuar udhëzime, që do t’i ndihmojnë ndërmarrjet për zbatimin e legjislacionit të ri.”

Programi ambicioz i Presidencës Bullgare parashikon përfundimin e reformave në disa sfera, të lidhura me mbrojtjen e të dhënave elektronike. Bëhet fjalë për të drejtat e autorit, pranimin e kodit elektronik, rregulloren për lëvizje të lire të të dhënave jo-personale. “Qëllimi është  ta përfundojmë punën mbi  portalin e vetëm digjital, i cili do të lehtësojë aksesin e biznesit tek kërkesat administrative në shtetet e ndryshme”, saktësoi Ministrja Pavllova.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD