Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti në Belgjikë kushtuar hapjes zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së

БНР Новини
Pjesëmarrja e këngëtares Sonja Jonçeva dhe e pianistit Ljudmill Angellov do të jenë theks në programin e koncertit.

Më 1 shkurt Qendra e Arteve “Bozar” në kryeqytetit e Belgjikës do të jetë mikpritëse e koncertit kushtuar hapjes zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Sipas organizatorëve, programi përfshin vepra të famëshme si të shkollës profesionale bullgar të kompozimit, ashtu edhe të letërsisë muzikore evropianoperëndimore. Filarmonia e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Najden Todorov do të ekzekutojë “Uvertura festive” nga Veselin Stojanov. Publiku do të dëgjojë edhe solistë të njohur bullgarë.

Снимка

Më shumë hollësi sjell dirigjentja Vanja Moneva, drejtuese e korit me të njëjtin emër.

Kjo do të jetë një shfaqje e madhe e kulturës muzikore bullgare. Në radhë të parë, për arsye se kjo është hapja zyrtare e presidencës sonë. Në radhë të dytë, sepse koncerti është në një nga sallat më prestigjioze në botë. Kori ynë bashkë me Filarmoninë e Sofjes do të prezantojmë veprën “Rrënje” nga Aleksandër Tekeliev. Do të interpretojnë edhe dy pjesa pa shoqërim – “U shtri Tudora”, përpunim prej autori nga kompozitori Filip Kutev dhe “Bre, Petrunko” – përpunim prej autori nga kompozitori Krasimir Kjurkçijski.




Снимка

Një theks në koncert është pjesëmarrja e dy këngëtarëve bullgarë me famë botërore. Sopranoja Sonja Jonçeva do të interpretojë disa arie nga opera e kompozitorit Verdi.




Pianisti Ljudmill Angellov, bullgari i parë mbajtës i çmimit special të Konkursit Ndërkombëtar të Pianistëve “Frederik Shopen”, do të ekzekutojë Koncertin për Piano dhe Orkestër № 2 nga Shopen. Mendoj, se koncerti do të prezantojë vendin dinjësisht.





Për dirigjenten Vanja Moneva ky është një moment special jo vetëm për shkaqe profesionale, por edhe për ato personale. Para disa ditësh lindi nipi i saj i parë, ndërsa kori, ndër themeluesit e të cilit ishte, realizon shfaqjet me një emër të ri.

Për mua është një kënaqësi të madhe lindja e nipit tim, i cili më detyron, që në mënyrë krejt të ndryshme të mendoj për jetën dhe për botën. Që këtu e tutje ai do të jetë ndër prioritetet e mia. Përsa i përket emrit të ri të korit, sezonin e ri 2017-2018, e filluam me emrin “Vanja Moneva” – kori popullor i grave, pasardhës i të gjitha arritjeve brenda periudhës 23 vjeçare të themelimit kur kori emërohej “Zërat Kozmikë”. Megjithëqë në Bullgari prezantohemi me emrin e ri, kudo në botë jemi të njohur si Cosmic Voices. Me këtë emër marrim ftesat për koncerte jashtë Bullgarisë. Kemi edhe një regjistrim në BE-në si Cosmic Voices. Unë jam ndër themeluesit e këtij kori prandaj gjithçka që kemi bërë gjatë viteve, mënyrën e interpretimit i kemi ruajtur.

Do të rikujtojmë, se qendra e arteve “Bozar” u krijua pas Luftës së Parë Botërore. Ky vend më prestigjioz për arte në Bruksel shtrihet mbi një sipërfaqe nga 33 mijë metra katror. Në sallën e madhe të koncerteve jep koncerte Orkestra Kombëtare Simfonike e Belgjikës. Salla ka një akustikë të mrekullueshme dhe disponon 2200 vende.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: eu2018bg.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD