Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimensioni rajonal i Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së

БНР Новини

“Posta Evropiane” me mesazhet e nxënësve, drejtuar Bashkimit Evropian, debati midis skuadrave shkollore mbi temat aktuale dhe problemet e Evropës, punimi i një verore të madhe “Pizho dhe Penda në Evropë” janë vetëm disa nga ngjarjet konkrete, përmes të cilave komuna Llukovit do të realizojë projektin e vet “Prioriteti të jesh pjesë nga Evropa”. Llukovit në fakt është vetëm një nga 93 komunat bullgare/ nga përgjithësisht 264/, të cilat kanë punuar dhe realizojnë fushata të ndryshme informative për popullarizimin e prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenca Evropiane është një avantazh për pushtetin lokal”, tha përpara Radio Bullgarisë Daniell Panov, kryetar i Këshillit Drejtues i Shoqatës Kombëtare të Komunave në Bullgari dhe kryebashkiak i qytetit Veliko Tërnovo. “Financimi i lëshuar për këto iniciativa është afro 300 mijë leva, dhe në nivel lokal komunat do të realizojnë ngjarje të shumta, të drejtuara më tepër fëmijëve dhe të rinjve. Mes shfaqjeve të planifikuara ka festa sportive dhe folklorike, diskutime publike, ekspozita, koncerte, atelie artistike, gara kulturoree të tjera. Përmes këtyre veprimtarive deri në mes të vitit komunat do të përfshihen me mbi 2 milionë veta në shfaqje të ndryshme, kushtuara Presidencës Evropiane. Lista me iniciativat konkrete mund të shihet në sajtin e Asociacionit të Komunave në Bullgari.

279 mijë leva /rreth 143 mijë euro/ janë paratë e parashikuara për shpenzime në buxhetet e komunave për projektet e miratuara në bazë të skemës “Përkrahja e iniciativave të komunave, lidhur me dimensionin rajonal të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian 2018”. Kështu temat për vlerat evropiane, presidencën evropiane dhe pjesëmarrjen e Bullgarisë në marrjen e vendimeve në një nivel evropian duhet të arrijnë deri në një rreth më të gjerë njerëzish.

76% nga bullgarët mendojnë se, Presidenca bullgare është e rëndësishme për vendin, ku turizmi është njëra nga sferat, në të cilat priten tendenca pozitive në plan afatgjatë. Kryeqyteti i vjetër bullgar Veliko Tërnovo është mes qyteteve, të cilat mbështeten mjaft tek turizmi, dhe gjatë muajve të ardhshëm do të mundohet të tërheqë më shumë mysafirë:

Снимка

"Ne kemi 2 ngjarje të mëdha, të cilat do të zhvillohen në territorin e Bashkisë së Veliko Tërnovos gjatë kohës së Presidencës Bullgare", sqaron kryebashkiaku Daniell Panov. Por nuk i drejtojmë përpjekjet vetëm drejt programit të Presidencës evropiane. Këtu punojmë vazhdimisht për zhvillimin e potencialit turistik të Bashkisë Veliko Tërnovo, ku theksin e vëmë mbi turizmin kulturor. Akoma përpara 15 vjetëve në qytetin Veliko Tërnovo për herë të parë u zhvillua ekspozita ndërkombëtare për turizëm kulturor. Sa i përket zhvillimit të potencialit kulturor dhe historik të qytetit, jashtëzakonisht e rëndësishme është të hapen dhe objekte të reja. Në këtë mënyrë prezantojmë jo vetëm historinë, por u propozojmë turistëve një politikë më afatgjatë për tërheqjen e tyre në Kryeqytetin e Vjetër bullgar, siç është i njohur Veliko Tërnovo. Në këtë mënyrë ata shtojnë qëndrimin e vet këtu, kanë më tepër mundësi të zgjedhin se çfarë duan të shikojnë. Gjatë vitit 2016 pas shumë viteve të restaurimit arkeologjik hapëm kalanë Trapezica. E falënderojmë shumë Azerbajxhanin, i cili na ndihmoi financiarisht ta përfundojmë këtë projekt. Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar krijuam një park me modelet e godinave emblematike nga tërë Bullgaria, të cilat janë dhe monumente të kulturës – ky është një vend, ndaj të cilit aktualisht me të vërtetë ka një interes të madh si nga nxënësit, ashtu dhe nga turistët, të cilët e vizitojnë qytetin Veliko Tërnovo."

Sipas Daniell Panovit komunat bullgare tanimë dinë se si të punojnë mirë duke përdorur mundësitë e ofruara nga programet evropiane dhe të realizojnë projekte të qëndrueshme, të drejtuara përmirësimit të kushteve për jetesë në vendbanimet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vendim për një spital privat për fëmijë trazoi shoqërinë

Diskutime të ashpra në shoqëri bënë shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mami dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..

botuar më 24-05-01 4.21.MD

Dita e 1 majit - për tregun e punës në Bullgari dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989,  Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..

botuar më 24-05-01 7.00.PD

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD