Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria pret me optimizëm Pjongçang 2018 pas dy olimpiadave dimërore pa medalje

БНР Новини
Foto: pyeongchang2018.com

Ngjarja më e madhe sportive gjatë këtij dimri padyshim që janë lojërat olimpike në Pjongçang (Koreja e Jugut). Bullgaria mbeti pa dekorata nga Soçi 2014 (i Rusisë) dhe Vankuvër 2010 (i Kanadasë), por adhuruesit e sporteve të dimrit presin me padurim olimpiadën e ardhshme dhe kanë pritje optimiste, se atletët vendas do të mundin të fitojnë të paktën 1 medalje.

Hapja e lojërave do të zhvillohet më 9 shkurt, kurse Bullgaria do të marrë pjesë në Pjongçang me 21 sportistë në 6 sporte: biatlon, ski-vrapim, ski-kërcim, ski alpine, sana dhe snowboarding. Për herë të parë, pas lojërave në Allbervill (Altberville të Francës) gjatë vitit 1992, Bullgaria do të marrë pjesë në garat e biatlonit me një përbërje të plotë prej 10 vetave. Këta janë Krasimir Anev, Vlladimir Iliev, Anton Sinapov, Dimitër Gerxhikov, Mihaill Kleçerov, Emilija Jordanova, Desisllava Stojanova, Stefani Popova, Daniella Kadeva dhe Milena Todorova. Në ski-vrapimin do të marrin pjesë Veselin Cinzov, Jordan Çuçuganov dhe Antonia Grigorova-Burgova. Në garat e skive të stilit alpin në Pjongçang do të marrin pjesë Albert Popov, Maria Kirkova dhe Kamen Zllatkov, kurse në ski-kërcim vëmendja e bullgarëve do t’i drejtohet Vlladimir Zografskit, i cili po arrin rezultate të mira në këtë sport dhe do të marrë pjesë për herë të dytë në olimpiadë dimërore, pavarësisht se në Bullgari prej vitesh nuk ka kushte për zhvillimin e këtij sporti. Përfaqësuesi bullgar në garat e rrëshqitjes me saja është Pavell Angjellov, kurse në snowboarding do të konkurrohen Aleksandra Zhekova, Radosllav Janklov dhe Teodora Pençeva.

Medalja e fundit bullgare nga olimpiada dimërore është ajo e argjendtë e Evgjenia Radanovës në disiplinën short track nga Torino2006, por tani pritjet e mëdha për medalje të federatës Bullgare në ski dhe të adhuruesve të sporteve dimërore janë lidhur me prezantimin e sportistëve më të mirë bullgarë me snaubord - Aleksandra Zhekova /snowboardcross/ dhe Radosllv Jankov /slalom gjigant paralel/.Arritjet e shkëlqyera të Jankovit gjatë viteve të fundit dhe dy titujt e tij botërorë në disiplinën slalom i madh paralel, i detyruan ekspertët tanë vendas dhe të huaj të parashikojnë se Bullgaria mund të ikë me medalje në snowboard nga olimpiada në Korenë e Jugut.

Radosllav Jankov do të mbajë flamurin e delegacionit bullgar gjatë kohës së ceremonisë zyrtare të hapjes së lojërave. Përpara gazetarëve Aleksandra Zhekova deklaroi se gjendet në një formë shumë të mirë dhe ka qëllime mjaft ambicioze për Pjongçang 2018, që do të jetë olimpiada e katërt në karrierën e saj.

Pritjet e mëdha për medalje janë drejtuar Aleksandra Zhekovës dhe Radosllav Jankovit.

Pikërisht përpara 20 vjetëve pas përfshirjes së tij për herë të parë në lojërat olimpike, sisiplina e snowboardit akoma nuk ka humbur frymën e vet rinore dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përsëri ka drejtuar vështrim drejt tij në provë të tërheqë interesin e auditorit të ri drejt lojërave olimpike dimërore. Gjatë këtij dimri për herë të parë adhuruesit e sporteve dimërore do të shikojnë disiplinën  Big Air – plot me adrenalinë të shkëlqyer, e cila provon se ku janë kufijtë e mundësive njerëzore. Mjerisht Bullgaria nuk do të ketë pjesëmarrës në këtë disiplinë të re atraktive, si dhe në garat Slopestyle, të cilat gëzojnë një popullaritet mjaft të madh mes të rinjve, mirëpo zhvillimi i kësaj disipline mbase do të ndihmojë për përparimin e saj edhe në vendin tonë.

Po mbeten vetëm disa ditë deri në fillimin e lojërave të 23 olimpike në Pjongçang, të cilat premtojnë emocione të forta, kurse tifozët bullgarë do të ndjekin me vëmendje prezantimin e sportistëve tanë në forumin më të madh dimëror sportiv.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov nominohet për sportivitet për të dytin vit radhazi

Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..

botuar më 24-11-26 11.56.PD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov e mbyll vitin në Top 10 të renditjes botërore

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..

botuar më 24-11-18 6.50.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi maratonën më të gjatë të zinxhirit Ocean 7

Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..

botuar më 24-11-11 9.34.PD