Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jemi ndër të parët në Evropë për nga përdorimi i energjisë së rinovueshme

Pasi i plotësoi standardet për përdorimin e energjisë nga burime natyrore, Bullgaria po punon për normalizimin e çmimeve

БНР Новини
Foto: eu2018bg.bg

Para pak kohe Eurostati pohoi se Bullgaria jo vetëm se i ka arritur, por tashmë i ka tejkaluar standardet e parashikuara në strategjinë “Evropa 2020” përsa i përket përdorimit të energjisë së prodhuar nga burime natyrore. Po të kemi parasysh se në strategji janë parashikuar 16%, tek ne përdorimi i kësaj energjie në vitin 2016 është 18,8%, kurse për 12 vitet e mëparshme pjesa e saj është dyfishuar. Më shumë është energjia e prodhuar nga mbeturina të ngurta dhe lëndë djegëse biologjike (rreth 8%), kurse më pak është ajo gjeotermike (0,2%),  diellore (0,8%) dhe prej erës (0,7%).

Përveç Bullgarisë, shtetet e tjera me këtë tregues të mirë janë Çekia, Dania, Estonia, Kroacia, Italia, Lituania, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Suedia. Më e lartë është përqindja e burimeve të ripërtëritshme energjetike në Suedi (53,5%), Finlandë (38%), Letoni (37%), Austri (33%) dhe Danimarkë (32%). Qëllimi i Bashkimit Evropian është që prodhimi i korrentit të prodhuar prej burive natyrore gjatë vitit 2020 të arrijë 20% prej përdorimit të konsumatorëve përfundimtarë dhe të paktën 27% gjatë vitit 2030.

Mirëpo përqindja e lartë e energjisë elektrike prej burimeve të ripërtëritshme nuk është në favor të konsumatorëve për shkak të çmimit të saj më të lartë. Për këtë arsye akoma vitin e kaluar qeveria shpalli se ka ndër mend të ndryshojë Ligjin për energjetikën, në mënyrë që të hiqet shtesa “Përgjegjësia ndaj Shoqërisë” që llogaritet mbi çmimin e korrentit dhe me të cilën stimulohen prodhuesit e energjisë së rinovueshme. Pasi punëdhënësit njoftuan se do të dalin në protestë për shkak të rritjes së çmimeve të korrentit në tregun e lirë, Kuvendi u angazhua me votimin e amendamenteve në Ligjin për energjetikën. Në sajë të këtyre amendamenteve pritet se që nga 1 korrik 2018 të gjitha centralet për prodhimin e energjisë së rinovueshme me kapacitet mbi 5MB tashmë do të shesin  energjinë e tyre vetëm në bursën e korrentit.  Diferenca mes çmimit të arritur në bursë dhe tarifave preferenciale të përcaktuara nga Enti rregullator, do të paguhen nga Fondi i Sigurisë së Sistemit Elektroenergjetik. Ideja është që konsumatorët me të ardhura të ulëta të marrin njëfarë ndihme me anë të një çmimi preferencial për sasi të konsumit të përcaktuar paraprakisht. Detyra nuk është e lehtë dhe vendimi për të akoma nuk mund të merret për shkak të domosdoshmërisë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, për këtë liberalizim të tregut ka nevojë për disa analiza të Bankës Botërore dhe për bashkërendimin e modelit të liberalizimit me Komisionin Evropian. Konsumatorët e energjisë elektrike me aftësi të vogla blerëse janë rreth 1.1 mln. dhe ndihma financiare për ta pas rritjes së ardhshme të çmimeve do të arrijë 70 miliona euro. Shuma që po paguhet për ta është 45 mln. euro.

Duhet thënë se për zgjidhjen e çështjes ka edhe një rrethanë të favorshme – se pjesa e energjisë prej burimeve natyrore në formimin e çmimit përfundimtar të korrentit do të bëhet më e vogël. Gjatë dy vjetëve të fundit vëzhgohet ulja e çmimit të energjisë prej burimeve të ripërtëritshme dhe tani ai është pothuaj 50% më i ulët - kjo është për shkak të shpenzimeve të pakësuara, lidhur me instalimin e pajisjeve të prodhimit. Se si pikërisht do të zhvillohen gjërat në tregun bullgar, do të kuptojmë pas ndryshimeve të parashikuara për datën 1 korrik të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD