Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Radios Radioja Kombëtare Bullgare organizoi një ekspozitë, kushtuar historisë së saj

Foto: BNR

Sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) shënon Ditën Botërore të radios me moto “Radioja dhe Sporti”. Në paradhomën qendrore u prezantuan eksponate të lidhura me historinë e “Shtëpisë së Vjetës”, siç është e njohur radioja jonë. Drejtori i Fondit Arkivor të Radios Kojmbëtare Bullgare Anton Mitov na tregoi më shumë për këtë ekspozitë:

Në të mund të shihen eksponate interesante. Mund të fillojmë me kimononë e dhuruar Korit të Fëmijëve nga prefektura e qytetit Kanazava të Japonisë, ku Kori ka pasur disa koncerte. Është punuar me dorë dhe është shumë e bukur. Një fakt interesant është se para pak kohe në radio erdhi gruaja e kryeministrit japonez. Asaj i bëri përshtypje të madhe kimonoja në ekspozitën tonë të përhershme. Ka një vitrinë të posaçme, kushtuar drejtorit të parë të “Shtëpisë së Vjetër” Sirak Skitnik. Mund të kuptoni më shumë për biografinë e tij dhe do të shikoni sendet e tij personale. Vitrina tjetër tregon për spikerët e parë dhe për reportazhin e parë. Tregojmë edhe personat e njohur të lidhur me Radion Kombëtare Bullgare – këta janë kryesisht kompozitorë që kanë punuar këtu. Natyrisht ka edhe sende karakteristike për radion nga e kaluara e afërt – mikrofon, pllaka gramafoni, shirita regjistrimi. Ka vend edhe për çmimet e marra nga radioja gjatë viteve të kaluara, siç edhe për dekoratën “Sirak Skitnik” që dorëzohet çdo vit për arritje të konsiderueshme fushën e gazetarisë.”

Sivjet Fondi Arkivor i BNR-së mori çmimin “Sirak Skitnik” për projekt multimedial. Më shumë për të na tregoi përsëri drejtori i tij Anton Mitov:

Ky projekt është ueb-faqja e Fondit Arkivor të radios në internet. Gjithçka që është mbledhur gjatë viteve mund të gjejë vend në të – fotografi, incizime, tekste, informacione. Dhe kjo është etapa e parë e projektit. Më vonë përdoruesit tanë do të mund të shkarkojnë audio kundrejt pagimit. Kjo është mënyra më e mirë që të ofrojmë akses tek arkivi ynë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të përdorin përmbajtjen tonë tingullore dhe muzikore. Në arkivin tonë kemi incizime të bëra me raste të ndryshme dhe secili do të ketë mundësi t’i përdorë sipas nevojave të veta.”

Thonë se radioja e bën botën një fshat të madh dhe është shpikja më revolucionare e së kaluarës së afërt. Tani, në shekullin e 21-rë çfarë është për ju radioja?

Sot me anë të internetit dëgjova një radio në Ishujt e Sejshelleve. Tani, kur përdorim internet në të vërtet më duket se jetojmë në një fshat të madh. Edhe BNR-ja nëpërmjet internetit mund të dëgjohet në çdo kënd të botës. Disponoj me statistikë se na dëgjojnë edhe në Sejshellet” – tha Anton Mitov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgari - evropian: Edhe këtu edhe atje ai është në shtëpi

Bullgaria po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e dinamikës së përgjithshme të ndryshimit të vendndodhjes së qytetarëve evropianë. Nuk ka vende evropiane jo mikpritëse, por është çështje e politikave dhe interesave të ndryshme të bullgarëve, thekson..

botuar më 24-05-16 7.25.PD
Pjesëmarrëse në konkursin e bukurisë “Mbretëresha e plazhit”. 1936

Moda nga mesi i shekullit të XIX-të deri në mesin e shekullit të XX-të prezantohet nga Arkivi Shtetëror

“Moda në pasqyrën e një shekulli – nga mesi i shekullit të XIX-të deri në mesin e shekullit të XX-të” – me këtë titull, Agjencia Shtetërore “Arkivat” prezanton në një ekspozitë me mbi 120 foto dhe artefakte origjinale ndryshimin e veshjeve dhe..

botuar më 24-05-16 6.10.PD

A është e sigurt kozmetika në BE?

Madje produktet më të zakonshme që përdorim në jetën tonë të përditshme janë rezultat i proceseve dhe trajtimeve komplekse, materialet e përdorura në të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë. Kjo vlen më së shumti për kozmetikën. Çfarë po..

botuar më 24-05-15 4.05.MD