Më 15 shkurt mbushen 125 vjet nga lindja e Diko Ilievit – kompozitor, dirigjent, një talent natyral, një dukuri unikale në kulturën tonë. Ai është autor i dhjetëra veprave korale, marsheve, valleve, dhe këngëve për orkestra frymore.
Ai lind gjatë vitit 1898 në fshatin Karllukovo, në rajonin e qytetit Llukovitit (Bullgari Veriore). Familja është e varfër, pavarësisht se që të gjithë punojnë që në mëngjes herët deri vonë në darkë. Një nga gjërat e preferuara në fëmijërinë e kompozitorit të ardhshëm janë vallet e së dielës në mejdanin e fshatit. Është nxënës në shkollën pranë Orkestrës frymore ushtarake në Orhanie (në qytetin Botevgrad, Bullgari Jugperëndimore). Mezi 14 vjeç është nëpër rrugët e luftës si pjesë e orkestrës frymore prenë regjimentit të 16 të qyteti Lloveçit,në Ushtrinë e parë bullgare.
Fillon Lufta Ballkanike, pas kësaj vjen dhe Lufta e parë botërore, kurse djaloshi merr pjesë në luftimet e frontit të Seresit. Aty në llogoret, gjatë vitit 1917 shkruan vallen e tij të parë – “E Iskërit”, kushtuar lumit bullgar Iskër. Më vonë ndodhet në Sofje – punon në orkestrën e Shkollës Ushtarake, pastaj në orkestrën e teatrit operistik të Sofjes. Pas kësaj kthehet në krahinën e tij të lindjes. E vazhdon arsimin e vet muzikor vetë, me ndihmën e çekut Aleksandër Vejner, dirigjent i orkestrës së regjimentit të 36 të Këmbësorisë së Kozllodujit. Në këtë orkestër Diko Iliev fillimisht është muzikant, pas kësaj e trashëgon postin e dirigjentit. Jeton në qytetin Orjahovo dhe në kohën e tij të lirë shkon nëpër fshatrat e afërt, mëson fëmijët dhe të rinjtë, "krijon shumë muzikantë frymor”, për të cilët krijon vepra të posaçme për nivelin e tyre të mësimit. Për një kohë të gjatë, vallet e tij janë konsideruar si popullore, kurse kompozitori e ka pranuar këtë si çmimin më të lartë krijues. Gjatë viteve të veta të fundit, Diko Ilievi jeton në qytetin Montana ku për të kujdeset vajza e tij. Vdes gjatë muajit dhjetor të vitit 1984. Disa vjet më vonë, qyteti Montana bëhet mikpritës i Festave të orkestrave frymore. Festa të të tilla të orkestrave frymore “Diko Iliev” /me pjesëmarrje ndërkombëtare/ zhvillohen dhe në qytetin Orjahovo, kurse gjatë vitit 2018 do të zhvillohet edicioni i tyre i 22. Mikpritës i ngjarjes është orkestra frymore pranë vatrës Popullore të kulturës “Nadezhda 1871” në qytet.
Foto: arkiv
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..