Para kohe shkencëtari Stivën Hoking (Stephen Hawking) paralajmëroi, se vetëm pas 200 vitesh njerëzimi do të jetë i detyruar të kërkojë një shtëpi të re dhe njerëzit padashje do të bëhen astronautë, ndërsa fantazitë për fluturim në Kozmos nuk do të jenë më një ëndërr nostalgjike fëmijërore.
Në kohë të afërte Bullgaria të rikthehet ndër kombet kozmike është një qëllim, të cilin Qendra e Arsimimit Krijues ndjek më se 14 vjet, duke u ndihmuar fëmijëve të talentuar të zbulojnë shkencën kozmike në një mjedis real. Edhe këtë vit deri më 1 mars fëmijë bullgarë në moshë nga 9 deri në 15 vjeç mund të paraqesin kandidaturat e tyre për kampin veror në Qendrën Trajnuese Space Camp Turkey në Izmir. Aty ata do të grumbullojnë dituri të reja në fushën e astronomisë, robotikës, astrofizikës dhe biologjisë, dhe do të sprovojnë impiantet për përgatitjen e astronautëve të ardhshëm.
“Fëmijët bëjnë koloni në Mars, ndërtojnë raketa dhe i lëshojnë, marrin pjesë në simulimet e misioneve të vërteta – tregon Gergana Rajzhekova, koordinatore e kampit kozmik në Turqi. – Ekipet ndërkombëtare ndahen në tre grupe – një pjesë prej fëmijëve mbetet në stacionin tokësor, të tjerët janë në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik, ndërsa të tretët luajnë rolin e astronautëve të cilët përgatiten për fluturimin. Në se të gjithë do t’u përgjigjen drejtë pyetjeve shkencore, atyre u lejohen të bëjnë trajnimet e astronautëve. Krahas kësaj ata kanë takime me shkencëtar, të cilët u shpjegojnë atyre ligjet e fizikës, të cilët arsyetojnë si një raketë e madhe mund të fluturojë në Kozmos, si dhe në ç’kushte mund të meremetohen nga jashtë panelet e Stacionit Ndërkombëtar Kozmik. Mirëpo, kryesorja në program janë bisedimet në kohë reale me astronautë nga NASA.”
Deri tashti më se 850 fëmijë bullgarë arritën ëndrrën e tyre kozmike në këtë qendër krijuar sipas modelit të NASA-së. Vallë, a është e mundshme që një ditë Bullgaria të ketë astronautin e saj?
“Ka projekte të ndryshme me pjesëmarrjen e shkencëtarëve bullgarë. Për fat të keq Bullgaria nuk ekziston në hartën kozmike, madje na krahasojnë me shtete, të cilën nuk kanë dërguar astronautë – tregon Gergana Rajzhekova. – E vërteta është, se që prej 30 vitesh nuk jemi pjesë e Agjencisë Kozmike Evropiane. Aktualisht po zhvillohen bisedime për aderimin tonë në të dhe në se do të paguajmë kuotën përkatëse nga 1 milion euro, atëherë mund të fillojë përgatitja e një astronauti bullgar.”
Në qendrën në Izmir fëmijët mësojnë se si të punojnë në ekip, se duhet të bëjnë trajnime çdo ditë krahas procesit të mësimit. Fëmijët do të kenë mundësi, që më 23 mars t’i drejtojnë pyetjet e tyre themeluesit të programit Mars One Bas Lansdorp.
“Ka njerëz, për të cilët popullimi i Marsit tingëllon si një fantastikë shkencore, por e kemi të qartë se herët ose vonë kjo do të bëhet realitet – shpreh mendimin e vet Gergana Rajzhekova. – Në leksion Bas Lansdorp do t’u shpjegojë fëmijëve çfarë është atmosfera në Mars, e cila përmban shumë pluhur; çfarë është uji, i cili nuk i përngjanë në asnjë mënyrë atij të Tokës. Sipas shkencëtarëve njerëzit mezi do të përballojnë një udhëtim aq të gjatë. Për këtë arsye mezi tani do të bëhen shumë prova për ndërtimin e raketës së përshtatshme.”
Vjet në Kampin Kozmik në Izmir fëmijët dëgjuan nga astronautët, se nga Kozmosi më bukur duket Toka.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..