Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“A Filetta” dhe “Eva Kuartet” kërkojnë pikëtakimet në dy tradita krejt të ndryshme

БНР Новини
“Eva Kuartet”

Gjatë tetorit të vitit 1978 të bashkuar nga dashuria ndaj këndimit në shumë zëra karakteristik për ishullin Korsika, gjashtë këngëtarë krijuan “A Filetta”. Krahas veprimtarisë aktive lidhur me koncertet, në vitin 1989 (bashkë me Svegliu Calvese) e vunë fillimin e një festivali vjetor. Në të ftojnë grupe të këndimit me shumë zëra nga mbarë bota. Edhe më sot në formacionin “A Filetta” është njeri prej themeluesve – Zhan-Klod Akvaviva (Jean-Claude Acquaviva). Ai është kompozitori dhe autor kryesor i përpunimeve në repertorin e ansamblit. Vepra të tij dhe të kompozitorit francez Brjuno Kule (Bruno Coulais) do të tingëllojnë më 20 shkurt në Sallën “Bëllgarija”. Koncerti është një projekt i përbashkët i formacionit “A Filetta” dhe “Eva Kuartet”.




Grupi bullgar u themelua para dy dekadash nga Evelina Hristova, Gergana Dimitrova, Sofija Kovaçëva dhe Daniella Stoiçkova, të gjithë ato soliste të korit të famshëm “Misteri i Zërave Bullgarë”. Në turnetë e shumta përtej kufijve këngëtaret bullgare prezantojnë folklorin origjinal bullgar dhe këndime kishtare. Krahas kësaj përfshihen në një sërë projektesh origjinale. Hollësi për koncertin në fjalë sjell Evelina Hristova:

“A Filetta”

Takimi i parë i kuartetit tonë me formacionin “A Filetta” ishte në vitin 2002. Kishim një koncert me vete në forumin vjetor të muzikës vokale për shumë zëra, të cilin ata organizojnë Rencontres de Chants Polyphoniques de Calvi. Dhjetë vjet më vonë, prapë me ftesë të tyre dhamë një koncert të përbashkët në po këtë festival. Kështu patëm mundësi të njohim publikun e ishullit me këngët tradicionale bullgare. Folklori bullgar dallohet nga folklori i këtij ishulli. Megjithëkëtë ka disa pikëtakime, të cilët do të zbulojmë edhe në koncertin në Sofje. Muzika e tyre është jashtëzakonisht interesante dhe origjinale. Korsika ndoshta është vendi i vetëm në botë, ku ekziston ky stil i këndimit. Megjithëkëtë nuk duhet të harrojmë se ai iu afrohet traditave të ishullit Sardenja. Ky stil nuk mund të përshkruhet me fjalë. Vetëm duhet të shihet se si ata qëndrojnë në një gjysmërreth, vënë dorën në veshin e djathtë dhe fillojnë të këndojnë në shumë zëra me një karmoni jashtëzakonisht të ndërlikuar. Kudo në botë, ata prezantojnë mënyrën autentike të këndimit dhe muzikën tradicionale.”




Për koncertin në fjalë “Eva Kuartet” ka përgatitur një program me këngë nga albumi më i ri i formacionit. Në të ka këngë autentike, këngë të kompozuara posaçërisht për kuartetin dhe përpunime të këngëve popullore. Në fund të koncertit bashkë me formacionin “A Filetta”, kuarteti bullgar do të interpretojë dy vepra vokale nga repertori i miqve dhe një këngë bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..

botuar më 24-05-30 6.15.PD

“Universi” – takon edhe një herë botët muzikore të Mihaella Marinovës dhe Ljubo Kirovit

Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..

botuar më 24-05-29 6.35.PD