Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boronica e Stranxhës – një fryt i lashtë nga epoka e tercierit

БНР Новини
Foto: dendrologybg.com

Disa vite me radhë pylltarët dhe ekologët shëtitin në Stranxha, duke kërkuar gjurmët e një shkurre të zhdukur. Mirëpo, pikat e saj në ngjyrë blu të errët, që fshihen prapa gjelbërimit të dendur malor, mbeten të fshehta dekada me radhë, që të “shfaqen” në fillim të viteve 90.

Gjatë vitit 1993 inxhinieri Diko Patronov rastësisht zbuloi një shkurre me gjethe të panjohura, e cila e çoi në një pyll me boronica të vërteta në krahinën “Rudenovo”, krahinë kjo e cila aktualisht është shpallur e mbrojtur. Në fakt fryti i vogël, i cili konsiderohej si i zhdukur që prej gjysmë shekulli, rritej në rajonet më të largëta të malit Stranxha. Pas këtij zbulimi drejtori i atëhershëm i Drejtorisë së Burgasit për Pyjet i kushtoi një libër Boronicës së Stranxhës – një trashëgimi arkaike nga epoka e tercierit, që sot është regjistruar në Librin e Kuq të llojeve të kërcënuara bimore dhe kafshore. Në librin “Boronica e Stranxhës në parkun Natyror Stranxha” ai shënon gjithashtu itinerarin turistik deri në vendin, ku ajo rritet.

СнимкаBoronica në bimësinë e Stranxhës ishte pothuaj e harruar, sepse haset shumë rrallë – në vende pothuaj të virgjëra, në luginat e thella dhe të lagëta – na tregon Diko Patronov. – Ajo ka mbijetuar pas dy akullimeve të fundit të kontinentit dhe haset vetëm në Stranxha dhe në Lindje deri në Kaukaz. Në vitin 1938 akademiku Daki Jordanov parashikoi se disa lloje bimësh, ndër të cilat është edhe Boronica e Stranxhës, do të zhduken gjatë disa dekadave në vijim, për shkak të kullotjes së kafshëve dhe prerjes së pyjeve. Dhe në të vërtetë deri në fillim të viteve 90 ajo nuk përmendej asgjëkund, derisa nuk e zbuluam në pyjet e ahut në majat më të larta.” 

Foto: bg.wikipedia.org

Fryti i ka aftësitë ushqimore dhe kuruese si ato të boronicës së zezë në malin Rodope (e forcon sistemin imun, është e dobishme për sytë dhe për stomakun), por në dallim të shkurres së vogël të Rodopeve, Boronica e Stranxhës arrin një lartësi prej tre metrash. Vitin e kaluar vendet, ku ajo rritet u shpallën të mbrojtura dhe atje është ndaluar prerja e pyjeve.

Për fat të keq edhe mali ynë nuk është mbrojtur nga prerja e paligjshme e pyjeve – na tregon Diko Patronov. – Vitin e kaluar u konstatuan disa territore të mbrojtura, ku bimësia ishte prerë dhe aktualisht prokuroria e heton rastin. Ishin prerë 3-4 mijë metra kubikë lëndë drusore dhe qindra dynymë shtrihen pa aspak bimësi. Në fakt mungesa e ligjeve dhe mosrespektimi i tyre lejon që të ndodhin krime të tilla, megjithëse këto territore janë të mbrojtura. Të mos flasim për rajonet e tjera, ku shumë njerëz mendojnë se mund t’i presin pyjet pa probleme.

“Uzunbuxhak” / Foto: bg.wikipedia.org

Në parku natyror „Stranxha”, i cili para pak kohe shënoi përvjetorin e tij të 23-të, ka shumë lloje të vlershme bimore, përveç Boronicës së Stranxhës. Ai disponon 5 rezervate dhe 18 krahina të mbrojtura. Megjithatë një prej tyre, “Uzunbuxhak”, u prek nga prerja e paligjshme për shkak të ndërtimit të gardhit të ri në kufirin bullgaro-turk.

Ka hapësira të gjera dhe kjo do të thotë problem ekologjik – na shpjegon Diko Patronov. – Tani mund të kalohet vetëm përmes rezervatit “Uzunbuxhak”, kurse më parë mund të kalohej përmes rrjetit të kaluar, kështu qe t’u shmangen luginave të thella dhe të lagëta. Përveç kësaj shirat e rrëmbyeshëm në Stranxha tashmë e asgjësuan rrjetin e ri dhe do të vazhdojnë ta asgjësojnë. “ – thotë me keqardhje Diko Patronov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD