Disa vite me radhë pylltarët dhe ekologët shëtitin në Stranxha, duke kërkuar gjurmët e një shkurre të zhdukur. Mirëpo, pikat e saj në ngjyrë blu të errët, që fshihen prapa gjelbërimit të dendur malor, mbeten të fshehta dekada me radhë, që të “shfaqen” në fillim të viteve 90.
Gjatë vitit 1993 inxhinieri Diko Patronov rastësisht zbuloi një shkurre me gjethe të panjohura, e cila e çoi në një pyll me boronica të vërteta në krahinën “Rudenovo”, krahinë kjo e cila aktualisht është shpallur e mbrojtur. Në fakt fryti i vogël, i cili konsiderohej si i zhdukur që prej gjysmë shekulli, rritej në rajonet më të largëta të malit Stranxha. Pas këtij zbulimi drejtori i atëhershëm i Drejtorisë së Burgasit për Pyjet i kushtoi një libër Boronicës së Stranxhës – një trashëgimi arkaike nga epoka e tercierit, që sot është regjistruar në Librin e Kuq të llojeve të kërcënuara bimore dhe kafshore. Në librin “Boronica e Stranxhës në parkun Natyror Stranxha” ai shënon gjithashtu itinerarin turistik deri në vendin, ku ajo rritet.
“Boronica në bimësinë e Stranxhës ishte pothuaj e harruar, sepse haset shumë rrallë – në vende pothuaj të virgjëra, në luginat e thella dhe të lagëta – na tregon Diko Patronov. – Ajo ka mbijetuar pas dy akullimeve të fundit të kontinentit dhe haset vetëm në Stranxha dhe në Lindje deri në Kaukaz. Në vitin 1938 akademiku Daki Jordanov parashikoi se disa lloje bimësh, ndër të cilat është edhe Boronica e Stranxhës, do të zhduken gjatë disa dekadave në vijim, për shkak të kullotjes së kafshëve dhe prerjes së pyjeve. Dhe në të vërtetë deri në fillim të viteve 90 ajo nuk përmendej asgjëkund, derisa nuk e zbuluam në pyjet e ahut në majat më të larta.”
Fryti i ka aftësitë ushqimore dhe kuruese si ato të boronicës së zezë në malin Rodope (e forcon sistemin imun, është e dobishme për sytë dhe për stomakun), por në dallim të shkurres së vogël të Rodopeve, Boronica e Stranxhës arrin një lartësi prej tre metrash. Vitin e kaluar vendet, ku ajo rritet u shpallën të mbrojtura dhe atje është ndaluar prerja e pyjeve.
“Për fat të keq edhe mali ynë nuk është mbrojtur nga prerja e paligjshme e pyjeve – na tregon Diko Patronov. – Vitin e kaluar u konstatuan disa territore të mbrojtura, ku bimësia ishte prerë dhe aktualisht prokuroria e heton rastin. Ishin prerë 3-4 mijë metra kubikë lëndë drusore dhe qindra dynymë shtrihen pa aspak bimësi. Në fakt mungesa e ligjeve dhe mosrespektimi i tyre lejon që të ndodhin krime të tilla, megjithëse këto territore janë të mbrojtura. Të mos flasim për rajonet e tjera, ku shumë njerëz mendojnë se mund t’i presin pyjet pa probleme.”
Në parku natyror „Stranxha”, i cili para pak kohe shënoi përvjetorin e tij të 23-të, ka shumë lloje të vlershme bimore, përveç Boronicës së Stranxhës. Ai disponon 5 rezervate dhe 18 krahina të mbrojtura. Megjithatë një prej tyre, “Uzunbuxhak”, u prek nga prerja e paligjshme për shkak të ndërtimit të gardhit të ri në kufirin bullgaro-turk.
“Ka hapësira të gjera dhe kjo do të thotë problem ekologjik – na shpjegon Diko Patronov. – Tani mund të kalohet vetëm përmes rezervatit “Uzunbuxhak”, kurse më parë mund të kalohej përmes rrjetit të kaluar, kështu qe t’u shmangen luginave të thella dhe të lagëta. Përveç kësaj shirat e rrëmbyeshëm në Stranxha tashmë e asgjësuan rrjetin e ri dhe do të vazhdojnë ta asgjësojnë. “ – thotë me keqardhje Diko Patronov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..