28 janë vendet e BE-së, po aq janë edhe koncertet e ciklit “Muzika e Evropës”. Ky varg koncertesh filloi me një mbrëmje kushtuar Estonit – vendit, nga i cili Bullgaria mori Presidencën e Këshillit të BE-së. Koncertet, me përjashtime të vogla, organizohen çdo të hëne. Ai i fundit parashikohet për qershor me muzikë nga Austria – vendi, i cili do të marrë presidencën nga Bullgaria.
“Muzika e Evropës” është një projekt i përbashkët i Filarmonisë së Sofjes dhe Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov”. Realizohet me përkrahjen e Fondit Kombëtar “Kulturë”. Muzikantët u zgjodhën nga organizatorët në varësi të veprave. Disa prej pjesëmarrësve janë të huaj dhe paraqesin kulturën e tyre kombëtare. Në disa prej koncerteve vendi përkatës prezantohet nga artistë bullgarë. Më 26 shkurt Kuarteti “Sofja” dhe pianisti Stefan Vraçev do të ekzekutojnë vepra të kompozitorit Cezar Frank dhe Zhan Batist Brevall në programin “Muzika e Francës”. Më 5 mars në koncertin prej autori me muzikë nga Solon Mihaellidis publiku do të transferohet në Qipro. Ky program do të realizohet nga studentë të Akademisë Kombëtare Muzikore.
Lidhur me këtë zëvendës rektorja, profesoresha Borisllava Taneva tregon:
“Studentët tanë marrin pjesë edhe në koncertet e Finlandës, Letonisë, Sllovakisë, si dhe në koncertin e Bullgarisë, i cili është më 3 mars. Cikli “Muzika e Evropës” nga një projekt kulturor u shndërrua në një fenomen social. Interesi i madh tregon, se publiku ka nevojë për koncerte të tilla. Përderisa përgatitëm programin u përpoqëm të zgjedhim gjini të ndryshme muzikore dhe vepra të llojllojshme. Koncertet nuk përfshijnë më të mirën të traditave klasike të vendeve të ndryshme. Për shembull programi i Rumani ishte me një nuancë operistike. Në të të Letonisë theksi u vu mbi folklorin. Disa vende prezantohen me koncerte prej autori, për shembull Qiproja dhe Estoni. Veprat e kompozitorit estonez Avro Pjart publiku kishte mundësi të dëgjoi më 2 janar. Ndër artistët e ftuar ka emra emblematik. Violonçelistja e njohur Anja Lehner nga Gjermania dha një koncert të mrekullueshëm, i cili nuk mund të përshkruhet me fjalë.”
“Përveç pjesëmarrjes në ciklin e koncerteve “Muzika e Evropës” studentët e akademisë u angazhuan edhe në disa prej koncerteve të tjera të Filarmonisë së Sofjes. Publiku do të ketë mundësi të njihet me talentin e tyre në koncertet e ardhshme me vepra të kompozitorëve Rahmaninov dhe Brams. Studentët janë edhe solistë të orkestrave të ndryshme simfonike dhe të dhomës në mbarë vendin. Disa prej tyre do të përfshihen edhe në një uorkshop të kompozimit të muzikës për lojëra elektronike. Ky është një projekt të cilin akademia e realizon bashkërisht me Firmën “Kantus Firmus” dhe muzikantes Penka Kuneva – një bullgare e cila prej vitesh jeton në SHBA-në dhe është ndër kompozitoret më të shquar të muzikës së filmave dhe të lojërave elektronike. Akademia muzikore mban kontakte të mira edhe me Institutin Kulturor Bullgar në Vjenë “Shtëpia Vitgenshtajn”, i cili çdo vit jep skenën e vet për shfaqje të muzikantëve të talentuar të Akademisë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..