Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shfaqje të muzikantëve të rinj nga Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov”

БНР Новини

28 janë vendet e BE-së, po aq janë edhe koncertet e ciklit “Muzika e Evropës”. Ky varg koncertesh filloi me një mbrëmje kushtuar Estonit – vendit, nga i cili Bullgaria mori Presidencën e Këshillit të BE-së. Koncertet, me përjashtime të vogla, organizohen çdo të hëne. Ai i fundit parashikohet për qershor me muzikë nga Austria – vendi, i cili do të marrë presidencën nga Bullgaria.

“Muzika e Evropës” është një projekt i përbashkët i Filarmonisë së Sofjes dhe Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov”. Realizohet me përkrahjen e Fondit Kombëtar “Kulturë”. Muzikantët u zgjodhën nga organizatorët në varësi të veprave. Disa prej pjesëmarrësve janë të huaj dhe paraqesin kulturën e tyre kombëtare. Në disa prej koncerteve vendi përkatës prezantohet nga artistë bullgarë. Më 26 shkurt Kuarteti “Sofja” dhe pianisti Stefan Vraçev do të ekzekutojnë vepra të kompozitorit Cezar Frank dhe Zhan Batist Brevall në programin “Muzika e Francës”. Më 5 mars në koncertin prej autori me muzikë nga Solon Mihaellidis publiku do të transferohet në Qipro. Ky program do të realizohet nga studentë të Akademisë Kombëtare Muzikore.

СнимкаLidhur me këtë zëvendës rektorja, profesoresha Borisllava Taneva tregon:

Studentët tanë marrin pjesë edhe në koncertet e Finlandës, Letonisë, Sllovakisë, si dhe në koncertin e Bullgarisë, i cili është më 3 mars. Cikli “Muzika e Evropës” nga një projekt kulturor u shndërrua në një fenomen social. Interesi i madh tregon, se publiku ka nevojë për koncerte të tilla. Përderisa përgatitëm programin u përpoqëm të zgjedhim gjini të ndryshme muzikore dhe vepra të llojllojshme. Koncertet nuk përfshijnë më të mirën të traditave klasike të vendeve të ndryshme. Për shembull programi i Rumani ishte me një nuancë operistike. Në të të Letonisë theksi u vu mbi folklorin. Disa vende prezantohen me koncerte prej autori, për shembull Qiproja dhe Estoni. Veprat e kompozitorit estonez Avro Pjart publiku kishte mundësi të dëgjoi më 2 janar. Ndër artistët e ftuar ka emra emblematik. Violonçelistja e njohur Anja Lehner nga Gjermania dha një koncert të mrekullueshëm, i cili nuk mund të përshkruhet me fjalë.




Përveç pjesëmarrjes në ciklin e koncerteve “Muzika e Evropës” studentët e akademisë u angazhuan edhe në disa prej koncerteve të tjera të Filarmonisë së Sofjes. Publiku do të ketë mundësi të njihet me talentin e tyre në koncertet e ardhshme me vepra të kompozitorëve Rahmaninov dhe Brams. Studentët janë edhe solistë të orkestrave të ndryshme simfonike dhe të dhomës në mbarë vendin. Disa prej tyre do të përfshihen edhe në një uorkshop të kompozimit të muzikës për lojëra elektronike. Ky është një projekt të cilin akademia e realizon bashkërisht me Firmën “Kantus Firmus” dhe muzikantes Penka Kuneva – një bullgare e cila prej vitesh jeton në SHBA-në dhe është ndër kompozitoret më të shquar të muzikës së filmave dhe të lojërave elektronike. Akademia muzikore mban kontakte të mira edhe me Institutin Kulturor Bullgar në Vjenë “Shtëpia Vitgenshtajn”, i cili çdo vit jep skenën e vet për shfaqje të muzikantëve të talentuar të Akademisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD