Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata e Rrjetit Kombëtar për Fëmijët predikon për një drejtësi më njerëzore për fëmijët

БНР Новини

Shkollat e punës edukuese nga koha e socializmit, të krijuara me idenë të jenë një institucion edukues për të miturit dhe adoleshentët, po vazhdojnë të ekzistojnë dhe sot, pavarësisht se kanë ndërruar emrin në shkolla edukuese-internate. Sipas ligjit nga viti 1958 për ikje nga shtëpia, rrugaçëri, lypje, vjedhje të ushqimeve, fëmijët mbyllen mes katër mureve, të privuar jo vetëm nga liria, por dhe nga të drejtat e tyre bazë – jetë në një mjedis i cili dëmton dinjitetin e tyre, privim nga arsimi cilësor, ndihma psikologjike dhe mjekësore.

Fushata “Për një drejtësi më njerëzore për fëmijët” të Rrjetit Kombëtar për Fëmijët ka për qellim reforma në sistemin për drejtësinë për fëmijët – heqje e ligjit që prej 60 vitesh për luftë kundër sjelljes antisociale të fëmijëve të mitur dhe adoleshentëve, mbyllje  e internateve edukuese, aplikim i masave moderne për punë me fëmijët të cilët kanë gabuar, edukimi i tolerancës në shoqëri.

Gjeorgji Bogdanov, drejtor ekzekutiv i Rrjetit Kombëtar për Fëmijët hap fushatën.

СнимкаPërveç dënimeve, shteti duhet të japë dhe një përkrahje sociale për fëmijët të cilët kanë kryer  diçka të paligjshme, sepse kjo është mënyra e vetme që ata të pushojnë me shfaqjet negative – komenton Diljana Sllavkova, koordinatore në Rrjetin Kombëtar për Fëmijët. Një pjesë e madhe prej këtyre fëmijëve , të cilët më shpesh vjedhin, jetojnë në një varfëri të plotë, në një mjedis të dhunës dhe të torturës, dhe ky është shkaku që ata të bëjnë krime.

Çdo vit mijëra fëmijë trajtohen si kriminelë dhe futen në internatet, ku nuk kthehen në njerëz më të mirë. Aty ata jetojnë në kushte më të këqija nga këto në burgjet dhe shpesh bëhen viktima të dhunës, pohojnë nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët.

Internatet gjenden në vende mjaft të izoluara, përveç kësaj personeli nuk mund të kujdeset për kaq shumë fëmijë, me qenë se numri i tyre nganjëherë arrin 50 – tregon Diljana Sllavkova. Shkolla edukuese në Rakitovo për shembull është në fund të qytetit, në të nuk ka ujë të ngrohtë dhe fëmijët shkojnë në banjë një herë në javë. Dhe pavarësisht se në internatet ka profesionalistë, vet sistemi nuk lejon –sado njerëz të përkushtuar të punojnë aty – të zhvillohet një veprimtari e vërtetë edukuese dhe sociale. Shteti nuk disponon një statistikë se sa nga fëmijët e dalë  kthehen drejt mënyrës kriminele të jetesës, por vërejtjet nga puna në terren tregojnë se shumë prej tyre vazhdojnë me kundërvajtje të ndryshme.

Një problem tjetër është se shpesh dënimi e kalon peshën e gabimit.

Bile ka raste , për shkak të të cilave Bullgaria është dënuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – rikujton Diljana Sllavkova. Për shembull fëmijët janë të vendosur në internate si masë mbrojtjeje, sepse janë bërë viktimë të trafikut dhe nuk ka pasur se ku të venë në vend tjetër. Ose për vjedhjen e një torte. Por më drastikja është vendosja e fëmijëve fare të vegjël – 8-10 vjeç, që është e palejueshme.

Mbyllja e internateve edukuese dhe zëvendësimi i tyre me qendra për mbikëqyrje arsimore, është një nga idetë në projektligjin e Ministrisë së Drejtësisë. Ai parashikon që qendrat të gjenden në vendbanimet e mëdha dhe numri i fëmijëve të mos të jetë më shumë se 10. Projektligji për devijimin dhe imponimin e masave korrigjuese është i parashikuar në programin e Parlamentit gjatë muajit maj të këtij viti, por deri tani nuk ka pajtim të arritur midis ministrive se kush dhe çfarë përgjegjësish të marrë. Prandaj Rrjeti Kombëtar për Fëmijët do të vazhdojë fushatën e vet, duke e vënë theksin mbi domosdoshmërinë që departamenti social të përfshijë fëmijët fajtorë në grupet, me të cilat punojnë punonjësit socialë nga degët për mbrojtjen e fëmijës, si dhe t’u sigurohen shërbimet e specializuara, të cilat u mungojnë atyre tani.

Ndërkohë, një organizatë joqeveritare do të zhvillojë veprimtarinë e vet  në katër qendrat e veta për të drejtat e fëmijëve në qytetet Sofja, Vraca, Pazarxhik dhe Ruse, ku disa psikologë, punonjës socialë dhe juristë u ofrojnë përkrahje fëmijëve, të cilët janë në konflikt me ligjin. “Po arrijmë rezultate shumë të mira dhe puna jonë tregon se pikërisht mungesa e përkrahjes sociale është e meta më e madhe në sistemin e tanishëm”, tha në përfundim Diljana Sllavkova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: nmd.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD