Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georg Georgiev: Luftimi i skepticizmit evropian ka nevojë për mesazhe të drejta

БНР Новини

E ardhmja e BE-së ishte tema e një diskutimi organizuar në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ky ishte takimi i parë i këtij lloji në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, në të cilën u diskutuan perspektivat dhe sfidat para familjes evropiane. Zëvendës presidentja Ilijana Jotova, eurodeputeti Andrej Kovaçev dhe ish kolegët e tij Ellmar Brok, Ivajllo Kallfin dhe Evgeni Kirillov diskutuan mbi temën “Të gjithë rrugët çojnë drejt Evropës? Perspektiva për një bashkim federal”. Sipas zëvendës presidentja Jotova:

Bullgaria do të plotësojë angazhimet si kryetare e këshillit të BE-së. Mirëpo, për ne është me rëndësi që të gjitha vendimet e miratuara brenda këtyre gjashtë muajve të bëhen pjesë e projektit të madh për zhvillimin e ardhshëm të Evropë. E gjithë kjo do të ketë kuptim, në se do të kemi të qartë në ç’drejtim ecëm.

Zëvendës presidenti theksoi, se përfshirja e Ballkanit Perëndimor në prioritetet e presidencës bullgare është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm politik. Zonja Jotova shtoi, se takimi i pritur gjatë marsit në qytetin Varnë midis liderëve evropianë dhe presidentit turk Rexhep Erdogan nuk do të jetë vizita e radhës e protokollit e një lideri botëror tek ne. Ky do të jetë takimi me bisedimet më të ndërlikuara politike, të cilët kryeministri bullgar do të zhvillojë brenda presidentes sonë.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin unanim, se anëtarësimi i Bullgarisë dhe i Rumanisë në Shengen vonon për arsye politike të shprehura nga Holanda, e cila ka frikë për sigurinë e vet. Eurodeputeti Andrej Kovaçev tha, se të gjitha shtetet anëtare duhet të punojnë për një BE-në më të fortë dhe më unik me sovranitet të përbashkët. Ai theksoi, se ka një rezistencë ndaj mundësisë që BE-ja të ketë një politikë të fuqishme të jashtme. Kjo duket nga disa deklarata të liderëve të vendeve anëtare, të cilët nuk pranojnë politikën e ndjekur nga përfaqësuesja supreme e BE-së për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë Federika Mogerini. Ish evrodeputeti Evgeni Kirillov kujtoi, se BE-ja u krijua për të kthyer paqen në kontinent, prandaj është me rëndësi të vazhdojmë të punojmë për efikasitetin e tij, megjithëqë për krizat e shumta ai humbi nga forca tërheqëse.

Evgeni Kirillov, Georg Georgiev dhe Ellmar Brok

Në diskutimin e tij zëvendës ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev përqendroi vëmendjen mbi mesazhet të cilët politikanët drejtojnë ndaj shtetasve të bashkimit. Ai shtoi, se ata janë mënyra më e mirë për të përballuar mosbesimin në rritje ndaj politikave të përbashkëta evropiane dhe skepticizmit evropian.

Shteti bullgar gjithnjë ka shprehur frikë ndaj akteve separatiste, të cilët mund të minojnë tërrsinë e Bashkimit. Mirëpo, duhet të kemi të qartë pse politikanë të lindur dhe të rritur në BE-në shprehin dyshim në ç’shkallë bashkimi duhet të mbetet i tërësishëm. Bullgaria dhe qeveria bullgare tregojnë, se jo vetëm punojnë për një bashkim të fortë, por se arritën rezultate në këtë drejtim. Që nga aderimi në vitin 2007 e deri më sot e vërtetojmë këtë, me politikën konsekuente dhe me disiplinën e treguar. E vërtetuam duke kapërcyer krizën më të rëndë financiare dhe ekonomike dhe me faktin, se arritëm të shndërrojmë kufirin e jashtëm të bashkimit në kufirin më të sigurt.

Zëvendës ministri shtoi, se institucionet që prezantojnë shtetet anëtare mbajnë përgjegjësinë e madhe që mesazhet të arrijnë te çdo shtetasi të tilla siç janë. Në raste të kundërt midis shtetasve dhe institucioneve hapet një greminë, sepse ka njerëz të cilët nuk kuptojnë thelbin e bashkimit evropian.

Teza e tij u përkrah edhe nga kryetari i Bashkimit të Federalistëve Evropianë Ellmar Brok, i cili theksoi, se për të vazhduar ekzistencën projekti evropian ka nevojë për përkrahjen e shtetasve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: eu2018bg.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD