Dita e Verës (14 mars) është një festë shumë interesante shqiptare, kur nderohet natyra e bukur dhe bimësia që merr jetë në këtë ditë. Kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit te Elbasanit, kurse edhe ne qytete te tjera te vendit, por folkloristët janë të mendimit se në të kaluarën e largët ajo ka qenë mbarëshqiptare. Gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Tani kur kjo ditë përsëri zë vendin e vet në kalendarin festiv të shqiptarëve është interesante që të drejtojmë vëmendjen tone tek bullgarët e Shqipërisë dhe të kuptojmë se si ata e shënojnë këtë festë, çfarë janë dallimet dhe afërsitë me ritet e trashëguara në trojet e tjera shqiptare. Me siguri specialistja bullgare që mund të na ofrojë informacion më të saktë është doc. Vesellka Tonçeva, interesat e së cilës profesionale janë lidhur me bashkësinë sllavisht folëse në Shqipëri. Rajonet e studiuara nga ajo janë krahinat e Gorës dhe të Gollobordës.
“Bashkësitë bullgare dhe mund të them gjithashtu komunitetet sllavisht folëse të Shqipërisë, të cilat jetojnë në Gollobordë dhe në Gorë, njerëzit në rajonin e qyteteve Dibër, Ohër dhe Strugë të Maqedonisë, bile tek liqeni i Prespës, e kremtojnë këtë festë me emër Letnik. (Në bullgarisht leto apo ljato do të thotë verë). Kështu lidhja midis festave është e drejtpërdrejt. Letnik shënohet më 1 mars apo më 14 mars, varret nga tradita e kremtimit – sipas stilit të ri (Kalendarit Julian) apo atij të vjetër (Kalendarit Gregorian). Bile ka vende në Ballkan, ku tërë muaji mars quhet Letnik – ky është fillimi i pranverës dhe përgatitja për verën. Për kohën e zhvillimit të kësaj feste duhet të them se ajo është shumë e rëndësishme për njerëzit tradicional të Ballkanit, sepse është periudha e tranzicionit midis dimrit dhe pranverës dhe të gjitha ritet dhe praktikat qëllojnë që të lehtësohet ky kalim, të bëhet ai sa më i suksesshëm. Kryhen praktika për largimin e forcave të këqija dhe krijesave dëmtuese të asaj bote, të energjive dhe mendimeve jo të mira. Kështu që viti të jetë i shëndetshëm, i pasur, të mos ketë breshëri dhe thatësirë, të korrat të jenë të bollshme. Nuk është e rastit se Dita e Verës apo Letnik festohet pikërisht në fillim të marsit. Sepse në të kaluarën shumë të largët marsi ka qenë fillimi i vitit. Për këtë na flasin emrat e disa prej muajve, si shtator, nëntor, dhjetor. Dhjetori ka qenë muaji i dhjetë, jo siç tani i dymbëdhjeti – sepse viti ka filluar nga marsi, kur vjen pranvera dhe kur çelet jeta e re” – shpjegoi docentja Vesellka Tonçeva.
“Interesantja për mua si shkencëtare ishte që të regjistroj një përzierje elementesh prej riteve të shumta dhe të ndryshme me analog në Bullgari. Për shembull në këtë ditë edhe në Gorë edhe në Gollobordë besohet se herët në mëngjes duhet të shikosh një zog – për të qenë i lehtë si zogu. Po të dalësh jashtë shtëpisë duhet të kesh para në xhep – për të qenë i pasur tërë viti (këto besime janë karakteristike për festën bullgare Bllagovec -25 mars). Besohet se këtë, të cilën e bësh në Letnik do ta bësh atë gjatë tërë vitit. Në këtë ditë njerëzit hedhin fall - në se moti është i mirë, viti gjithashtu do të jetë i mirë.”
Vesellka Tonçeva na tregoi gjithashtu se në Gollobordë vendasit e vjetër rruajnë kujtimin për veroret (fijet e ndërthurura të bardha dhe të kuqe, aq të përhapura në festën e Baba Martës në Bullgari). Gollobordasit e kanë quajtur veroren “manjak”, “monjak” apo “martinka”. Këto fije të bardha dhe të kuqe u lidheshin fëmijëve dhe bagëtive për shëndet dhe për bereqet. Por kjo traditë tashmë ruhet vetëm në kujtesën e të moshuarve. Në Gollobordë dhe në Gorë në Letnik ngjyrosen vezë dhe hahet “lep so sheker” (“bukë me sheqer”, siç e quajnë ballokumen). Tryeza duhet të jetë plot me ushqime të ndryshme – grurë, frute të thata, mish, ëmbëlsira – kështu që tërë viti të jetë i pasur, me të korra të mira, me mjaft ushqim për të gjithët.
“Një vend të rëndësishëm në festën Letnik zënë ashtuquajturat “potki”. Këto në Gollobordë janë sythë thane – mund të mbështillen me kashtë dhe të stolisen me lule, për shembull me shpendër. “Potki” vendosen kudo – në shtëpi, në stalla, në karroca, në ara. E gjithë kjo ka një funksion apotropaik, mbrojtës. Në Gorë “potki quhen degëzat e shelgut, me të cilat stolisen shtëpitë, dyert, bagëtitë.”
Të gjitha ritet karakteristike për festën Letnik kanë qëllime të qarta – të “magjepset” viti, të tërhiqen forcat e mira. Këtu mungojnë rritet purifikuese dhe pastruese të zjarrit, njerëzit nuk bëjnë piknik në ndonjë vend jashtë fshatit – këtu dhe në shumë rite të tjera duken dallimet midis mënyrës së festimit të bullgarëve shqiptarë dhe asaj të shqiptarëve nga rajonet e tjera të Shqipërisë.
Fotografi: Doc. Vesellka TonçevaTakime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..