Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroplani solar bullgar “TwinRay” do të kalojë një distancë rekorde në kuadrin e një fluturimi

БНР Новини

Idetë briliante nuk presin që njeriu “i parapëlqyer” prej tyre të vishet në kostum dhe të ulet përpara kompjuterit. Loja e tyre është tjetër – ato shfaqen në mënyrë fare të papritur, në çaste dhe vende po ashtu të papritura.

Kështu u bë me idenë për krijimin e një aeroplani solar – në garazhin e dy miqve në një bisedë për të ardhmen. Atëherë Javor Hristov dhe Dobromir Dobrev nuk kanë menduar se ideja e tyre mund t’i çojë larg – në një rrugë të vizatuar me re të bardha sikur janë shenjat e lëna nga ndonjë avion në qiell.

Filloi si një shaka, por u zhvillua në diçka reale, kujtohet 23-vjeçari Javor dhe shtoi, se me Dobromirin menjëherë kanë filluar studimet. Kështu lindi projekti i tyre për avionin “TwinRay”. Avioni për dy persona do të punojë me energji diellore dhe, do të lëvizë me shpejtësi 140-200 kilometra në orë. Dhe do të mund të qëndrojë në ajër katër orë. Është interesante se ai do të mund të karikohet duke fluturuar dhe prandaj distanca prej 400km., që do të mund ta kalojë me bateritë e tij, do të zgjerohet deri më 600 kilometra. Ky do të jetë rekord i ri, duke pasur parasysh se aktualisht fluturimi më i gjatë i një aeroplani me dimensione të tilla është rreth 400 kilometra.

Javor Hristov dhe Dobromir Dobrev

Shumica e avionëve elektrikë në treg, pavarësisht nga lloji i energjisë që e përdorin, bëjnë kompromise me qëllim të arrijnë  shpejtësi më të madhe, të jenë më të lehtë e kështu me radhë – tha Javor Hristov, duke përpjekur të shpjegojë se çfarë është diferenca mes avionëve ekzistues. Gjithmonë bëhet kompromis me diçka - mund të jetë me komoditetin i avionit apo me distancë, që ai mund ta kalojë me kapacitetin e baterisë së tij. Dëshirojmë që përdorimi i avionit “TwinRay” të jetë universal – për pushime, për ekskursione në natyrë apo me qëllime të tjera. Për këtë arsye dizajni që e përpunuam është më i ndryshëm në krahasim me avionëve të ngjashme ekzistuese. Kështu forma e posaçme e krahëve të avionit lejon vendosjen e më shumë paneleve solare.”

Снимка

Për realizimin e projektit mbi të punojnë 10 persona – inxhinierë në sferat e energjetikës dhe aviacionit plus një specialist në fushën e marketingut.

Tani po ndodhemi në etapën e prototipit të vogël – tha Javor Hristov. – Kjo do të thotë se po krijojmë një model në shkallë 1:10, i cili duhet të jetë gati deri në fundin e marsit. Dhe në se moti është i favorshëm, do të zhvillojmë testimet e tij. Duke folur për vetë avionin dhe prodhimin e tij, tashmë jemi në kontakt me disa investitorë dhe shpresojmë se do të punojmë me ta në partneritet. Kështu ”TwinRay” do të mund të prodhohet në Bullgari apo në Gjermani dhe pas një viti do të mund të shfaqet në treg.

Me projektin e tyre për avionin diellor Javor dhe Dobromir po marrin pjesë në një konkurs të kompanisë “Boeing” dhe bile kanë arritur finalin, bashkë me 16 kandidatë të tjerë (prej 200 projekteve në fillim). Pavarësisht se kush do të jetë fituesi, gjiganti i aviacionit do t’i përkrahë bullgarët me konsultime dhe këshilla. Në fundin e vitit të kaluar ata fituan edicionin  regjional të garës më të madhe për kompani “start -up” në fushën e energjisë së qëndrueshme për Evropën Qendrore dhe Lindore PowerUp!, pasi prezantuan Bullgarinë në finalin në Budapest. Cilat janë qëllimet e tyre të ardhshme?

Tashmë kemi një projekt të zhvilluar për avion sportiv me një pilot – shpjegoi Javor Hristov. Do ta fillojmë punën mbi të menjëherë pas shfaqjes në treg të “TwinRay”-it të parë. Planifikojmë gjithashtu të krijojmë dhe një avion për fluturime autonome, i cili do të përdoret për furnizime në distanca të shkurtra. Objektivi ynë i tretë është të punojmë në fushën e fluturimeve lokale midis qyteteve – aktualisht ato bëhen me avionë për 50-100.

Снимка

Javor Hristov do të donte të krijonte avionët e së ardhmes në Bullgari, por shpjegon cila është njëra nga pengesat për këtë – ekziston një ligj, i cili i rregullon mundësitë për fluturime eksperimentale dhe i cili imponon shumë kufizime. Por pavarësisht se ku do të punojë, është e qartë se ai do të realizojë ëndrrën e tij dhe për të nuk do të ketë kufij në qiellin botëror.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD