Ka mënyra më të ndryshme të udhëtimit në kohën historike. Në qoftë se e zgjedhim atë të shkencëtarëve do të zhytemi në kronika të mërzitshme me data dhe përshkrime të thata, por nuk do të ndiejmë aromën e kohës dhe emocionet e njerëzve. Mirëpo, ekspozita “Përshëndetje nga... Italia dhe Bullgaria” sikurse fluturon me një balonë me ngjyra mbi ngjarjet, traditat dhe shijet e një njëqindvjeçari të tërësishëm. Ajo na paraqet mesazhet më intime të kartolinave postare, të pullave të tyre me personat e monedhave, duke na treguar për përjetimet e njerëzve në dy vendet gjatë shekullit të kaluar.
Ekspozita ndodhet në sallat e bukura të Pallatit të dikurshëm të Princit në Sofje. Në bashkëpunim mes Institutit Kulturor Italian dhe Muzeut Etnografik Kombëtar ajo paraqet ngjashmëritë dhe dallimet në historinë e dy popujve gjatë shekullit të XX-të dhe na tregon se si ngjarjet politike kanë ndikuar mbi fatin e njerëzve të zakonshëm.
“Në një periudhë relativisht të afërt dy vendet u çliruan dhe i bashkuan territoret e ndara, kurse bullgarët luftonin në Repartet e Garibaldit – na tregon dr. Iglika Mishkova, kujdestare e ekspozitës. – Përveç kësaj Bullgaria dhe Italia morën pjesë në luftërat botërore dhe viti 1946 ishte shumë i rëndësishëm për to. Atëherë edhe të dyja vendet u shpallën republika, por filluan zhvillimin e tyre në rrugë të ndryshme – njëri shtet u gjend prapa Perdes së Hekurt, ndërsa në vendin tjetër filloi një zhvillim i vrullshëm industrial me konsumim të lartë dhe shumë reforma arsimore. Në fund të shekullit XX në Itali u vendos euroja, derisa në Bullgari në vitin 1989 u rrëzua regjimi komunist dhe në vitin 2007 vendi u bë anëtar i BE-së.”
Çfarë ka qenë jeta në dy shtetet tona, paraqitur nëpërmjet fatit të bullgarëve dhe italianëve nga shekulli i kaluar?
“Një bullgar, i cili është për vizitë në Sofje për shembull sheh shumë godina të reja dhe automjete, i vëzhgon ndryshimet në rrugët kryesore dhe në ambientin urban, që janë lidhur me zhvillimin e shtetit – e vazhdon tregimin e vet dr. Iglika Mishkova. – Atij i bëjnë përshtypje gjithashtu muzetë, kopshtet e Pallatit të Princit dhe e gjithë kjo është pasqyruar në kartolina. Nga fotografitë e tyre mund të kuptojmë se si është zhvilluar qyteti. Nga ana tjetër historia italiane na tregon se si njerëzit interesohen gjithnjë e më shumë për vendpushimet dhe si aktivitetet kulturore zënë një vend të rëndësishëm në jetën e tyre. Prandaj një pjesë e “La scalës” së Milanos është shndërruar në një pamje-emblemë. Me këtë kartolinë një prej shikuesve të pjesës në fjalë u uron të afërmve të vet për t’u njohur edhe pse nga larg me këtë art të përsosur. E ngjashme është situara edhe te ne – Pas Çlirimit të Bullgarisë dhe industrializimit të saj njerëzit bëhen gjithnjë e më të arsimuar dhe interesohen për të njëjtat gjëra si italianët.”
Kartolina më e vjetër në ekspozitë është që nga viti 1898 dhe rikrijon zierjen e vajit të trëndafilit, gjersa ajo italiane është që nga viti 1881 dhe e paraqet Koloseumin. Gjatë të gjitha këtyre viteve përmbajtja dhe shkrimi i dorës në kartolina ndryshojnë, por ka një gjë që mbetet e njëjtë deri më sot e kësaj dite. Çdo një prej tyre mbaron me fjalët “Përshëndetje dhe puthje...” – edhe në italisht, edhe bullgarisht.
“Më shumë më pëlqejnë kartolinat me vendet, që tashmë nuk ekzistojnë, ose që kanë ndryshuar shumë – thotë Ambasadori i Italisë te ne Stefano Baldi. – “Duke parë se si janë dukur ato në të kaluarën, njeriu mund të kuptojë më mirë se çfarë ngjarjesh kanë ndodhur në vendbanimin përkatës. Kjo mund të thuhet për të gjitha qytetet. Duke i parë kartolinat postare me pamjen e Sofjes së vjetër, unë i krahasoj me atë që po shoh tani në këtë qytet dhe mund të kuptoj se si ka ndryshuar ambienti, përfshi këtu dhe ambasadën time.”
Sot kartolinat postare janë zëvendësuar nga fotografitë tona në rrjetet sociale, pullat ende po vazhdojnë të mbajnë me vete një pjesë prej historisë në rastet e pakta, kur komunikojmë në letër, kurse monedhat që prej kohe nuk na japin informacion se kush është udhëheqësi i tanishëm. Pas 100 vitesh do të tregojmë se çfarë kemi përjetuar me imazhe të sakta. Mirëpo, çfarë do të na rikujtojë për dhimbjet dhe gëzimet e shpirtit të njeriut, nëpërmjet ndonjë shkronje të thyer, ose lotit të tharë në letër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Diana Cankova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..