Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata #steniskanabala tashmë 5 vjet ndihmon fëmijët në nevojë

БНР Новини

СнимкаDega e Kryqit të Kuq Bullgar në Sofje zyrtarisht hapi sezonin e ri të fushatës bamirëse #steniskanabala 2018 (“Me bluzë sportive në mbrëmjen e maturës” 2018). Ky është viti i pestë me radhë, në të cilin zhvillohet ky program.

Qëllimi është stimulimi i maturantëve që të dhurojnë mjetet e parashikuara për veshje për mbrëmjen e maturës dhe të shkojnë në mbrëmjen e maturës me një bluzë sportive me mëngë të shkurtra. Parattë e mbledhura në kuadrin e iniciativës u ofrohen të rinjve në nevojë. Deri tani në sajë të kësaj fushate 141 fëmijë kanë marrë bursa dhe janë studentë në universitete të ndryshme bullgare. 36 studentë kanë marrë gjithashtu bursa të tjera në formën e pagimit të njëhershëm për rezultate të larta të treguara gjatë studimit.

„Le t’i lëmë mënjanë gjërat e kota dhe të bashkohemi rreth kësaj kauze bamirëse” – bëjnë thirrje maturantët, të cilët sivjet do të marrin pjesë në fushatën #steniskanabala. Në këtë nismë bamirëse deri tani kanë marrë pjesë 2272 adoleshentë, të cilët kanë dhuruar rreth 50 mijë leva (25 mijë euro). Miro Karaxhov nga Gjimnazi profesional i elektronikës e përkrah nismën duke thënë:

СнимкаKjo iniciativë më jep mundësi që të bëj një zgjedheje e lehtë. Të bëj diçka të mirë për mua në kuadrin e një dite, apo të përkrah dikë, i cili jeton në kushte të këqija që të vazhdojë jetën e tij me një perspektivë më të favorshme. Për mua kjo është e mrekullueshme – kuptoj sa e rëndësishme është që të marrësh përkrahje dhe të kesh mik pranë teje në një çast të rëndë. Gjithmonë do të ketë njerëz, të cilët nuk mendojnë për të tjerët, dhe unë nuk mund t’i akuzoj për këtë. Por unë i pranoj pozitivisht fushata të tilla. Kështu u tregoj njerëzve në nevojë se besoj në ta. Kështu ata do të kenë motivacionin e duhur që të vazhdojnë përpara dhe të arrijnë ëndrrat e tyre”.

#steniskanabala filloi në vitin 2013, kur të gjithë maturantët e një gjimnazi në qytetin Pirot të Serbisë shkuan në mbrëmjen e tyre të maturës me bluza sportive. Ky qyteti është afër kufirit tonë dhe atje jetojnë shumë bullgarë). Këta njerëz të rinj i mblodhën mjetet, që ishin parashikuar për kostume dhe fustane, dhe i dhuruan. Kështu në vitin 2014 shembullin e tyre e ndoqën shumë maturantë bullgarë. Mihaella Velkova nga shkolla e 22-të në Sofje gjithashtu do të zgjedhë bluzën sportive për mbrëmjen e maturës:

Снимка#steniskanabala është diçka shumë e mirë. Më shumë moshatarë të mi duhet të mendojnë për gjeste të tilla, sepse kështu mund t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë. Arsimi është ndër gjërat më të rëndësishme në jetë. Ne mund të jemi të bukur çdo ditë, një ditë, një natë... këto gjëra s’kanë rëndësi... Në vend të që mendojmë për bukurinë tonë gjatë vetëm një nate, mund t’i ndihmojmë fëmijët, të cilët në të vërtetë kanë nevojë.”

Në fushatë morën pjesë shumë persona të njohur si këngëtari Venzi, vlogeri Kris Zahariev dhe vajzat nga ansambli i Bullgarisë i gjimnastikës ritmike. Pavarësisht se nisma është drejtuar kryesisht nga maturantët, secili prej nesh mund të blejë një bluzë të posaçme sportive dhe kështu do të dhurojë mjete për arsimin e fëmijëve në nevojë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: steniskanabala.bg dhe Luiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD