Dega e Kryqit të Kuq Bullgar në Sofje zyrtarisht hapi sezonin e ri të fushatës bamirëse #steniskanabala 2018 (“Me bluzë sportive në mbrëmjen e maturës” 2018). Ky është viti i pestë me radhë, në të cilin zhvillohet ky program.
Qëllimi është stimulimi i maturantëve që të dhurojnë mjetet e parashikuara për veshje për mbrëmjen e maturës dhe të shkojnë në mbrëmjen e maturës me një bluzë sportive me mëngë të shkurtra. Parattë e mbledhura në kuadrin e iniciativës u ofrohen të rinjve në nevojë. Deri tani në sajë të kësaj fushate 141 fëmijë kanë marrë bursa dhe janë studentë në universitete të ndryshme bullgare. 36 studentë kanë marrë gjithashtu bursa të tjera në formën e pagimit të njëhershëm për rezultate të larta të treguara gjatë studimit.
„Le t’i lëmë mënjanë gjërat e kota dhe të bashkohemi rreth kësaj kauze bamirëse” – bëjnë thirrje maturantët, të cilët sivjet do të marrin pjesë në fushatën #steniskanabala. Në këtë nismë bamirëse deri tani kanë marrë pjesë 2272 adoleshentë, të cilët kanë dhuruar rreth 50 mijë leva (25 mijë euro). Miro Karaxhov nga Gjimnazi profesional i elektronikës e përkrah nismën duke thënë:
“Kjo iniciativë më jep mundësi që të bëj një zgjedheje e lehtë. Të bëj diçka të mirë për mua në kuadrin e një dite, apo të përkrah dikë, i cili jeton në kushte të këqija që të vazhdojë jetën e tij me një perspektivë më të favorshme. Për mua kjo është e mrekullueshme – kuptoj sa e rëndësishme është që të marrësh përkrahje dhe të kesh mik pranë teje në një çast të rëndë. Gjithmonë do të ketë njerëz, të cilët nuk mendojnë për të tjerët, dhe unë nuk mund t’i akuzoj për këtë. Por unë i pranoj pozitivisht fushata të tilla. Kështu u tregoj njerëzve në nevojë se besoj në ta. Kështu ata do të kenë motivacionin e duhur që të vazhdojnë përpara dhe të arrijnë ëndrrat e tyre”.
#steniskanabala filloi në vitin 2013, kur të gjithë maturantët e një gjimnazi në qytetin Pirot të Serbisë shkuan në mbrëmjen e tyre të maturës me bluza sportive. Ky qyteti është afër kufirit tonë dhe atje jetojnë shumë bullgarë). Këta njerëz të rinj i mblodhën mjetet, që ishin parashikuar për kostume dhe fustane, dhe i dhuruan. Kështu në vitin 2014 shembullin e tyre e ndoqën shumë maturantë bullgarë. Mihaella Velkova nga shkolla e 22-të në Sofje gjithashtu do të zgjedhë bluzën sportive për mbrëmjen e maturës:
„#steniskanabala është diçka shumë e mirë. Më shumë moshatarë të mi duhet të mendojnë për gjeste të tilla, sepse kështu mund t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë. Arsimi është ndër gjërat më të rëndësishme në jetë. Ne mund të jemi të bukur çdo ditë, një ditë, një natë... këto gjëra s’kanë rëndësi... Në vend të që mendojmë për bukurinë tonë gjatë vetëm një nate, mund t’i ndihmojmë fëmijët, të cilët në të vërtetë kanë nevojë.”
Në fushatë morën pjesë shumë persona të njohur si këngëtari Venzi, vlogeri Kris Zahariev dhe vajzat nga ansambli i Bullgarisë i gjimnastikës ritmike. Pavarësisht se nisma është drejtuar kryesisht nga maturantët, secili prej nesh mund të blejë një bluzë të posaçme sportive dhe kështu do të dhurojë mjete për arsimin e fëmijëve në nevojë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: steniskanabala.bg dhe Luiza Llazarova
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..