Në kryeqytetin e lashtë bullgar Veliko Tërnovo u zhvillua premiera e “Lexuesi me porosi”. Kjo është një përmbledhje vjershash dhe tregimesh të 64 autorëve bullgar prej 10 vendeve në 4 kontinente. Libri është një iniciativë e portalit informativ bullgar në Çikago www.EuroChicago.com dhe qëllimi i saj është që krijimet më interesante të botuara në sajt të botohen edhe në libër dhe të arrijnë deri tek lexuesit brenda dhe jashtë Bullgarisë.
“Kjo, të cilën e tregon kjo iniciativë është një gjeografi shumë e gjerë e letërsisë bullgare, sqaron redaktorja e librit Mariana Hristova. Librat tona nuk përfshijnë të gjithë autorët bullgarë nëpër botë, por të mbledhur në një vend, këta autorë krijojnë një pamje interesante. Ka vepra, për të cilat, në qoftë se nuk klikoni mbi të dhënat biografike të autorit, ju nuk mund të kuptoni nëse ai është emigrant apo jo. Sepse nganjëherë ka tema emigrantësh, të cilat imagjinata e autorit, i cili nuk ka qenë emigrant, i pikturon dhe të kundërtën. Ka autorë të afirmuar dhe krejtësisht të panjohur. Nuk kemi kërkuar një specializim tematik të veprave, temat janë të ndryshme , pjesa më e madhe prej tyre janë lidhur me jetën e përditshme në Bullgari. Është përfshirë tema për shpopullimin e Bullgarisë, gjë e cila emocionon jo vetëm bullgarët këtu, por dhe shumë emigrantë. Është përfshirë dhe nostalgjia dhe kthimi mbrapa në histori drejt së kaluarës bullgare, ka gjithashtu tema fantastike.”
Dy përmbledhjet e para, të krijuara sipas këtij parimi janë “Cerga shumëngjyrëshe” dhe “Kulla e sahatit”. Titulli i së tretës “Lexuesi me porosi” paraqet dhe mënyrën, në bazë të së cilës ajo shpërndahet – krejtësisht falas. “Lexuesi mund ta gjejë librin vetë, ky është një projekt krejtësisht jo komercial”, thotë Mariana Hristova. Përmbledhja u bë fakt, në sajë të dhurimeve, punës dhe përpjekjeve të përbashkëta të bullgarëve në të dyja anët e Oqeanit. Për herë të parë kjo iniciativë që deri tani ishte krejtësisht private u përkrah nga Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë në Çikago.
Viktor Hinov është një nga autorët në libër dhe një nga dhuruesit kryesorë për realizimin e të tria përmbledhjeve. Ai është mjek, i cili më shumë se 20 vjet jeton dhe punon në Amerikë, dhe për të cilin lidhja me atdheun, me paraardhësit dhe kujtimet janë themelet e jetës së suksesshme të një bullgari që jeton jashtë atdheut. Sa u përket temave, të cilat e emocionojnë si shkrimtarë Viktor Hinovi ve në dukje:
“Gjendja ime e një emigranti më emocionon më shumë. Kjo aventurë, në të cilën u futa bashkë me të gjithë familjen time dhe që pak nga pak u bë jeta ime. E kuptoj se unë asnjëherë nuk do të pushoj të jem bullgar, si dhe asnjë nga shokët e mi emigrant nga vendet e tjera, asnjëherë nuk do të ndihet 100% amerikanë. Dhe kjo nuk është e domosdoshme. Bota po bëhet gjithnjë e më e globalizuar. A e dini se fëmijët e mi donin të udhëtojnë deri në Kinë, Japoni, Evropë, Afrikë dhe e bënin këtë. Shikoj se dhe të rinjtë bullgarë bëjnë të njëjtën gjë – udhëtojnë nëpër botë. Dhe mendoj se është me rëndësi që ata të ruajnë atë që e kanë. Të ruajnë identitetin e tyre, të ruajnë gjuhën e vet, të lexojnë në gjuhën bullgare, të shkruajnë, të mund ta shikojnë Bullgarinë. Ja tani jemi në Sofje, shkuam deri në Kishën e Bojanës dhe vajza ime mbeti e mahnitur nga mbishkrimet dhe pikturat murale, nga fakti sesa e vjetër është kjo kishë dhe sa më e vjetër është ajo në krahasim me shtetin amerikan për shembull. Këto gjëra janë të paçmueshme dhe në asnjë rast njeriu nuk duhet t’i humbasë.”
Lidhja me Atdheun ruhet përmes gjuhës, prandaj dhe bullgarët, kudo që të shkojnë nëpër botë vazhdojnë të shkruajnë në gjuhën e vet të nënës, të shprehin emocionet, aspiratat, frikët dhe ëndrrat e veta. “Cerga shumëngjyrëshe ” dhe “Kulla e sahatit” tanimë janë një pjesë nga koleksioni i Seksionit Bullgar të Bibliotekës së Kongreseve të Shteteve të Bashkuara në Uashington, të bibliotekave publike në Çikago, të bibliotekës universitare në Taraklia të Moldavisë, si dhe kuptohet dhe të bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi” në Sofje. “Lexuesi me porosi” po kështu do të arrijë deri në bibliotekën e Kongreseve në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të rastisë mbase në prag të 24 majit – Festës së shkrimit sllav, arsimit dhe të kulturës bullgare, kur një parti e re e librave do t’i dhurohet kësaj biblioteke përmes ambasadorit bullgar në Uashington dhe konsullit të përgjithshëm në Çikago.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: eurochicago.com
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..