Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave krijojnë një vaksinë universale kundër gripit

БНР Новини
Shkencëtarët nga departamenti “Imunologjia” me udhëheqës doc. dr. Andrej Çobanov, të cilët punojnë mbi vaksinat e DNA-së kundër gripit.

Çdo vit shkencëtarët përballen me sfidën të krijojnë në mënyrë të rrufeshme vaksinën e radhës kundër mutacionit aktual të gripit, i cili do të përhapet në botë gjatë sezonit përkatës. Por kjo mund të ndryshohet, në se shkencëtarët nga Instituti i mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave arrijnë ta përpunojnë me sukses ashtuquajturën vaksinë të ADN-së kundër gripit.

Vaksinat e ADN-së kundër gripit janë një risi në imunologji dhe për përpunimin e tyre krijohen molekula kimerike  me anë të metodave të  inxhinierisë gjenetike dhe qëllimi është që ato të jenë efektive kundër të gjitha shtameve të gripit.

Vaksinat e ADN-së prodhohen më lehtë, por prodhimi i tyre në masë mund të fillojë pas zhvillimit të hulumtimeve të suksesshme klinike – tha drejtori i Institutit të mikrobiologjisë prof. Hristo Najdenski. – Po ndodhemi në etapën e modelit laboratorik eksperimental dhe ka nevojë për shumë hulumtime para se të arrijmë në çastin kur do të mund t’i lëshojmë në treg. Për këto vaksina nuk është me rëndësi lloji i serotipit të virusit të influencës.Për shembull gjatë këtij sezoni vjeshtë-dimër kemi një vaksinë kuadrivalent – ajo jep rezultate, por nuk do të jetë efektive vitin e ardhshëm, sepse spektri i serotipeve të influencës mund të ndryshohet. Kjo vëzhgohet çdo vit, duke pasur parasysh sa të ndryshueshme janë proceset epidemiologjike dhe viruset. Vaksinat e ADN-së janë më të sigurta nga kjo pikëpamje dhe më polivalente krahas vaksinave që përdoren tani dhe që ka nevojë të ndryshohen çdo sezon.

Studimet e lidhura me vaksinat janë vetëm një nga problemet, mbi të cilat punojnë shkencëtarët nga Instituti i Mikrobiologjisë. Para pak koshe ata shënuan përvjetorin e 71-rë të themelimit të institucionit të tyre dhe përvjetorin e 140-të të lindjes së themeluesit të Institutit prof. Stefan Angellov. Në departamentet e tij të ndryshme janë duke studiuar shkaktarët e shumë sëmundjeve – papillomaviruset humane, enteroviruset, polioviruset. Zhvillohen studime të lidhura me tuberkulozin, kancerin, artritin reumatoid.

Foto: BTARhodiola RoseaBima Rhodiola Rosea, e njohur ndryshe si Rrënja e artë, është baza, mbi të cilën zhvillohen studime për krijimin e ilaçit kundër kancerit. Deri tani shkencëtarët kanë arritur rezultate të mira në kultivimin e bimës dhe kanë izoluar lëndët e saj aktive, të cilat mbytin qelizat kancerogjene. Sipas profesorit Hristo Najdenski ilaçi mund të jatë efektiv kundër disa nga llojet e sëmundjes. Një qëllim tjetër i arritur nga mikrobiologët është të ulin shkallën e dhimbjes së pacientëve me artrit reumatoid dhe të lehtësojnë lëvizjet e tyre.

Aktualisht një nga problemet e shumta, të cilat përpiqemi t’i përballojmë janë mbeturinat prej celuloze dhe kryesisht materialet higjienike, të cilat i përdorin kozmonautët në gjatë fluturimeve të tyre në hapësirë – tha profesori Hristo Najdenski. – Qëllimi ynë i ardhshëm është Marsi dhe në lidhje me këtë po përpiqemi të bëjmë kështu që t’i përfshijmë këto mbeturina në një cikël rrethor dhe me ndihmën e mikroorganizmave të prodhojmë prej mbeturinave produkte të vlefshme për shëndetin e ekuipazhit. Kjo është një sfidë tepër e madhe, sepse këto fluturime do të zgjasin në të vërtetë shumë.

  Me siguri në të ardhmen mund të presim shumë nga mikrobiologët, sepse të fshehtat në lëndën e tyre janë më shumë se sa janë gjërat e zbuluara.

Ne dimë shumë pak për botën e mikroorganizmave. Kemi studiuar vetëm 1% prej tyre – tha prof. Hristo Najdenski. Mikroorganizmat nuk i njohin kufijtë – derisa studiojmë një nga shtamet, ai tashmë është ndryshuar nën ndikimin e ambientit. Dhe kjo provokon shumë pyetje sepse klasifikimet e mikroorganizmave të bëra para një shekulli tashmë nuk janë aktuale për shkak të ndryshimeve të klimës dhe faktorëve të ndryshme (përfshin këtu dhe veprimtarinë e njeriut). Në Kozmos ka rrezatime të fuqishme, të cilat gjithashtu ndikojnë fortë mikroorganizmat dhe llojet e tyre.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD