Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“O re e kthjellët, e bardh” – turneu i lamtumirës i këngëtares Silvi Vartan

Foto: BGNES

Silvi Vartan - grand dama e muzikës franceze, e cila është me prejardhje bullgare po bëhet gati për koncerte të mëdha në qytetet Sofja dhe Varna. Gjatë muajit prill më 19 dhe 21 ajo kthehet në vendin tonë me turneun e vet të fundit për karrierën e saj muzikore. Tanimë kaluan 28 vjet pas koncertit të saj të parë në Bullgari, i cili u kthye në një buj, kurse mijëra spektatorët u përlotën kur ajo këndoi këngën e njohur “O re e kthjellët, e bardh”. Turneu i tanishëm është i titulluar "Forever Sylvie" dhe prezanton krijimtarinë e Silvi Vartanit gjatë 50 viteve të kaluara. Koncerti i parë nga turneu qe në sallën e Parisit "Le Grand Rex" dhe i qe përkushtuar krejtësisht legjendës franceze Xhoni Holidej - ish bashkëshorti i saj dhe partner në skenë.

Historia e Silvi Vartanit është e njohur nga brezat e bullgarëve të shumtë. Që të gjithë kanë dëgjuar për vajzën 7 vjeçe  me flokë të verdha, e cila iku nga Bullgaria me prindërit e vet, vite të tëra me radhë jetonte pa shtëpi të vet, por fati ishte dashamirës ndaj saj dhe e ktheu në një nga këngëtaret më të dashura të Kontinentit të Vjetër. Lavdia dhe suksesi nuk e kanë ndryshuar me asgjë Silvi Vartanin. Dhe sot bullgarët e konsiderojnë si një grua shumë e hapur dhe e sinqertë, por vet ajo ka qëndruar fort mbi tokë. “Nuk ka problem të më flisni në gjuhën bullgare. Për mua është e vështirë të flas, por e kuptoj shumë mirë gjuhën bullgare”, këto janë fjalët me të cilat Vartan fillon bisedën e saj me adhuruesit e vet nga Bullgaria.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kori "Vanja Moneva" feston 30 vjetorin e krijimit

Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën. Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e..

botuar më 24-04-30 8.20.PD

Grupi MOLEC dhe "Nuk ka rëndësi"

Grupi MOLEC vazhdon të emocionojë fansat e tij me projekte dhe shfaqje të shumta në Bullgari dhe jashtë saj. Vetëm pak ditë më parë, një nga grupet më të suksesshme bashkëkohore bullgare u kthye nga Londra - destinacioni i fundit i turneut të tyre..

botuar më 24-04-29 7.45.PD

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD